Shije Shtëpie – Emisioni 20 Nëntor 2023
Të ftuar:
Reina Kulla– koleksioniste
Andriola Kambo– Drejtore e Unionit te Bashkive
Në lidhje skype: Chrysanthi Kalogeri – astrologe
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga zonja Vjollca
Patate me spinaq dhe djathë (në furrë)
1 kg patate
500 gr spinaq
2 thelpinj hudhër
1 qepë
1 spec i kuq
Kripë dhe piper i zi
1 lç piper i kuq
Beshamel
2 lgj gjalpë
2 lgj miell
400-450 ml qumësht
Kripë, piper i zi, arrë moskat
Fillimisht qërojmë patatet, i presim ato në kubikë mesatarë e më pas i vendosim në një tenxhere me ujë. Shtojmë kripë dhe i lëmë patatet të ziejnë për 15 minuta. I kullojmë dhe i vendosim në një tepsi të lyer me pak vaj. Përgatisim beshamelin, shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin për 5 minuta. E shuajmë me qumësht dhe e përziejmë vazhdimisht deri sa beshameli të marrë valë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi e arrë moskat dhe shtojmë gjysmën e beshamelit mbi patate. I përziejmë dhe lëmë tavën mënjanë. Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim vajin për 1 minutë, hudhrën e grirë e më pas qepën të grirë hollë. E përziejmë sa të zbutet pak. Shtojmë specin e kuq në kubikë. Vazhdojmë përzierjen e në fund shtojmë spinaqin e pastruar dhe të grirë. Sapo spinaqi të ulë volumin shtojmë pak kripë, piper të zi dhe pak piper të kuq dhe e përziejmë për 2-3 minuta e më pas lugë lugë mbulojmë gjithë sipërfaqen mbi patate. E mbulojmë në fund me beshamelin e mbetur dhe djathë të verdhë të grirë. Vendosim tavën në furrë, në temperaturë 180 gradë deri sa djathi të shkrijë dhe të marrë një ngjyrë të artë, rreth 20-25 minuta.
Qofte furre me lulelakër
800 gr lulelakër
1 lç kripë
1 karotë
2 thelpinj hudhër
2 kokrra vezë
130 gr bukë e thekur e grirë
Piper i zi
Arrë moskat
Kripë
1 tufë majdanoz
1 lç nenexhik i thatë
100 gr djathë i verdhë
Vaj ulliri
Fillimisht presim lulelakrën në boçe të vogla e më pas e shpëlajmë me ujë të bollshëm. Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të ziejë dhe shtojmë lulelakrën. Sapo të ziejë uji, shtojmë 1 lugë çaji kripë dhe lëmë lulelakrën të ziejë për 10-12 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë, e kullojmë lulelakrën e më pas e vendosim atë në një tas dhe e shtypim atë me një pirun ose me shtypësen e patates. Shtojmë 2 kokrra vezë në tas dhe vazhdojmë përsëri shtypjen dhe përzierjen e lulelakrës me vezën. Shtojmë 130 gramë bukë të thekur të grirë, arrë moskat, hudhra, kripë dhe piper të zi. Shtojmë 100 gr djathë të grirë hollë, karotë të grirë hollë, 1 tufë majdanoz po ashtu të grirë hollë, pak vaj ulliri dhe i përziejmë të gjithë përbërësit duke formuar brumin e qofteve. I formojmë qofte të madhësive që dëshironi. E pudrosim me pak bukë të thekur dhe i spërkatim me vaj. Më pas i vendosim ato në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje e më pas u vendosim ato në furrën e para ngrohur në temperaturë 180 gradë për 35-40 minuta.
Java nis mirë dhe përfundon keq…Çfarë na thotë horoskopi?
“Nis mirë, por…”, astrologia bën parashikimin e javës: Këto shenja të kenë kujdes!
