Shije Shtëpie- Emisioni 22 Nëntor 2022


Shije Shtëpie- Emisioni 22 Nëntor 2022

16:08 22/11/2022

Të ftuar:

Olta Canka

Nora Malaj- politikane

Ardi Borova- parukier

Gazetare:  Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Mish pule me lakër turshi

500 gramë mish viçi

1,2 kilogramë  lakër turshi

1 qepë

2 thelpinj hudhër

2 karota

150 gramë pure domate

1 lugë gjelle miell

Vaj ulliri

Pak spec pikant

Majdanoz

Presim mishin në racione ose kubike mesatarë sa një kafshatë. Në një tenxhere ngrohim vajin. E aromatizojmë atë me hudhrat. Shtojmë qepën të grirë hollë. E kaurdisim sa të ulë volumin. Shtojmë mishin dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar më pas karotat të prera në gjysmërrathë ose në rende. I përziejmë duke shtuar më pas pak spec pikant nëse dëshironi. Pasi të kemi prerë lakrën hollë dhe ta kemi shpëlarë nga kripa, e shtojmë në tenxhere. I përziejmë mirë dhe shtojmë ujë sa të mbulohet mishi dhe perimet. Vendosim kapakun, ulim temperaturën në mesatare deri sa shohim që mishi të ketë zier. Shtojmë edhe piper të zi. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ose gjalpë kaurdisim pak miellin. E shuajmë me lëngun që kemi në tenxheren e gatimit dhe e shtojmë në lakër. Për të rregulluar konsistencën e gjellës e lëmë edhe 5 minuta të tjera të ziejë. Fikim zjarrin, spërkatim gjellën me majdanoz të freskët dhe është gati për tu shërbyer.

Rizoto me bizele dhe proshutë

280 gramë oriz arborio ose carnaroli

250 gramë bizele

100 gramë pançetë e tymosur

1 qepë (e grirë hollë)

1 thelb hudhër

1 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë

2 lugë gjelle vaj ulliri

40 gramë gjalpë

1 l lëng perimesh

40 gramë parmixhan

Fillimisht fërgojmë pançetën e prerë në kubikë deri sa të marrë ngjyrë karamel. Shojmë gjysmën e qepës të grirë hollë, hudhrën dhe majdanozin. Të gjitha këto në një tenxhere të bollshme. Shtojmë bizelet dhe i kaurdisim për 5 minuta dhe i lëmë mënjanë.

Ndërkohë në një tigan tjetër me gjalpë, skuqim gjysmën e qepës që mbeti. Shtojmë dhe orizin dhe i kurdisim së bashku deri sa shohim që orizi të zverdhet.

Fillojmë të shtojmë lëngun e perimeve pak nga pak. Pasi orizi të përthithë lëngun e perimeve, shtojmë përsëri lëng perimesh. Kështu vazhdojmë deri sa orizi të zbutet. Shtojmë bizelet dhe pançetën me qepën. I lëmë të ziejnë për 1-2 minuta dhe më pas fikim zjarrin duke shtuar parmixhanin të shkrijë në temperaturën e vet. E shërbejmë duke e spërkatur pak me majdanoz.

“Shikoja zymtësi, gjëra të errëta”, Olta Canka: Po i fusja ankth vetes për të zbuluar të ardhmen

Olta Canka, ka një dhunti të pazakontë. Ajo nëpërmjet vizioneve të së shkuarës bën interpretime të ëndrrave dhe deri diku mund të parashikojë të ardhmen. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ku ka treguar më tepër se si  e ka kuptuar që ajo e ka këtë aftësi.

Ajo ka treguar se aftësinë e saj filloi ta zhvillonte në moshën 17-vjeçare, por ajo ka treguar se kjo i ka shkaktuar edhe probleme pasi ndihej e veçuar nga moshataret e saj. Ndaj duke e parë se dëshira për të  zbuluar të ardhmen nëpërmjet ëndrrave po “i rrëmbente” të tashmen, ajo vendosi të hiqte dorë nga kërkimi i asaj që do ndodhë më pas.

