Të ftuar:

Evjola Daka

Glanduela Leci – Përfaqësuese e Acromax

Ne skype:

Chrysanthi Kalogeri – Astrologe

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Makarona me mish të grirë

320 gr makarona

Vaj ulliri

1 qepë mesatare

2 thelpinj hudhra

1 degë selino

1 karotë

400 gr mish të grirë

1 lugë kafe rigon

1 lugë gjelle salcë domate

200 gr domate në copa (në kuti)

700 ml ujë të valuar

Kripë + piper të zi

Parmixhano

Borzilok

Në një tigan të thellë ngrohim vajin, kaurdisim qepën të grirë hollë. Shtojmë hudhrat të grirë dhe ato shumë hollë dhe i kaurdisim për 2 min. Pastrojmë selinon nga fijet dhe e presim hollë, e shtojmë në tigan dhe vazhdojmë përzierjen. Karotën e grimë në rende nga ana më e trashë dhe vazhdojmë të shtojmë në tigan dhe i përzierjen. Karotën e grimë në rende nga ana më e trashë dhe vazhdojmë të shtojmë në tigan dhe i përziejmë të gjitha perimet dhe për 2 min të tjera. Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të formohet dhe të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë pak rigon, salcën e domates, i përziejmë mirë e më pas vazhdojmë të shtojmë domatet në copëza, i përziejmë sa të marrin valë dhe menjëherë shtojmë makaronat e pa gatuara. I përziejmë shtojmë ujin e valuar dhe i lëmë të ziejnë për 12-14 minuta në temperaturë mesatare. I spërkasim me pak borzilok dhe i shërbejmë duke i spërkatur me pak parmixhano të grirë.

Vezë me qiqra e kungull të njomë (në tigan)

1-2 kunguj të njomë

1 qepë mesatare

2 thelpinj hudhra

1 lugë çaji piper i kuq i ëmbël

0.5 lugë çaji kumin

400 gr domate ( në kuti )

250 gr qiqra ( të ziera )

4 vezë

Vaj ulliri

Kripë + piper të zi

Presim qepën në kubik të vegjël dhe kaurdisim atë në tigan me 4 lugë gjelle vaj ulliri + pak kripë dhe e lëmë të gatuhet për 2 min. Shtojmë kungujt ne kubik me brinjë 1.5 cm. Rregullojmë shijen për 10 min në temperaturën mesatare (me kapak). Shtojmë domatet e copëtuara ( në kuti ) dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë piperin e kuq + kumin dhe i përziejmë. Vendosim kapakun për 5-7 min gjithmonë në temperaturë mesatare. Shtojmë qiqrat i përziejmë duke i lënë të bashkohen shijet e tyre për 5 min. Në fund shtojmë vezët syze dhe i spërkasim me pak kripë. Vendosim kapakun derisa të mpikset dhe më pas i shërbejmë të ngrohta.

Joshje, takime të fshehta, romancë, çfarë do të ndodhë në këtë javë erotike

Hëna e plotë në Virgjëreshë sjell tensione e pengesa, si do ndikojë në secilën shenjë

Astrologia parashikon një javë mjaft erotike, ama duhet bërë kujdes: Mund të kemi ndarje e tradhti!

Kemi përpara një javë erotike”, kështu është shprehur astrologia, Chrysanthi Kalogeri, këtë të hënë, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Ajo tha se kjo periudhë është shumë e mirë për njerëzit që janë në kërkim të dashurisë ose të një lidhjeje afektive.

Por, dhe është një “por” shumë i madh, ata që ndodhen në një marrëdhënie, duhet të kenë kujdes, pasi i gjithë ky erotizëm mund t’ju udhëheq drejt tradhtive.