Kjo javë do të nisë mirë, por do të përfundojë keq. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” si çdo të hënë, në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri ka treguar si do të jetë klima e javës.
Ajo shprehet se hëna e re në Akrep, që ndodhi me datë 13 Nëntor, është diçka shumë e rrallë dhe “pasojat” e saj mund të vazhdojnë ende, ndonëse ka mbaruar.
Kalogeri gjithashtu thotë që, tre ditët e para të javës favorizojnë shenjat e ujit e të tokës, kurse shenjat që duhet të bëjnë kujdes janë: Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit.
Chrysanthi Kalogeri: E kemi thënë që jemi akoma në një periudhë pak të vështirë, deri në fillim të Dhjetorit. Disa herë kam theksuar dhe them që, kur kemi një hënë të re kemi fillime të reja, kemi zhvillime të reja dhe disa gjëra i shikojmë që të ndodhin pak më përpara hënës së plotë. Hënën e plotë e kemi, të hënën që vjen. Do flasim të hënën që vjen për hënën e plotë në shenjën e Binjakëve, e cila ka dhe ajo vështirësitë e saj. Por gjithsesi do të them që, dalim pak e nga pak nga ajo periudhë e zymtë, që ishte pak më e ashpër ose…
Katerina Trungu: Unë mbaj mend datën 13 Nëntor nga bisedat tona. Kaloje atë më ke thënë dhe është diçka më butë le të themi vazhdimi, deri në Dhjetor që shpëtojmë.
Chrysanthi Kalogeri: Në fillim të Dhjetorit, të kalojmë fillim e Dhjetorit, pastaj të jemi më mirë. Vendimet e hënës së re që u zhvillua në datën 13, do t’i shikojmë edhe më vonë edhe nga ana ekonomike. Disa gjëra mund të dalin në pah edhe në periudhën që do të vijojmë. Si kjo hënë e re që ndodhi me datë 13, nuk ndodh gjithnjë. Është hera e katërt që ndodh diçka e tillë, kështu që pasojat e saj dhe disa vendime mund t’i shohim edhe brenda 2024-ës. Sepse ka të bëjë me vendime në sferën ekonomike, që patjetër do të kemi ndryshime dhe do të ndikohemi. Megjithatë, që të mos tremben njerëzit, sepse nuk ka arsye për t’u trembur, gjithnjë ka zgjidhje pavarësisht nga vështirësitë që do të kemi. Paralelisht, kemi mundësi edhe të përfitojmë, secili do të nxjerrë fitime financiare përgjatë periudhës deri në Prill-Maj, të 2024-ës.
Të kaloj pak tek klima e javës. 3 ditët e para të javës na krijojnë gjithë kushtet dhe gjithë mundësitë që ne të bëjmë ndryshime, të cilat mund të jenë thelbësore, por do të jenë edhe ndryshime që do të na ndihmojnë. Sepse kur ne bëjmë ndryshime në jetën tonë të përditshme, bëjmë ndryshime në punë, këto po t’i shikojmë si shumë, japin rezultate që ndikojnë edhe në anën tonë financiare. Ndikojnë edhe në punë nga ana pozitive, kjo është kryesorja. E dyta, kemi mundësi të gjejmë mbështetjen. Kjo mbështetje, mund t’i ketë vërtetë mbështetje financiare ose një kredi, nuk e di se çfarë tjetër. Ose mund të krijojmë një bashkëpunim të tillë, ose të gjejmë një mbështetje të tillë që mund të mos jenë para, por kemi në vijueshmëri pushime që do të na sjellin përfitime. Pra, sido që të jetë, mbështetja që do të marrim tani, do të funksionojë konkretisht, për të ardhurat tona. Tani krijohen mundësitë, por duhet edhe ne të vendosim dorën, që të kapim diçka.
