Të ftuar:

Pranvera Xhafa – studiuese e Shkencave Okulte

Olti Shulla – hair & make up artist

Xheni Kozi – personal trainer

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Fërgesë me salsiçe dhe perime

250 gr salçiçe dhie

3-4 speca

4 thelpi hudhër

2 domate

100 gr djathë ose gjizë

4 vezë

Majdanoz

Vaj ulliri

Kripë + piper të zi

Në një tigan të vogël me pak vaj skuqim salsiçen e dhisë ( të cilën e kaurdisim në feta role).

Në një tigan tjetër ngrohim pak vaj ulliri shtojmë speca të prerë në shirita i lëmë të skuqen sa të ulin volumin dhe sa të zverdhen pak. Shtojmë hudhrat e prera në feta dhe më pas domaten e qëruar dhe të grirë tek grirësja e qepës. E lëmë domaten të ziejë për 10 min.

Rregullojmë shijen me pak kripë dhe më pas shtojmë salsicet e skuqura i trazojmë së bashku. Shtojmë djathin e thërrmuar dhe e përziejmë. Hapim 4 gropëza me majën e lugës dhe shtojmë nga një vezë. E spërkasim vezën me pak kripë dhe vendosim kapakun për 5 deri në 8 minuta derisa veza të mpikset. Në fund spërkasim fërgesën me pak piper të zi dhe majdanoz të grirë.

Bukë me vezë, majdanoz dhe spec

Bukë e ftohtë

1 tufë majdanoz

2 thelpi hudhër

Vaj ulliri 1 lugë çaji gjalpë

3-4 vezë

1 spec i kuq (mesatar)

½ gotë qumësht (80 ml)

100 gr djathë pice

Kripë + piper të zi

Presim bukën në feta normale. Grijmë majdanozin shumë hollë. E vendosim atë në një tas. Shtojmë hudhrat e shtypura dhe pak kripë e piper të zi. Shtojmë në tas gjalpë ambienti ose vaj ulliri. Më pas lyejmë sipërfaqen e bukës nga të dyja anët me majdanozin e aromatizuar. Lyejmë tiganin me gjalpë ose vaj ( si të preferoni) dhe i vendosim bukët e aromatizuara me erëzat. Ndezim zjarrin në temperaturën mesatare dhe vendosim në të tiganin me bukë.

Në tasin ku përziejmë majdanozin rrahim 3 -4 vezë të plota me pak fare kripë. Shtojmë specin të prerë në kubikë shumë të vegjël. Shtojmë qumështin, shtojmë vezën me qumësht duke e kaluar atë mbi të gjithë sipërfaqen me bukë. Vendosim kapakun dhe e lëmë vezën të mpikset për 8 deri në 10 minuta. E kthejmë më pas me ndihmën e një pjate. Mbulojmë sipërfaqen e pjekur me djathë të grirë me rende. E lëmë për 4-5 minuta dhe më pas e vendosim në një dërrasë për ta prerë dhe shërbyer.

Çfarë do ndodhë me Shqipërinë pas 10 viteve?

Studiuesja okulte: Shpirtrat e pafajshëm kthehen në jetë nga një trup në një tjetër, lindin me shenja

Në rubrikën “Mister” nga “Shije Shtëpie” në Tv Klan, u trajtua një nga temat më intriguese: a ka jetë në planetët e tjerë? Pranvera Xhafa, një studiuese e Shkencave Okulte, thotë se të gjithë vijmë si energji në këtë planet në mënyrë që të  kemi mundësinë të prekim lëndën dhe të përjetojmë emocione. Ajo mbështet idenë se në planetët e tjerë mund të ketë forma të tjera energjie, të cilat i shpjegon më tej me arsyetimin e saj.

Pranvera Xhafa: Po ta vësh re ne nuk mbajmë mend asgjë para se të lindnim, ashtu nuk do mbajmë mend edhe kur të vdesim sepse vijmë dhe riciklohemi. Nga kjo jetë mund të ndodhë që vijmë dhe riciklohemi shumë shpejt nga një trup në një tjetër ose mund të ndodhë që duhet të rrimë disa vite për të pastruar karmën tonë dhe të rikthehemi pas një kohe më të gjatë. Shpeshherë, shpirtrat e pafajshëm kthehen në jetë shumë shpejt nga një trup në një tjetër, mund të kenë pësuar një vdekje fatale, një aksident apo dikush i ka vrarë, ka qenë i pafajshëm dhe në të njëjtën kohë që pritet të lindë një fëmijë, një shpirt tjetër shkëputet dhe vjen në atë trup fëmije.

Olti Shulla: Nejse, kjo gjë nuk është vërtetuar asnjëherë, këto janë vetëm hipoteza.

