Të ftuar:

Migena Shehaj – eksperte PR & marketingu

Klaudia Hila – regjisore

Rashela Shehu – pedagoge

Gazmend Agai – gazetar

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Bukë me qofte dhe vezë në furrë

7-8 feta bukë

1 lgj gjalpë për lyerjen e tavës

Për qoftet:

350 gr mish të grirë

1 qepë

0,5 lç hudhër pluhur

Kripë dhe piper i zi

1 lk piper të kuq

1 lk kumin

Për salcën:

4 vezë

Kripë dhe piper i zi

1 gotë qumësht

1 lgj majdanoz

Marrim një bukë franxhollë dhe e presim atë në feta jo të holla. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe vendosim fetat e bukës si bazë në tepsi. Ndërkohë në një tas vendosim mishin e grirë, qepën, kripë dhe piper të zi e piper të kuq dhe kumin.

Punojmë mirë brumin e qofteve dhe me fare pak vaj i japim një pjekje (skuqje të lehtë). Por nëse qoftet i lëmë të holla mund t’i vendosni edhe pa i pjekur fare. Nëse i doni të plota i pjekim shumë pak sa të ndryshojë ngjyrë. Vendosim qoftet mbi çdo fetë buke dhe përgatisim salcën.

Në një tas përziejmë vezët, kripë dhe piper, qumësht e majdanoz. I përziejmë mirë dhe lagim sipërfaqen e qofteve dhe të bukës. Në fund mbulojmë tavën me djathë pice të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 30 minuta.

Supë dimri

1 qepë

Vaj ulliri

2 karrota mesatare

4 patate mesatare

4 kastraveca turshi

800 ml lëng perimesh

2 lgj kopër

Kripë dhe piper i zi

100 gr salcë kosi

3 lgj lëng nga kastraveci turshi

1 lugë supe miell i holluar në lëng perimesh

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël. Vazhdojmë kaurdisjen së bashku. Po ashtu për t’i dhënë supës një shije të veçantë, shtojmë në të dhe kastravecat turshi të prera në kubikë të vegjël. Më pas mbulojmë me 700 ml lëng perimesh të gjithë përbërësit në tenxhere. Shtojmë një lugë gjelle kopër, pak kripë. Vendosim kapakun dhe e lëmë supën të ziejë për 15 minuta.

Në fund shtojmë 3 lugë gjelle salcë kosi. E përziejmë dhe nëse supa ju rezulton e hollë mund të rregulloni konsistencën e saj me 1 lugë supe miell të holluar në lëmg perimesh. I japim edhe një valë për 2-3 minuta e pasi fikim zjarrin shtojmë përsëri 1 lgj kopër dhe pak piper të zi.

Cila është mosha që piqet njeriu?

A piqet njeriu me moshë apo me eksperiencë?

Drejtonte një radio që në moshën 21-vjeçare, Shehaj: Thoshin se e kisha marrë pa meritë

Ekspertja e marketingut Migena Shehaj mendon se dy elementët përcaktues të pjekurisë janë karakteri dhe mënyra si zgjidhen problemet. Ajo merr veten si shembull gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan duke iu kthyer fillimeve të saj të karrierës.

Në moshën 21-vjeçare iu besua një rol drejtues në një radio kombëtare dhe Migena mendon se kanë ndikuar disa tipare të karakterit. Ajo shton se është hasur me paragjykime, por puna ka mjaftuar që zërat të heshtnin.

Migena Shehaj: Unë kam filluar punën në moshën 15, pa bërë 16 vjeç, në një familje që prindërit nuk është se kërkonin detyrimisht që unë të punoja por ishte e brendshme. Si fëmija i madh i shtëpisë që më vriste ndërgjegjja t’i kërkoja prindërve qoftë edhe një stilolaps, aty fillova me punën pastaj është… m’u dha një mundësi. Patjetër që personi që më dha mundësinë për të drejtuar një biznes pa diçka tek unë.

Katerina Trungu: Këtë doja të thoja, pra cilat ishin tiparet e pjekurisë tënde për të t’u besuar një post i tillë?

Migena Shehaj: Tnai normalisht duhet pyetur personi që ma dha mundësinë, por mendoj përgjegjshmëria, puna korrekte, një njeri që në moshën 21 për 22 vjeç ishte në fakultet por ndërkohë punonte non stop deri në orën 11 të natës. Diçka ka parë. Pastaj, ty të jepet mundësia, se sa ti ia del mbanë është çështje përgjegjshmërie. Të siguroj që në periudhën që unë isha 21-22 vjeç paragjykohej jashtëzakonisht shumë në momentin që ty të jepej një rol i tillë, të drejtoje një radio, për më tepër radio kombëtare.

Agida Koçi: Sikur e kishe marrë pa meritë

Migena Shehaj: Dëgjo, njeriu duhet të jetë koshient me veten e tij. Unë e dija shumë mirë që isha okej me veten time, m’u dha një mundësi dhe të gjitha këtyre gojëdhënave ose fjalëve që thoshin e ka marrë pa meritë ose kushedi çfarë ka bërë që ka arritur këtu ku është, brenda një periudhe të caktuar zërat shuhen sepse ka rezultat me punë.