Tani, në pjesën e dytë të javës, nga e mërkura pasdite deri të hënën që vjen, duhet të jemi të kujdesshëm. Mund të hasim pengesa, mund të ndjehemi të bllokuar, mund të kemi dëshirë të realizojmë diçka dhe dëshirat tona të gjejnë pengesa në vendimet e të tjerëve. Mund të jetë e detyruar të marrim disa vendime dhe nëse kemi mundësi që të mos i marrim këto vendime, mirë është të mos i marrim nga java tjetër e më tutje. Nëse jeni të detyruar, të jeni sa më të qetë dhe sa më të kthjellët në marrjen e vendimeve. Njëkohësisht, nga data 22 dhe në vijim, kalojmë në një periudhë shumë entuziaste, shumë dinamike. Kemi qejf të veprojmë, por me një hiperboli dhe me një entuziazëm…
Katerina Trungu: Të tepruar?
Chrysanthi Kalogeri: Bravo, në gabim. Tre ditët e para të javës, favorizojnë shenjat e ujit dhe të tokës, të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës. Na e mërkura pasdite deri në fillim të javës që vjen, të jenë shumë të kujdesshëm Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët, Peshqit dhe kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës ose në 10-ditshin e parë të shenjës.
Nga dashuria, shëndeti, financat… Njihemi me parashikimin e yjeve për këtë javë
Si çdo të hënë, astrologia jonë Chrysanthi Kalogeri, ka bërë parashikimin e javës për çdo shenjë të horoskopit.
E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ajo ka treguar të mirat dhe të këqijat me të cilat çdo shenjë i duhet të përballet.
Lexojini pasi mund të gjeni veten ndër rreshta!
Dashi
Nga data 22 Nëntor, Dielli kalon në shenjën e Shigjetarit dhe do të qëndrojë aty për 1 muaj. Më datë 24 kalon edhe Marsi në shenjën e Shigjetarit dhe do të qëndrojë atje deri në datën 4 Janar. Gjithsesi Marsi është përfaqësuesi juaj, prandaj do të keni para një fazë shumë entuziaste. Le të themi që skema planetare është në përputhje me temperamentin tuaj, është në përputhje me veprimtarinë tuaj. Do të bëni plane për të ardhmen. Do të doni të legalizoni ndoshta një marrëdhënie tuajën dhe në përgjithësi gjithë veprimtaria juaj do të ketë në bazë të saj, zhvillimin dhe zgjerimin. Armiku juaj do të jetë: ekzagjerimi dhe nxitimi. Fillimi i javës ju premton mundësi për mbështetje. Ju premton mundësi për zgjidhjen e një çështjeje që ju preokupon dhe njëkohësisht, mund të bëni ndryshimet e duhura me qëllim që të përshtateni sa me programin tuaj aq edhe me jetën tuaj. Ndërkohë që në pjesën e dytë të javës, do të keni lajme jo të mira, që do t’ju preokupojnë. Ndoshta do t’i jepni një ekzagjerim më të madh në kokën tuaj, sesa me të vërtetë do të jenë këto probleme. Paralelisht, do të keni edhe pengesa në lidhje me planet tuaja.
Demi
Kaloni në një periudhë, ku dëshirat tuaja do jenë më të mëdha. Madje disa nga këto dëshira, mund të kalojnë në fazën e pretendimeve. Gjatë periudhës që vijon, domethënë që nga data 22 dhe deri në 4 Janar, fokusohuni më tepër në anën financiare. Të jeni sa më të përpiktë në detyrime me të tjerët dhe paralelisht fokusohuni në pjesën psikologjike tuajën. Domethënë të mos bëheni skllav i dëshirave dhe i pretendimeve tuaja. Fillimi i javës ju sjellë afër me të dashurit tuaj, paralelisht ju që jeni në kërkim të një lidhjeje afektive, do të keni mundësi ta realizoni atë brenda këtyre 3 ditëve. Keni mundësi për një njohje të reja dhe njëkohësisht mund të bëni një udhëtim ku mund të kombinoni të dyja aspektet. Domethënë, në një udhëtim t’ia kaloni bukur me të dashurin dhe të përforconi marrëdhënien ose të njihni dikë. Ndërkohë që në pjesën e dytë të javës, mund të mos gjeni mbështetjen e duhur nga rrjeti juaj social dhe njëkohësisht mund të hyni në një konflikt nga rrjeti juaj social. Me një mik, me një shok dhe të bëhet shkak, ndoshta, një çështje financiare, për këtë gjë.