 “Kemi përpara një javë erotike, do të thosha mjaft erotike. Madje edhe me situata ku nuk do t’i qëndrojmë besnik palës tjetër. Mund të kemi dhe ndarje sepse, kur Afërdita bashkohet me Marsin vërtet na krijon shanse në jetën tonë erotike, por na krijon edhe këto pak situata të vështira ku mund të na udhëheqë në ndarje. Paralelisht, do të jetë një javë me përfitime financiare, megjithatë, unë do të qëndrojë tek ana pozitive, se ky është edhe suksesi i parashikimit, le të themi, që kemi përpara një javë me shanse shumë të mira në jetën tonë erotike, personale, për të gjithë ju që jeni në kërkim të dashurisë ose në kërkim të një lidhjeje afektive. Keni një javë, ku na jep mundësi të rregullojmë disa çështje dhe të përfitojmë në anën tonë financiare. Tani, në fund të javës, të shtunë, të diel, por edhe të hënën, evitojmë çdo lloj ekzagjerimi. Në datën 24 kemi një hënë të plotë. Deri në datën 24 mund të kemi realizimin ose mund të kemi zhvillime që filluan me hënën e re, që ne e analizuam, në shenjën e Ujorit, mund t’i shohim këto ngjarje të dalin në datën 24 dhe në zhvillim. Ndërkohë, nga data 24, me hënën e re tek Virgjëresha, deri me datën 10 mars që bëhet hëna e re në shenjën e Peshqve, të kujdesemi shumë për shëndetin; të kujdesemi shumë për jetën tonë të përditshme, ta kemi sa më të organizuar, të gjejmë kohën dhe të çlodhemi. Të punojmë, por me një program. Të gjithë ata që do ta kenë periudhën në kaos dhe nuk do të ngrenë barrën e përgjegjësisë, nuk do t’i përvishen punës, nuk do të kenë një përditshmëri të organizuar, do të gjenden më pas përpara pengesave dhe vështirësive që do të reflektohen në jetën e tyre personale ose në jetën e tyre profesionale. Pra, nuk është diçka tragjike, thjesht kërkohet të jemi më të përqendruar, më të organizuar, më të disiplinuar”, astrologia Chrysanthi Kalogeri. 

Dashuria mbizotëron këtë javë! Astrologia: Si do të ndikojë hëna e plotë në Virgjëreshë tek shenjat

Hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës, do nis me 24 shkurt dhe do përfundojë në datën 10 mars. Kjo periudhë do të sjell shumë gjëra të mira, por edhe të komplikuara për shenjat e zodiakut. Ndaj, astrologia, Chrysanthi Kalogeri, ka bërë një parashikim për ju, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Dashi

Këtë javë duhet të jeni sa më të aktivizuar në jetën tuaj sociale. Paralelisht, është një periudhë shumë e mirë, ku mund të fokusoheni në planet dhe në synimet që keni, lidhur me karrierën tuaj. Kjo periudhë do të ndikojë pozitivisht dhe në sferën tuaj financiare. Në fund të javës të jeni shumë të kujdesshëm, se sa do të shpenzoni dhe ku do të shpenzoni. Me hënën e plotë, nga data 24 deri në datën 10 mars, përqendrohuni në punën tuaj, përditshmërinë tuaj, përvishuni punës dhe evitoni prapaskenat.

Demi

Një periudhë shumë e mirë për jetën tuaj sociale dhe profesionale. Përfitoni nga një bashkëpunim që mund të bëni, nga një mbështetje që mund të keni, por të jeni të kujdesshëm të mos keni konflikte në ambientin e punës. Hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës, nga data 24 deri në datën 10 mars, do të funksionojë si një mbështetje për projektet tuaja krijuese, për jetën tuaj personale, për jetën tuaj erotike, pra, një dashuri mund të lind në këtë periudhë; por, do të funksionojë pozitivisht dhe në planet që keni lidhur me fëmijët, lidhur me të dashurit tuaj.

Binjakët

Gjatë kësaj jave do të keni mundësi të bëni një udhëtim, do të keni mundësi të zgjidhni një çështje lidhur me studimet tuaja, të keni lajme të mira, pozitive, nga larg. Lidhur me një çështje ligjore, mund të keni zgjidhje shumë të mira dhe njëkohësisht, mund të bëni plane afatshkurtër në lidhje me të ardhmen tuaj. Jeni një nga më të ndikuarit nga hëna e plotë në shenjën e Virgjëreshës. Duhet të sillni një ekuilibër mes jetës tuaj profesionale – ku duhet të punoni e të flisni sa më pak për jetën tuaj personale – dhe jetës tuaj familjare, për çështje që mund të dalin në lidhje me pronën ose shtëpinë tuaj.

Gaforrja

Do të jetë një javë erotike, por paralelisht, një nga preokupimet do të jetë ana financiare. Ndoshta do të duhet të paguani lekë për një çështje që ka të bëjë më shtëpinë, për tatime, për sigurime, për të rregulluar disa çështje lidhur me bankat. Në fund të javës moj jepni dhe mos merrni hua nga të tjerët. Nga data 24 shkurt deri në datën 10 mars, do të jetë një periudhë shumë e mirë për ju për të bërë plane afatshkurtër në lidhje me të ardhmen. Paralelisht, do të vijë një i afërm me njerëzit e rrethit tuaj, por nuk është nevoja të hyni në biseda të tepërta me ta, për të mos krijuar konflikte ose probleme të vogla.

