Të ftuar:

Gerald Rruci – inxhinier

Rejmona Baholli

Trifon Kiço – student

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Puding me bukë dhe karamel

500 ml qumësht

130 bukë të bardhë

4 vezë

125 sheqer

1 lugë kafe ekstrakt vanilje

Për karamelin

80 gr sheqer

3 lugë gjellë ujë

Vendosim fetat e bukës në një tas dhe aty shtojmë qumështin për të zhytur bukën. Ndërkohë që lëmë bukën të zhytur në një tigan salce vendosim 80 gr sheqer. Shtojmë në të 3 lugë gjellë ujë dhe i vendosim në zjarr deri sa sheqeri të shkrijë dhe të kthehet në karamele në ngjyrë të kuqërremtë. E largojmë nga zjarri dhe e shpërndajmë në një tepsi keku drejtkëndësh përmasa 26  x 11  x 7. E përhapim duke lëvizur tepsinë në të gjitha bazën e tepsisë, mundësisht dhe pak në pjesët anësore.

Në një tas përziejmë me rrahëse 4 vezë të plota. Shtojmë 125 gr sheqer dhe i përziejmë  mirë derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë 1 lugë kafe ekstrakt vanilje. Përziejmë mirë bukët me qumësht që të zbuten mirë dhe i shtojmë në tasin me vezë. I trazojmë me spatul dhe më pas me ndihmën e një blenderi i kthejmë në krem. Atëherë kremin që përgatitem e shtojmë mbi karamelin në tepsi drejtkëndëshe.

Tepsinë me puding e vendosim në një tepsi drejtkëndëshe më të madhe, të cilën e mbushim me ujë, në gjysmën e nivelit të tepsisë së pudingut. Tepsinë me ëmbëlsirën e mbulojmë me letër aluminini dhe e pjekim në banjomari në temperaturën 190 gradë për një orë. Më pas e lëmë të ftohet dhe e kthejmë në një pjatë drejtkëndësh me qëllim që karameli të jetë sipër kur ta shërbejmë. E zbukurojmë me fruta të kuqe të stinës. 

Byrek role me patate, salsiçe dhe djathë

1 petë sfoliat

200 gr salsiçe

150 gr djathë guda

150 gr patate (me rende)

1 lugë gjellë majonezë

Pak rozmarinë

1 të verdhë vezë

Salsiçet i grijmë në rende ose në grirësen e qepës dhe i vendosim në tas. Djathin e grimë në rende nga ana më e trashë po ashtu dhe pataten e grijmë në rende. Të gjithë përbërësit të grirë të vendosen në një tas, shtojmë pak rozmarinë dhe një lugë gjelle majonezë. I përziejmë mirë të gjitha së bashku.

Hapim një petë dhe e presim në katrore me brinjë 5 – 6 cm. Me lugë vendosim mbushjen në mes të secilit katror dhe me një furcë lyejmë anësorët me të verdhë vezë. E palosim petën duke formuar kështu një trekëndësh. I lyejmë trekendëshat me të verdhë veze në sipërfaqe dhe i fusim në furrë në 180 gradë për 30 min.

Zanatet që i rezistojnë kohës

Si të realizojmë punime me dru, gozhda dhe gurë

Punimet artizanale, profesioni i së ardhmes