Binjakët
Kaloni në një fazë ku, që në datën 22 dhe për një muaj, por dhe nga data 24 deri në datën 4 Janar, preokupimi juaj do të jenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Nga njëra anë, do të keni mundësi të njihni dikë, të krijoni një lidhje të re, të bëni një bashkëpunim të ri dhe nga ana tjetër, ju që jeni në një lidhje ekzistuese, mund të kaloni një krizë, të keni vështirësi në bashkëpunime dhe në marrëdhëniet tuaja. Fillimi i javës deri të mërkurën, ju krijon kushte të përshtatni sa më mirë përditshmërinë tuaj, në lidhje me jetën. Të keni kushtet që të bëni një program, për një mënyrë jetese sa më të shëndetshme dhe të bëni përditshmërinë tuaj më të lehtë. Ndërkohë që shumë më e rëndësishme është pjesa e dytë e javës, sidomos për ju të lindurit në ditët e para të shenjës, pasi mund të hyni në konflikt me të dashurin, me bashkëshortin, me bashkëpunëtorin ose me prindërit. Pra, në përgjithësi më të kujdesshëm me njerëzit që qëndrojnë më lartë se ju, pra eprorët, pasi do të jeni më të ndjeshëm. Jeni në prag të hënës së plotë, e cila do të zhvillohet në shenjën tuaj të hënën.
Gaforrja
Kaloni në një fazë, domethënë që nga data 22 deri në datën 4 Janar, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në përditshmërinë tuaj. Do të keni një përditshmëri shumë të ngarkuar, me pretendime dhe shumë të aktivizuar kryesisht në çështjet e punës, por edhe me të shtëpisë, prandaj çfarë duhet të bëni është të mos tejkaloni kufijtë dhe të mos lodheni, pra bëni kursim të energjisë. Fillimi i javës deri të mërkurën është shumë premtues për ju dhe veçanërisht për ju të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës, ku do të keni mundësi të krijoni një lidhje të re afektive, për ju që jeni në kërkim të dashurisë. Do të keni mundësi të bëni një bashkëpunim i cili do të jetë fitimprurës. Mund të merrni sasi parash nga një bashkëpunëtor ose mund të kryeni një dhuratë me vlerë nga i dashuri ose nga një bashkëpunëtor i juaji. Pjesën e dytë të javës duhet të bëni kujdes tek të gjitha këto që thashë më lartë. Pra, të mos lodheni, të mos ekspozoheni ndaj aksidenteve të vogla, atje ku ecni ose atje ku ngisni makinën.
Luani
Fillon për ju një periudhë shumë aktive, që nga data 22 dhe për një muaj. Pastaj me kalimin e Marsit nga data 24 deri me datën 4 Janar, do të keni mundësi të krijoni dhe të realizoni, e cila është edhe një nga kërkesat kryesore për ju. Paralelisht, do të jetë një periudhë ku do të flirtoni, mund të dashuroni, kaloni kohë me fëmijët tuaj ose të kaloni kohë me të dashurin tuaj. Fillimi i javës krijon kushte dhe mundësi të bëni disa ndryshime në ambientin tuaj, në shtëpinë tuaj, në zyrën tuaj, në jetën tuaj të përditshme prej të cilave do dilni të fituar. Pra do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Ndërkohë që në pjesën e dytë të javës, e cila e thamë, ka disa vështirësi, do t’ju preokupojnë shqetësimet e brendshme, pra shqetësime që mund të jenë pjesë të psikologjisë tuaj, siç është fobia. Njëkohësisht, mund të keni një pasiguri prej këtyre, por bëni kujdes në marrëdhëniet me fëmijët, të mos krijoni konflikte dhe mos merrni vendime për investimet deri në fillim të javës që vjen.
