Shije Shtëpie – Emisioni 18 Shtator 2023
Të ftuar:
Krisanthi Kallojeri – astrologe
Ariola Isufaj – kozmetologe
Fiona Rushiti – akrobate
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Patate furre me qumësht dhe djathë
1 kg patate
3 vezë
Kripë + piper të zi
½ lugë çaji piper të kuq
1 lugë kafe rozmarinë
3 thelpinj hudhër (të shtypur)
3 gota qumësht
50 gr gjalpë + 2 lugë gjelle vaj
50 gr parmixhano ose djathë Cheddar
Qërojmë patatet dhe i presim ato në feta të rrumbullakta me trashësinë 0.2 cm (të holla). Në një tepsi shtrojmë letër pjekje dhe vendosim patatet vertikalisht të mbështetura njëra pas tjetrës mbi letrën e pjekjes. Në një tas rrahim vezët shtojmë kripë + piper të zi, pak piper të kuq, rozmarinë, shtojmë hudhrat e shtypura.
Shtojmë qumështin + 2 lugë gjelle vaj, i përziejmë mirë të gjithë përbërësit e salcës dhe shtojmë në tavë duke lagur të gjithë petatat por pa i mbuluar ato. Vendosim në tepsi një letër pjekje dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 25-30 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë largojmë letrën e aluminit dhe mbulojmë sipërfaqen e tavës me djathë parmixhano të grirë hollë ose me djathë pice të grirë në rende. E lëmë në furrë derisa të marrë një ngjyrë të artë e më pas e nxjerrim gati për ta shërbyer.
Fërgesa më e thjeshtë, vetëm me domate dhe vezë
500- 600 gr domate
4 lugë gjelle vaj ulliri
4 thelpinj hudhër
1 lugë çaji sheqer
Kripë + piper të zi
Pak spec pikant (opsionale)
2 lugë gjelle majdanoz të grirë
4 vezë + 1 lugë kafe miell
Ngrohim vajin dhe e aromatizojmë atë në hudhra të grira hollë. Domatet të qëruara nga lëkura dhe të prera në kubikë të vegjël i shtojmë në tigan dhe i lëmë të ziejnë për 10 mi duke shtuar ndërkohë dhe 1 lugë çaji sheqer.
Shtojmë kripë + piper të zi dhe kur domatet të ken shteruar lëngun, nëse dëshironi që të ketë shije më të mirë shtojmë pak spec pikant dhe djathin e thërrmuar ose 2 lugë gjelle gjizë + majdanoz. Temperatura në minimum.
Rrahim vezët shtojmë në to 1 lugë kafe miell, i përziejmë mirë dhe shtojmë vezët tek domatja duke e trazuar shumë ngadalë. Vendosim kapakun për 5 min dhe gjithçka është gati për ta shërbyer.
Çfarë kanë rezervuar yjet për këtë javë, mësoni surprizat
Faza e hënës së re ka përfunduar dhe kjo do të thotë se tashmë aktivizohemi dhe hyjmë në pjesën e ngarkuar të muajit. Në parashikimin javor për “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojeri thotë se javët e mbetura të Shtatorit janë më pozitive dhe kanë mundësi të mira.
Ngërçi do të jetë në tre ditët e para të javës, deri të mërkurën sepse do të ketë disa prapaskena. Fundjava do të jetë një përgatitje e fortë për javën pasuese dhe do të gjejmë frymëzim për çështjet e lidhura me aspektin spiritual.
Krisanthi Kallojeri: Pjesa e dytë e Shtatorit është më pozitive, plot shanse dhe mundësi dhe gjendemi në këtë pikë pas një hëne të re që folëm javën e kaluar. Kjo javë ka shumë gjëra për të dhënë, por sot dhe nesër duhet të jemi të kujdesshëm pasi nuk do të kemi një perceptim të saktë të realitetit. Mund të kemi ulje-ngritje psikologjike, të ndiejmë debulesë nga ana organike se nuk jemi në formë të shkëlqyer. E mira është të çlodhemi, të marrim kohën tonë, të relaksohemi, të meditojmë, të bëjmë joga apo të manifestojmë.
E mërkura është pak në antitezë, na krijon shanse e mundësi për mbështetje, por ka disa kurthe. Nga e mërkura deri të premten do të kemi shanse unike për të realizuar përmes një mbështetjeje të fuqishme, por edhe ne do të gjejmë forcën e madhe brenda nesh që të realizojmë atë që dëshirojmë, kombinuar me strategji.
Në fund të javës duhet të bëjmë një përgatitje shumë të mirë për javën që vjen pasi ka shanse të mëdha, duhet të përfitojmë nga pjesa e dytë e Shtatorit. Deri të mërkurën mos bëni marrëveshje ekonomike, kujdes. E vetmja gjë që nuk favorizohet shumë janë gjërat që kanë financa dhe ato që duan një anë më praktike. Çfarë ka të bëjë me art apo anën spirituale dhe kërkon frymëzim, favorizohen.