Luani

Kjo javë është mjaft pozitive për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Do të keni shanse në jetën tuaj erotike, ku mund të krijohet një lidhje afektive me perspektivë, por pasi të kalojë disa ulje-ngritje. Do të keni shanse shumë të mira në jetën tuaj profesionale. Mund të keni konflikte me bashkëshortin/en tuaj; evitoni hiperbolizmat dhe mbështetuni tek forcat tuaja në fund të javës. Me hënën e plotë,m nga data 24 deri në datën 10 mars, fokusohuni në sferën tuaj financiare, ku do të keni përfitime dhe shpenzime.

Virgjëresha

Këtë javë duhet të fokusohet në jetën e saj të përditshme, të mbledh mendjen, t’i përvishet punës. Jeta e përditshme do të bëhet më e këndshme sepse do të keni mundësinë për të pasur flirte, të krijoni një njohje. Do ta gjeni dashurinë në punë dhe në lëvizjet që do të keni në jetën tuaj të përditshme. Për sa i përket hënës së plotë në shenjën tuaj, fokusohuni tek vetja, fokusohuni tek planet që keni lidhur me të ardhmen. Paralelisht, kujdes në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja: mos merrni vendime përfundimtare!

Peshorja

Një javë shumë erotike për përfaqësuesit e kësaj shenje. Do të keni mundësi të krijoni një lidhje dashurie me perspektivë, por paralelisht, ju të tjerët do të merrni gëzime nga fëmijët ose mund të keni realizimin e një projekti artistik. Në fund të javës të jeni të kujdesshëm në shpenzimet që duhet të bëni, në investimet që duhet të bëni në lidhje me këtë projektin. Me hënën e plotë, fokusohuni më tepër të çlodheni, të relaksoheni, të bëni plane për të ardhmen, për periudhën që do të vijojë. Evitoni prapaskenat dhe llafet e tepërta në punë!

Akrepi

Një periudhë ku mund të gjeni dashurinë dhe mbështetjen tek familja juaj. Mund të zgjidhni problemet që kanë të bëjnë me pronën, problemet që kanë të bëjnë me shtëpinë tuaj. Periudhën erotike, mund ta kaloni në intimitet, brenda folesë tuaj. Ndërkohë që hëna e plotë, ju krijon shanse shumë të mira për të gjetur personin e duhur nga rrjeti juaj social. Paralelisht, do të zgjidhni problemet që kanë të bëjnë me fëmijët ose që kanë të bëjnë me investimet.

Shigjetari

Periudhë shumë aktive për ju, ku do të kontaktoni persona, do të bëni udhëtime të vogla, do të jeni vazhdimisht në lëvizje dhe kjo lëvizja do të jap gëzimin e flirtit, e dashurisë, të peripecisë, ku do të gjeni të dashurin/ën tuaj këtë javë. Paralelisht, do të keni mundësi të promovoni punën tuaj. Në fund të javës evitoni hiperbolizimin e tepërt të situatave. Nga data 24 deri në datën 10 mars, fokusohuni në punën tuaj, fokusohuni në karrierën tuaj dhe trajtoni me qetësi problemet

Bricjapi

Një periudhë ku do të fokusoheni më tepër në jetën tuaj financiare. Do të keni shpenzime, por dhe përfitime. Do të shpenzoni për një projektin tuaj, do të shpenzoni për fëmijët, për zhvillimin e tyre. Ndërkohë që duhet të jeni më të përmbajtur dhe më të programuar në fundjavë. Jeni në një fazë shumë të mirë,  ku të gjitha këto plane, të gjitha zhvillimet e kësaj jave, ju sjellin realizime. Fati është me ju!

Ujori

Një javë pozitive dhe për ju. Afërdita dhe Marsi takohen në shenjën tuaj, kështu që ju me lehtësi mund të joshni dhe të tërhiqni të tjerët. Pra, keni shanse në jetën tuaj personale dhe kjo është në dorën tuaj, por gjithashtu keni shanse për të zgjidhur çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe pronën. Kujdes: mos veproni këtë fundjavë sepse mund të merrni vendime të nxituara. Nga data 24 deri në datën 10 mars, fokusohuni në detyrimet që keni ndaj të tjerëve. Gjatë kësaj periudhe do të keni edhe mbështetje financiare nga të tjerët.

Peshqit

Takimet emocionale, takimet personale, si dhe takimet që kanë të bëjnë me financat tuja, do t’i bëni në intimitet dhe do t’i bëni të fshehta. Pra, duhet të lëvizni në mënyrë diskrete që dhe të tjerët të mos dinë për ju. Hëna plotë nxjerr në pah çështjet që kanë të bëjnë me partnerët, me bashkëpunimet tuaja. Ju i keni në dorë vendimet që do të merrni, të mos jeni kokëfortë, të mos i merrni apriori bisedat ose mendimet që do t’ju shfaqin të tjerët. 

Quiz/ Loja telefonike

/tvklan.al