Virgjëresha
Kaloni në një periudhë shumë aktive, por edhe me ankth, stres ose me shqetësime të brendshme. Shqetësime që kanë të bëjnë me psikologjinë tuaj. Do të keni dëshirë të realizoni shumë gjëra dhe këto gjëra mund të kenë të bëjnë me: shtëpinë dhe jetën e përditshme. Thjesht mos e teproni, sepse ndonjëherë ekzagjerimet dhe ajo që i duam të gjitha ashtu siç duhet dhe në orën e duhur, mund të na fusë në konflikte me njerëzit e familje, me të dashurit tanë dhe me bashkëpunëtorët tanë. Këtë do t’ua theksoj akoma më tepër, në pjesën e dytë të javës dhe kryesisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Mund të gjeni rezistencën dhe mos aprovimin e të tjerëve në planet dhe dëshirat që ju keni dhe kjo do t’ju fusë në një konflikt me bashkëshortin, me bashkëpunëtorët ose me njerëzit e familjes. Kujdes në aksidente të vogla brenda shtëpisë, në qoftë se jeni duke bërë rregullime.
Peshorja
Fillimi i javës është shumë i mirë për të realizuar një ndryshim në shtëpinë tuaj, në zyrë ose të zgjidhni një problem familjar që ju ka preokupuar. Ky preokupim, ndoshta kërkon një buxhet dhe tani është momenti që ta gjeni këtë buxhet dhe ta realizoni. Njëkohësisht, disa nga ju mund të kenë edhe një përfitim ekonomik. Tani, nga data 22 dhe në vijim, nga data 24 deri me datë 4 Janar, fillon për ju një periudhë shumë aktive. Me vajtje, me ardhje, me vizita, me kontakte, me biseda përmes së cilave ju duhet dhe do të keni mundësi të promovoni punën tuaj dhe interesat tuaja. Ndërkohë në pjesën e dytë të javës, duhet të jeni shumë të kujdesshëm se si përdorni fjalën, se si do të komunikoni me të tjerët, megjithëse ju jeni të kujdesshëm në përgjithësi, për arsye që të evitojmë keqkuptime. Keqkuptime mund të udhëheqin në prishjen e marrëdhënieve që na interesojnë. Këto mund të mos jenë marrëdhënie personale, por marrëdhëniet me njerëzit që na rrethojnë.
Akrepi
Fillimi i javës deri të mërkurën jep mundësinë përmes testimeve që ju do të bëni, që të realizoni një sukses lidhur me punën, lidhur me karrierën tuaj ose të realizoni një plan që ju keni në përgjithësi. Në lidhje me to nuk përjashtohet mundësia që të bëni edhe një udhëtim. Nga data 22 dhe sidomos nga data 24 e deri në datën 4 Janar, preokupimi juaj kryesor do të jenë financat. Do të keni fitime e shpenzime dhe ndonjëherë këto fitime ose shpenzime mund të dalin në mënyrë të papritur. Kryesorja është që ju të dini si t’i menaxhoni mirë ato dhe në fund të periudhës të dilni me fitime. Pjesa e dytë e javës, krijon disa vështirësi pikërisht në fushën financiare. Ndoshta do të jeni të detyruar të shpenzoni më shumë sesa duhet për fëmijët, për të dashurit tuaj ose ndoshta keni ndërmend një plan për investime. Do thoja që këtë planin ta lini pas të hënës ose të martës.
