Të ftuar:
Linda Pano
Ols Abazi – Producent
Teuta Borova
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Tavë me pure patate, bizele dhe mish të grirë
1.2 kg patate
1 qepë e madhe
2 thelpinj hudhra
300 gr mish të grirë
0.5 gotë verë të bardhë
2 karota
250 bizele
1 lugë gjelle salcë domate (koncentrat)
1 kuti domate në copa
0.5 gotë lëng mishi
Majdanoz i grirë hollë
3 lugë gjelle vaj + 1 lugë gjelle gjalpë
Për purenë e patates
0.5 gotë qumësht
1 filxhan kafe lëng nga zierja e patateve
2 kokrra vezë
Kripë + piper të zi + arrë moskat
1 lugë gjelle gjalpë
Fillimisht qërojmë patatet i presim ati në copa të mëdha dhe pasi i vendosim një tenxhere i mbulojmë me ujë shtojmë 1 lugë çaji kripë dhe i vendosim në zjarr për ti zierë për 25 min nga momenti i zierjes. Më pas i kullojmë duke ruajtur 1 filxhan kafeje ujë nga zierja e patateve. I shtypim patatet duke i kthyer ato në pure, të cilën e vendosim në një tas ku do të shtojmë,lëngun e patateve + qumështin e nxehtë + gjalpë + kripë + piper të zi + arrë moskat + vezë të verdhë. Përziejmë purenë dhe e lëmë mënjanë. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepën me 3 lugë gjelle vaj derisa qepa të bëhet transparente. Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë përzierjen derisa mishi të skuqet lehtë, më pas e shuajmë me verë të bardhë. Shtojmë karotat në rende (kjo është opsionale) + salcën, i përziejmë. Shtojmë domatet e copëtuara, i përziejmë së bashku, shtojmë bizelet dhe i lëmë të marrin valë. Shtojmë lëngun e mishit dhe i lëmë të gjithë përbërësit të ziejnë për 10 minuta. Në fund shtojmë erëzat dhe majdanozin. Lyejmë tavën me pak vaj ose gjalpë, e pudrosim atë me 1 lugë gjelle bukë të thekur të grirë dhe e nivelojmë si bazë në tepsi ½ e puresë së patates, e më pas shtojmë kimen me mish të grirë dhe bizele. Mbulojmë kimën me pjesën tjetër të puresë së patates, e dekorojmë me majën e lugës ose bishtin e saj. Pudrosim sipërfaqen e puresë me pak parmixhano e më pas vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 25 min. E lëmë të ftohet pak tavën për 10-15 min e më pas e shërbejmë.
Për purenë e patates
3 limona të mëdhenj
100 gr sheqer
3 lugë çaji me niseshte misri
100 gr arra ( të pjekura ) 5 minuta
4-5 biskota
Shtrydhim limonët dhe lëngun e tyre e kalojmë në kullesën sa të vendosim në një tigan salce ku do të shtojmë 100 gr sheqer dhe 3 lugë çaji niseshte misri. I përziejmë mirë të gjithë këto përbërës dhe i vendosim në zjarr mesatar duke i përzierë vazhdimisht derisa kremi të trashet dhe të marrë valë për 2- min. E vendosim në një tas e mbulojmë me celefon dhe më pas në frigorifer që të ftohet. Vendosim arrat në një tigan dhe i kaurdisim ato për 5 minuta sa të zverdhen më pas i vendosim në një pajisje grirëse (si grirësja e qepës) shtojmë në të 4-5 biskota dhe i grimë dhe i lëmë mënjanë. Vendosim kremin në një tas dhe e përziejmë me rrahëse elektrike derisa të kthehet në një marengë jo fortë e trashë. Nxjerrim kremin e limonit nga frigoriferi e përziejmë me rrahësen e vezëve e më pas lugë- lugë shtojmë panën me kremin e limonit dhe vazhdojmë përzierjen me spatul. E vendosim kremin e përftuar në një xhep pastiçerie. Në një gotë vendosim 1.5 lugë gjelle arra të grira mbi biskota. Shtojmë kremin e pastiçerisë, arrat me biskota përsëri kremin e në fund i spërkasim përsëri më arrë dhe biskotë. I vendosim në frigorifer që të rrinë freskët për 2 orë dhe i shërbejmë.
A jemi gati për martesat brenda së njëjtës gjini?
Linda Pano: Nëse fëmija im do të ishte homoseksual do ta doja me gjithë shpirt, s’do e lëshoja kurrë
Linda Pano, e ftuar këtë të mërkure në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, ka pranuar se nëse fëmija i saj do të ishte homoseksual, do ta donte me gjithë shpirt.