Astrologjia, ndikimi i horoskopit në sjelljen tonë
Tre ditët e para të javës kërkojnë kujdes dhe vigjilencë sipas parashikimit të horoskopit. Krisanthi Kallojeri, astrologia e “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë se prej të mërkurës e më tej shenjat do mund të kenë favorizime financiare, në karrierë apo në jetën e përditshme për të zgjidhur çështje që kanë ngecur. Data 23, e cila nis edhe sezonin e Peshores do të karakterizohet nga përqendrimi në fushën që secila prej shenjave konsideron si prioritet.
Dashi – Vazhdoni edhe këtë javë të jeni të fokusuar në jetën e përditshme dhe në punë. Në fillim të javës, sot e deri të mërkurën evitoni luhatjet psikologjike dhe nëse jeni të lodhur, përpiquni të çlodheni. Nga e mërkura mund të veproni për të gjetur zgjidhjet e duhura në punë, në jetën e përditshme ose një plan finaniar. Nga data 23 do fokusoheni më tepër në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Do të keni zhvillime të rëndësishme gjatë periudhës që do të vijojë. Në fund të javës bëni një planifikim të mirë dhe organizoni javën që vjen ku do të keni sërish mundësi unike.
Demi – Keni përpara një javë shumë të rëndësishme, ndoshta disa nga ju bëtë një fillim të ri dhe të tjerë ndiejnë që nuk kanë mbështetje në të ose nuk keni gjëra të qarta në kokën tuaja. Situata ndryshon, nga e mërkura deri të premten keni mundësi të realizoni shumë nga vendimet tuaja. Më të ndikuarit janë të lindurit nga data 15 Maj e deri në fund ku do shihni jetën tuaj të ndryshojë rrënjësisht dhe pozitivisht. Mund të realizoni një udhëtim. Pas datës 23 fokusohuni më shumë në jetën e përditshme.
Binjakët – Edhe këtë javë do ju preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë, familjen, pjesën e brendshme, veten. E dini ku gjendeni dhe çfarë doni tani. Sot e nesër jini më të kujdesshëm në punë, se si veproni në ambientin e punës sepse nuk i perceptoni mirë gjërat dhe mos merrni vendime. Nga e mërkura e deri të premten do të gjeni një mbështetje, zgjidhje që do t’ju çlirojë nga një situatë ose do të keni të ardhura që do të plotësojnë dëshirat tuaja. Nga data 23 fillon një periudhë shumë e mirë, me realizime por edhe erotike dhe me shanse për jetën personale.
Gaforrja – Jeni në një fazë mjaft aktive ku komunikimi, takimet, bisedat i shërbejnë qëllimeve tuaja ose realizimit të fillimeve tuaja. Në fillim të javës deri të mërkurën evitoni vendime dhe veprime serioze ose një planifikim sepse do të dalin ndryshe. Nga e mërkura e deri të premten do të keni shanse për të realizuar një bashkëpunim finaniar, profesional ose lidhje personale, afektive. Nga data 23 fokusohuni dhe përqendrohuni në çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë, pronën, një transferim.
Luani – Vëmendja juaj është më tepër e përqendruar në sferën financiare, karrierë por edhe jetën sociale. Këtë javë dhe kryesisht ditët e para jini shumë të kudjesshëm me financat se mund të bëni lëvizje dhe të keni humbje ose të humbisni sende, portofolin. Nga e mërkura deri të premten do shpërblehrni nga puna, të merrni para ose të keni një zgjidhje reale e praktike në punë dhe jetën e përditshme që do ju bëjë të ndiheni mirë. Nga data 23 jini sa më aktivë në jetën e përditshme dhe nëse doni të zgjidhni probleme e të promovoni punën, bëjeni përmes takimeve ku do jeni të pranishëm.
Virgjëresha – Jeni në një fazë shumë të mirë, me fillime e zhvillime të reja në jetën tuaj në çdo drejtim, varet nga interesi që ka secili në jetën e tij. Ndoshta disa nga ju bëtë një fillim të ri, sot e deri të mërkurën jini të kujdesshëm me marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja të çdo lloji. Mos i ngrini njerëzit në piedestal, por as t’i nënvlerëosni. Nëse jeni të detyruar të bëni biseda për punë, sqarojini gjërat më mirë për arsye se të tjera do ju premtojnë dhe të tjera mund të bëhen. Nga e mërkura e deri të premten keni shanse shumë të mira për të realizuar gjëra në lidhje me jetën personale, fëmijët, investime që doni të bëni. Më të favorizuar dhe të ndikuar janë të lindurit në 5 ditët e fundit të shenjës. Nga data 23 e muajit fokusohuni më tepër në financat tuaja sepse do keni zhvillime të rëndësishme.