Shigjetari
Fillimi i javës ju premton mbështetje, ju premton ndihmë ekonomike ose një marrëveshje e fshehtë e cila do të jetë një burim të ardhurash. Nga data 22 Nëntor kalon Dielli në shenjën tuaj, kështu që fillon për ju një cikël 1 vjeçar. Paralelisht, kalon dhe Marsi në datën 24 dhe do të qëndrojë me datën 4 Janar. E gjithë kjo periudhë, për 1 muaj, prania dhe e Diellit dhe e Marsit në shenjën tuaj, e bën atë një periudhë shumë aktive, shumë dinamike dhe një periudhë plotë veprimtari. Ju do të keni mundësi të veproni do të jeni entuziast dhe do të keni shumë dëshira, por ekzagjerimet, hiperbolizmat, nxitimi do të jenë armiku juaj gjatë periudhës, sidomos në pjesën e dytë të javës. Nëse nuk i shikoni veprimet tuaja, do të rrezikoni marrëdhëniet tuaja, bashkëpunimet tuaja, por edhe probleme brenda në familjen tuaj, kryesisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës.
Bricjapi
Fillimi i javës krijon kushte që të takoni persona të rëndësishëm të rrjetit tuaj shoqëror, pse jo dhe të rrjetit të ngushtë familjarë dhe do të merrni ndihmën dhe mbështetjen e duhur që ju kërkoni në lidhje me një plan ose në lidhje me një projekt që ju keni. Disa nga ju do të filloni një cikël të ri mjaft pozitiv për ju. Nga data 22 deri në fund të Dhjetorit është një periudhë ku ju duhet të veproni më të kujdesur, të gjeni kohë të çlodheni, të fokusoheni në jetën tuaj intime dhe private, të evitoni prapaskenat dhe të kujdeseni për shëndetin. Mbi të gjitha të mblidhni forcat, të bëni një planifikim shumë të mirë, pasi pas datës 22-23 Dhjetor dhe sidomos nga data 1 Janar i 2024-ës, fillon periudhë ideale dhe një periudhë zhvillimi.
Ujori
Fillimi i javës premton një sukses në punë dhe një sukses në jetën tuaj sociale. Zotësia dhe vlerat tuaja do të njihen dhe do të keni mbështetjen e eprorëve, por edhe të bashkëpunëtorëve. Kjo mbështetje do të funksionojë si një anti-stres për ju. Do ju nxjerrë nga një siklet që ju ndoshta mund të keni pasur deri tani. Gjithashtu mund të keni një mbështetje edhe nga familjarët tuaj. Fillon një periudhë shumë entuziaste, shumë aktive për ju, por paralelisht të jeni të kujdesshëm në financat tuaja dhe në investime dhe kryesisht në pjesën e dytë të javës, mos u nxitoni, mos merrni vendime për financat dhe për investime, nga e mërkura deri në fillim të javës që vjen.
Peshqit
Fillimi i javës është shumë premtues për ju, kryesisht për ju të lindurit në 3-4 ditët e fundit të shenjës. Jeni më të favorizuar, krijohen mundësi për një udhëtim të largët, por njëkohësisht të gjeni mbështetje, zgjidhje, por edhe të këshilloni njerëz kompetent, në lidhje me një plan, në lidhje me një synim për të ardhmen dhe ndoshta ky plan ose ky synim, mund të ketë të bëjë me jashtë shtetit ose me një çështje ligjore tuajën. Nga data 22 dhe deri me datë 4 Janar, fillon një periudhë mjaft aktive për ju, ku preokupimi juaj kryesor do të jetë puna, jeta juaj sociale, por duhet të jeni shumë të kujdesshëm të ruani dhe të mbroni marrëdhëniet tuaja, bashkëpunimet tuaja, por edhe të mos hyni në konflikt me eprorët. Nuk është momenti në pjesën e dytë të javës, që të kërkoni gjëra nga eprorët, të pretendoni gjëra nga eprorët dhe të paraqisni planet tuaja.
Quiz televiziv
/tvklan.al