Kjo deklaratë e saj, ka ardhur si pasojë e një diskutimi me Teuta Borovan, ku kjo e fundit e pyeti se çfarë do të bënte, nëse fëmija i saj do të vinte një ditë tek ajo dhe do t’i thoshte: “Mama unë jam homoseksual”.
Teuta Borova: Homoseksualiteti gjithmonë ka ekzistuar, tashmë njerëzit janë më të lirë sot për të folur.
Linda Pano: Nuk po e mohon njeri që nuk ka ekzistuar, në fund të rënies të çdo qytetërimi…
Teuta Borova: Na pëlqen, s’na pëlqen, edhe kur thua për familjen, edhe ata njerëz janë, pjesë të familjeve tona. Mund të ishte vëllai jot…
Linda Pano: Nuk po them që nuk janë. Nuk po e mohoj unë që ekzistojnë.
Teuta Borova: Mund të vijë fëmija juaj nesër, pasnesër dhe të thotë: “Mama unë jam homoseksual”. Çfarë do t’i bësh ti këtij fëmije?
Linda Pano: Do ta dua me të gjithë shpirtin tim dhe nuk do ta lëshoj deri në fund.
Teuta Borova: Ne si shoqëri nuk duhet t’i paragjykojmë dhe t’i shikojmë… se ne jemi një shoqëri shumë paragjykuese dhe ndërmjet racave.
Telefonuesja: Si mund të jetojnë dy gra apo dy burra si çift?
“Martohen me femra sa për opinion”, Borova: Meshkujt homoseksualë tek ne bëjnë jetë të dyfishtë
E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, Teuta Borova u shpreh se meshkujt homoseksualë bëjnë jetë të dyfishtë. Sipas saj, ata martohen me femra sa për opinion, edhe pse këto të fundit e dinë që bashkëshortët e tyre kanë një tjetër orientim seksual.
Teuta Borova: Ke dhe shumë raste të tjera që kanë qenë homoseksual meshkuj, por personalitete në vendin, ose në shoqërinë ku kanë jetuar, kanë bërë një martesë sa për opinion, kanë ardhur dhe 2 fëmijë në jetë dhe gruaja e ka ditur dhe e di shumë mirë prioritetin e bashkëshortit, të partnerit dhe ai ndërkohë bën një jetë të dyfishtë. Marrëdhëniet janë nga më të ndryshmet, na pëlqen, s’na pëlqen ne si shoqëri, i pranojmë, nuk i pranojmë, ky është realiteti. Pra, nëse një djalë është homoseksual, ai martohet me një të gjinisë së tij ose nuk martohet, ai prapë nuk ka për të riprodhuar, se ai nuk bën dot marrëdhënie intime me një femër. Pra, nuk është problemi jetojnë në bashkëjetesë, është vetëm ajo vula në bashki që mund ta frenojë këtë riprodhim. Thelbi është dëshira.
“Anëtarë të komunitetit LGBTI refuzuan praninë në program”, Trungu: Në këtë shtëpi pranojmë këdo
Tema e kësaj të mërkure në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, kishte të bënte me martesat brenda së njëjtës gjini dhe nëse shoqëria shqiptare është gati për ta pranuar këtë gjë.
Përpara se të niste me telefonatat, moderatorja e programit, Katerina Trungu, u shpreh paraprakisht se për këtë çështje, stafi kishte ftuar edhe anëtarë nga komuniteti LGBTI, por këta të fundit kishin refuzuar.
Trungu e bëri këtë sqarim, që të mos keqkuptohej apo mendohej se ata ishin treguar të njëanshëm në zgjedhjen e të ftuarve. Madje në fund ajo thotë: “Në këtë shtëpi pranojmë këdo”.
Katerina Trungu: Kemi një telefonatë, por përpara se të vazhdojmë me telefonatën, dua të theksoj edhe diçka tjetër. Ne, për të përgatitur këtë takim, pa diskutim që donim që të kishim anëtarë të komunitetit LGBTI, i kemi ftuar disa prej tyre, kanë pranuar dhe më pas kanë refuzuar që të jenë prezent për të zhvilluar këto biseda. Që të mos ketë ndonjë mendim, se kemi qenë të njëanshëm apo diçka e tillë. Ne në këtë shtëpi pranojmë këdo dhe, siç po e dëgjoni nga të ftuarit, në asnjë moment nuk duam të cenohet e drejta e askujt. Thjesht po japim mendime, me të drejtën themelore që na takon secilit prej nesh për të shprehur mendimin tonë lirisht.
Linda Pano: Komuniteti LGBT më ka hedhur në gjyq
/tvklan.al