Të ftuar:
Eriselda Shllaku: Aktore
Elton Saraseli: Opinionist
Doklea Hadërgjonaj: Psikologe
Esmeralda Demiraj: Avokate
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pulë e zier në birrë me salcë qepe
1 kg mish pule
400 gr qepë
500 ml birrë
Miell
Piper i kuq i ëmbël
Kripë + piper i zi
Rozmarinë
1 lugë gjelle gjalp
3 lugë gjelle vaj ulliri
Në një pjatë vendosim miellin dhe 1 lugë gjelle piper të kuq të embël. I përziejmë bashkë dhe pudrosim copat e pulës mirë nga të gjitha anët. Ndërkohë në një tigan ngrohim vaj + gjalp dhe aromatizojmë atë me pak rozmarinë. Vendosim copat e mishit dhe i skuqim ato nga të gjitha anët derisa mishi të marrë ngjyrë. Largojmë mishin nga tigani dhe shuajmë në të qepët të prera në fije ( si për sallatë ) + kripë + skuqim qepën sa të marrë ngjyrë të artë në kafe.
Vendosim copat e pulës mbi qepe dhe i shuajmë së bashku me qepët me birrë. Përsëri rregullojmë dhe shijen e mishit me kripë dhe piper të zi. Vendosim kapakun dhe lëmë mishin dhe qepën të ziej për 3″ min. Më pas largojmë mishin dhe kalojmë qepen në blender duke e kthyer atë në një salcë të lidhur mirë. E vendosim në tigan copat e pulës duke i lyer me salcë dhe pasi i lëmë për 10 min në temperature të ulët i shërbejmë në pjatë me 1 kup oriz.
Receta më e shijshme e spinaqit në furrë
Vaj ulliri
4 thelpinj hudhra
1 presh mesatar
500 gr spinaq
6 kokrra vezë
100 ml pana
1 filxhan qumësht
1 lugë gjelle mustardë
150 gr djathë dhie
Kripë
Arrë moskat
Në një tigan ngohim vajin dhe kaurdisim fillimisht hudhrat të prera në feta. Shtojmë preshin të prerë në gjysëm rrathë dhe i kaurdisim derisa preshi të ulë volumin. Shtojmë spinaqin dhe vazhdojmë përzierjen derisa spinaqi të ulë volumin plotësisht. Transferojmë spinaqin në një tavë dhe thermojmë djathin mbi të. Në një tas përziejmë vezët + panen + qumështin + mustardën + kripë + arrë moskat, pasi i kemi përzierë mirë mbulojmë komplet taven me krem. Vendosim atë në furrën e parangrohur në temperaturen 180 gradë për 25-30 min. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet për 10-15 min e më pas e shërbejmë.
A mund të kthehet dashuria në urrejtje?
Miq apo armiq pas ndarjes me partnerin/en?