Pranvera Xhafa: Asgjë nuk është vërtetuar sepse nuk lejohet që të vërtetohet, prandaj është Shkenca Okulte sepse shumë gjëra në planin tim që i them tani janë vetëm fjalë, por në epokën që do të vijë do t’ju çudisin mbase, por do të bëhen normale.

Studiuesja ilustron dy shembuj për të mbështetur teoritë që ajo paraqet.

Pranvera Xhafa: Ne vijmë duke qarë në jetë sepse pasi kemi kuptuar që kemi vdekur nga ajo që ishim, ne shikojmë ndërkohë që kemi vdekur, shikojmë trupin tonë që është shkëputur nga shpirti, shikojmë shumë gjëra dhe për disa orë akoma endemi. Shpirti akoma nuk arrin të pastrohet për 40 ditë dhe prandaj shpeshherë bëhen të 40-tat e trupave apo shpirtrave të vdekur sepse ka pasur raste që shpirti nuk ikën dhe qarkullon derisa ai të gjejë prehjen përtej dhe të pastrohet.

Në rastin kur ka qenë një shpirt i pastër, rikthehet menjëherë në një trup, në një fëmijë, në një bebe dhe zakonisht këto bebe kanë disa shenja në trup,  fytyrë apo kokë ku kanë pasur vdekje tragjike, shenja ku janë vrarë i kanë kur lindin, kur vijnë në jetë. Mund t’i kenë të kuqe, viza të bardha dhe do t’i bartin shpeshherë për gjithë jetën. Këto tregojnë mënyrën se si ka vdekur dhe sa i ri është ky shpirt sepse zakonisht kur është i ri, ai mban mend shumë gjëra.

Shqiptarët racë e veçantë, studiuesja okulte: Viti 2023 me ndryshime drastike, do zgjohen shumë njerëz

Studiuesja e Shkencave Okulte, Pranvera Xhafa, e ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë se viti 2023 do të sjellë ndryshime drastike dhe njerëzit do mundin t’i shohin. Lidhur me vendin tonë, ajo thotë se prejardhja jonë ilire ka kuptimin e çlirimit, por brenda 10 vitesh, gjithçka do të nisë të jetë më mirë dhe më e qartë.

Katerina Trungu: Thatë që jemi një racë e veçantë ne shqiptarët. Çfarë doni të thoni me këtë? Ku dallojmë ne?

Pranvera Xhafa: Epokat e errëta shpesh kanë ardhur dhe kanë ikur në tokë, ashtu siç është edhe tani që po afron kulmi i saj. Ilirët, ose vetë emri ilir, është fjala për të çliruar ose për të sjellë diçka më të mirë. Ka pasur shumë raca të tjera para nesh, kanë ardhur akoma raca të tjera, në tokë ka 7 raca dhe kur të mbyllen të gjitha ciklet e ardhjes së njerëzve, raca e shtatë, atëherë fillon kulmi i rënies së errësirës. 6-mujori i parë i vitit 2023 do sjellë ndryshime më drastike se këto që kemi parë, por edhe më të mira, më vonë.

Nga fundi i vitit pritet që ju do shikoni komplet politikën si një fasadë që mbulon komplet gjërat e errëta që njerëzit në njëfarë hipnoze nuk i kanë parë dhe nuk i kanë vënë re dhe tani dalëngadalë siç i keni parë, po shikoni disa ndryshime të çuditshme, qoftë edhe te liderët. Kjo është thjesht fasada dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë. Derisa të arrijnë ta kuptojnë do vazhdohet kjo shfaqje, deri te i fundit njeri që ka dyshime për këtë shfaqje cirk që marrin pjesë shumë njerëz.

Studiuesja thotë se të gjithë janë pre e një lloj magjie, por së shpejti njerëzimi nuk do jetë më një mjet i përdorshëm.

Katerina Trungu: Pak a shumë, ju u ndalët edhe në një si lloj afati se këto janë si më konkrete, mund të themi për Shqipërinë, 2023, 6-mujori i dytë le të themi, ishte më e pastër dhe më e qartë panorama për gjithçka.

Pranvera Xhafa: Do zgjohen edhe më shumë njerëz.

Katerina Trungu: Pas 10 vitesh, e shihni një vend të zhvilluar?

Pranvera Xhafa: Sigurisht në këtë luftë që jemi shumica do mendojë që do humbë dhe do arrijë të realizohet gjithçka që globalizmi ka shfaqur nëpër axhendat e veta. Nuk mund të fitojë askush kundër Zotit, kjo është e sigurt.

Maska për flokë të shëndetshëm në kushte shtëpie

Si të kthehemi në formë pas lindjes cezariane?