Të ftuar:

Visjan Ukcenaj- aktor

Gazetare:  Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Qofte furre me brokoli dhe patate

800 gr patate
400 gr brokoli
1 qepë
Vaj ulliri
100 gr djathë guda
1 vezë
Kopër/majdanoz
1/2 lugë çaji hudhër pluhur
Kripë + piper të zi
2 lugë gjellë salcë kosi

Salca shoqëruese

2 lugë gjellë salcë kosi
2 lugë gjellë majonezë
1 thelpi hudhër
Pak kopër
1/2 kastravec

Ziejmë për 35 minuta patatet, 4 patate të mëdha. Presim brokolin në boçe të vogla dhe ziejmë e kullojmë dhe e vendosim në një tas. Grimë imët një qepë mesatare dhe e kaurdisim në një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri derisa qepa të zbutet dhe zbehet pak. Largojmë qepën dhe e lëmë të ftohet. Grijmë shumë hollë majdanozin dhe koprën, po ashtu dhe brokolin e grijmë shumë imët.

Patatet e ziera i grijmë në rende (nga ana e trashë). Vendosim në tas pateten e grirë brokolin e grirë, vezë, kripë dhe piper të zi. Djathin e grirë imët, kopër, majdanoz të grirë, qepën e skuqur, dy lugë gjellë salcë kosi. Të gjithë këto përbërës i përziejmë së bashku. Në një tepsi shtojmë letër pjekje të cilën e spërkasim me vaj dhe e lyejmë sipërfaqen me furcë.

Formojmë qofte të bollshme, jo të shtypura por të fryra. I lyejmë në sipërfaqe, me furëë me vaj dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë për 25 min + 10 min në gril sa të skuqen. Për salcën shoqëruese 2 lugë gjellë majonezë. 2 lugë gjellë kos grek, 1 thelpi hudhër të shypur. Gjysmë kastraveci të grirë+ kopër. I përziejmë së bashku, vendosim salcën në një tas të vogël shërbejmë qofte të shoqëruar me salcë.

Supë me thjerrëza dhe kabanosi special

1 filxhan thjerrëza jeshile
1 qepë të madhe
200 gr sallam kabanos special të thatë
1 karotë e vogël
50 gr pure domate
1 filxhan kafe makarona elb
1 lugë çaji nenexhik
Kripë + piper të zi
4-5 lugë gjelle vaj ulliri

Shpëlajmë mirë thjerrëzat dhe i vendosim në një tenxhere ku do të shtojmë 1 litër ujë dhe 2 lugë vaj ulliri. I lëmë të ziejmë në temperaturë mesatare. Ndërkohë në një tenxhere hedhim 3 lugë gjellë vaj ulliri. Kaurdisim mirë 1 qepë të grirë imë. Shtojmë 200 gr sallam kabanos special të prerë në unaza.

Kaurdisim së bashku me qepën, shtojmë karrotën të prerë në kubikë ose shkopinj të shkurtër. I kaurdisim së bashku duke shtuar pure domate ose 1 lugë gjelle salcë koncentrat. Shtojmë në një tenxhere 1 filxhan kafeja makarona elb të vogla dhe i përziejmë përsëri. Rregullojmë shijen me pak kripë + nenexhik +lëngun e thjerrëzave + thjerrëzat e ziera, i lëmë të ziejnë së bashku për 15 min. Është gati për ta servirur.

Sfidat e Visjan Ukcenaj mes humorit, kërcimit dhe muzikës

“Ou ne kemi 12 vite?!” Visjan Ukcenaj flet për martesën e tij: Kohë që s’e kam ndier fare

Aktori Visjan Ukcenaj, ishte i ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Ai ka treguar se si është jeta e tij jashtë asaj që ne jemi mësuar ta shikojmë, jashtë televizioni.

Visjani ka treguar se si i ka ndryshuar jeta kur mori statusin e babait, e po ashtu ka folur edhe për dashurinë e tij me bashkëshorten, një histori e nisur kur të dy ishin shumë të rinj e të panjohur për publikun. Ata bëjnë 12 vite së bashku dhe Visjani është shprehur se pavarësisht se duket sikur kanë kaluar shumë vite ai nuk i ka ndier këto vite.   