Peshorja – Deri në datën 23 duhet të fokusoheni më tepër në planet që doni të vendosni në zbatim. Veproni më të tërhequr. Sot e deri të mërkurën përqendrohuni më tepër në pjesën e jetës që ju krijon qetësi, relaksim dhe evitoni prapaskenat e thashethemet. Nga e mërkura e deri të premten do zgjidhni një çështje familjare, pronësie që ju ka preokupuar më parë si dhe do të keni mbështetjen e njerëzve të duhur. Nga data 23 ju të ëmblit e ciklit të zodiakut, delikatët dhe diplomatët do jeni në qendër të vëmendjes dhe fillon një periudhë shumë e rëndësishme ku do preken akset kryesore të jetës tuaj.
Akrepi – Vëmendja juaj është e përqendruar tek gjithçka që ka të bëjë me zhillimin, përparimin, zgjerimin, karrierën, marrëdhëniet dhe jetën sociale, së bashku me financat përbëjnë preokupimet tuaja këtë periudhë. Në fillim të javës e deri të mërkurën mos realizoni takime serioze, lidhur me një plan serioz, investim dhe në fushën personale mund të keni një antitezë, do jetoni pjesën rozë ose gri të marrëdhënies. Mos nxirrrni konkluzione në tre ditët e para të jaëës. Nga e mërkura e deri të premten dielli ka një lidhje harmonike me përfaqësuesin tuaj, Plutonin kështu që me strategjinë që ju karakterizon mund të reaalizoni shumë nga ato që dëshironi dhe të gjeni mbështetjen e duhur të një personi në planet tuaja. Nga data 23 veproni më në intimitet, më të tërhequr por kjo s’do të thotë se sdo të keni zhvillime dhe mbështetjen e duhur.
Shigjetari – Jeni të preokupuar me jetën tuaj sociale, profesionale dhe doni me çdo kusht, sidomos ju që keni biznesin tuaj ta organizoni në mënyrë të tillë që të lulëozjë. Kjo do vijë përmes ndryshimeve që do të bëhen përmes investimeve dhe përfshirjes së të resë e teknologjisë. Çështje që kanë të bëjnë me jashtë shtetit, studime, bashkëpunime jashtë favorizohen shumë. Këtë javë e deri të mërkurën nuk do të jeni në formë të shkëlqyer, ndoshta një debulesë, një shqetësim i brendshëm, një problem familjar, nuk do të jeni në formë për të perceptuar mirë dhe realisht situatat. Më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Nga e mërkura e deri të premten do të keni përfitime nga puna, ngritje në detyrë dhe si pasojë, të të ardhurave. Pas datës 23 vazhdoni të jeni aktivë dhe socialë.
Bricjapi – Është një periudhë pozitive për ju, me plane dhe perspektiva për të ardhmen. Këto plane sot e deri të mërkurën mund të jenë më të ekzagjeruara, afër ëndrrave sesa realitetit. Nëse keni vendosur të takni një njeri kompetent që t’ju japë udhëzime për punën dhe veprimtarinë tuaj, do të këshilloja që këtë ta bënit nga e mërkura e deri të premten sepse atje do të zgjidhni shumë çështje që ju kanë preokupuar edhe në të kaluarën. Më të favorizuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës dhe veçanërisht në 5 ditët e fundit që gjenden përpara ndryshumeve thelbësore dhe që do transformohen më shumë. Mund të realizoni gjëra që kanë të bëjnë me studime, jetën personale e profesionale. Nga data 23 fokusohuni akoma më tepër në karrierën tuaj dhe mbëështetjen që doni të realizoni lidhur me të.
Ujori – Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me shtëpinë, pronën, familjen të cilat janë të lidhura edhe me ndryshimet që do sjellin zhvillim e begati në jetën tuaj, keni edhe shqetësime të brendshme sepse doni të bëni një riplanifikim të situatës dhe gjërave brenda saj. Një nga çështjet që do ju preokupojë do të jenë financat dhe deri të mërkurën evitoni çdo investim. Nga e mërkura deri të premten do gjeni ndihmë e mbështetje që do ju zgjidhë një problem që ju krijonte ankth e shqetësim. Në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve tashmë dini ku gjendeni, ndoshta gjërat nuk shkojnë vaj por është ndarë shapi nga sheqeri pas periudhës së ngatërruar që keni kaluar deri më tani. Pas datës 23 fillon një periudhë me mundësi e shanse ku hapen perspektiva të reja dhe do të udhëtoni dhe promovoni gjithçka dëshironi.
Peshqit – Jeni në një periudhë ku kishit por vazhdoni ende të keni shanse unike në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Ndoshta keni bërë një fillim të ri në këtë fushë dhe kjo mund të jetë një fillim i ri nga ku mund të keni dalë nga një ndarje, prishje të një bashkëpunimi dhe tani shkoni në një rrugë të re. Sot e deri të mërkurën evitoni implikimin në situata që nuk janë të ligjshme, situata të errëta që mund t’ju bëjnë të gjendeni të ekspozuar para të tjerëve ose ligjit. Nga e mërkura deri të premten keni shanse për kontakte, marrëdhënie, takime përmes të cilave do ndihmoheni dhe do ju jepet shansi të tregoni kapacitetin e vlerat tuaja, madje të keni edhe shanse në jetën personale. Pas datës 23 fokusohuni në sferën financiare.
Quiz/ Loja telefonike