Katerina Trungu: Në 10 Dhjetor ju bëni 12 vjet bashkë me Jonën.

Visjan Ukcenaj: Fiks.

Katerina Trungu: A ke përgatitur ndonjë gjë të bukur, se zakonisht e ke surprizuar.

Visjan Ukcenaj: Unë gjithmonë bëj surpriza, nëse s’janë shumë të mëdha janë të bukura dhe të  bëra me dashuri. Por kanë kaluar vitet dhe ka filluar është bërë si normale.

Katerina Trungu: Kur vjen data duhet patjetër diçka.

Visjan Ukcenaj: Jo, por edhe vitet na janë bërë si numra dhe vetë themi, “Ou zemër po ne kemi 12 vite!

Katerina Trungu: Si nuk u mërzite, çfarë doje të thoje?

Visjan Ukcenaj: Jo, si ikën kaq shpejt! Si numër duken kaq shumë, ndërsa si kohë, është një kohë që nuk e kam ndier fare.

Katerina Trungu: Kam dëgjuar nga njerëz që e njohin që është një vajzë fantastike,shumë e thjeshtë mbi të  gjitha. Se natyrisht ajo është regjisore, kështu që ka edhe karrierën e saj e nga ana tjetër ka një bashkëshort të njohur dhe mund të ishte më pak e thjeshtë, por më kanë thënë njerëz që e kanë takuar dhe punojnë me të se është e shkëlqyer.

Visjan Ukcenaj: Faleminderit shumë! Është e vërtetë, një nga arsyet që unë jam dashuruar me të është edhe kjo.

Katerina Trungu: Thjeshtësia?

Visjan Ukcenaj: Sepse unë jam njohur me të kur nuk më njihte njeri. Ajo sa kishte ardhur në Akademinë e Arteve, unë isha në vit të tretë dhe ka qenë impakt i menjëhershëm nga ana ime.

Katerina Trungu: Dashuri me shikim të parë.

Visjan Ukcenaj: Nga ana e saj ishte i shpeshhershëm, nga ana ime i menjëhershëm.

Skenat e xhelozisë së Visjan Ukcenaj: Reagimet e mia janë ekstreme

Aktori Visjan Ukcenaj, ishte këtë të hënë i ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku është shfaqur ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë. Visjani shumë shpejt do të festojë me gruan e tij Jonën 12-vjetorin e dashurisë së tyre. Ai ka treguar se edhe pse duket sikur ka kaluar shumë kohë, ai nuk e ka ndier dhe habitet se si ka ikur kaq shpejt.

I pyetur nga Katerina nëse gjatë gjithë këtyre viteve ka patur ndonjë skenë xhelozie që ai mund ta veçojë, ai është përgjigjur se një skenë specifike nuk e mban mend, por si natyrë është shumë impulsiv dhe reagimet e tij janë ekstreme. 

Katerina Trungu: Cilat kanë qenë skenat e xhelozisë që ti ke shfaqur ndaj Jonës? Ka ndonjë skenë që e veçon në ndonjë moment?

Visjan Ukcenaj: Xhelozia është shumë specifike, sepse varet edhe thjesht nga një moment, nga një shikim. Nuk mund të mbaj mend ndonjë skenë ekzakte, por përgjithësisht i kam ekstreme reagimet e mia. Domethënë reagimet i kam ekstreme. Marr flakë menjëherë dhe pastaj qetësohem menjëherë.

Ermelinda Ndoja: Je impulsiv si  natyrë.

Visjan Ukcenaj: Jam pak natyrë impulsive, madje një nga tatuazhet e kam “patience”. Mundohem ta shikoj shpesh, se e kam bërë që ta shikoj dhe vetë, por më shpëton. Jam xheloz, por jo fodull. Jam shumë i lumtur që nuk më ka lënë hapësirë për të pasur xhelozira absurde, por normalisht një lidhje pa xhelozi nuk ka kuptim.

Një bashkëshort dhe baba si Visjan Ukcenaj

Loja telefonike: Quiz