Olta Canka: Unë që fëmijë kam pasur intuitën shumë të zhvilluar kam pasur aftësi shumë të zhvilluara dhe një kureshtje. Është kureshtja ajo që mua më çon gjithmonë përpara dhe fakti që nuk mposhtem nga frika. Kam diçka që dua ta bëj dhe dua ta bëj se s’bën. Në moshën 17-vjeçare thjesht vendosa të analizoja ëndrrat e mia, nga kureshtja për të parë të ardhmen time disa vizione që i kisha pasur dhe thashë pse jo ti analizoj. Të kuptoj dhe veten time dhe të kuptoj se çfarë më pret. Mirëpo vura re sa më shumë ta shkruaja një ëndërr  aq më shumë kohë merrte. Çdo ditë filloi nga një çerek ore merrte gjysmë, pastaj 2 deri në 4. Përpiqesha të gjeja simbolika dhe kuptime për secilën prej tyre, duke përdorur njëkohësisht dhe intuitën time që të gjeja një  farë shpjegimi gjithashtu duke  studiuar edhe mendjen time, duke studiua edhe trurin se si i mendoja gjërat duke parë edhe llojet e ëndrrave, vazhdueshmërinë dhe formatin, si të thuash. Pamjet që unë shikoja të përsëritura gjatë ëndrrave të ndryshme ose jo dhe krijoja  dhe një skenarë të  trurit tim apo të gjendjes sime psikologjike, sepse duhen të gjitha këto si elemente se ti studion gjendjen tënde, rrethanat dhe gjithçka. Pas një farë periudhe kur shikoja se disa ëndrra kishin një kuptim më afatgjatë dhe disa më afatshkurtra më tepër po shikoja gjëra të trishtueshme. Ëndrrat interpretonin shumë problematika dhe në përgjithësi ëndrrat e mia për  një kohë shumë të gjatë ishin shumë më të zymta dhe situatat në jetën time ishin shumë të zymta. Më është dashur të përballem me sfida të vazhdueshme dhe stres të vazhdueshëm, këtë gjë ma reflektonin ëndrrat e  mia. Mirëpo duke parë kaq shumë zymtësi, gjëra të errëta…

Katerina Trungu: Mendon se ndikohesh?

Olta Canka: Jo, nuk kisha frikë se ndikohesha, kuptova që unë nuk po kërkoja të shikoja këtë lloj të ardhmeje.  Doja të shikoja gjërat e bukura të jetës sime. Dhe i thashë vetes, pse kërkojmë kaq shumë ta dimë të ardhmen. Ne nuk duam të dimë të ardhmen. Ne duam të dimë gjërat e mira. 

Katerina Trungu: Pra ty të rezultonte që atë që shikoje në një ëndërr, të rezultonte që  pas një fare kohe kjo gjë dilte?

Olta Canka: Dilte. Ca gjëra akoma nuk kanë dalë.

Agida Koçi: Ti nuk e ndryshoje mënyrën e të sjellurit tënd përgjatë ditëve meqenëse kishe një parashikim?

Olta Canka: Gjëja që unë ndryshova, ishte dorëheqja ime për të parë ëndrrat dhe për të kërkuar të ardhmen, sepse njëkohësisht isha duke i futur një ankth vetes për të përmirësuar jetën time, në vend që të luftoja për të shijuar të tashmen. Isha “hedhur” në të ardhmen, isha projektuar e tëra në atë moshë , kur unë kisha shumë sfida për ti kaluar ndryshe. Isha në moshën e adoleshencës që janë shumë gjëra për t’u bërë. Kisha shumë vështirësi nuk përputhesha dot me moshatarët e mi nuk përputhesha me situatën. Kisha shumë vështirësi.


“Më ngulnin gjilpëra pas shpine, për dy ditë më hoqën nga puna”, Olta Canka paralajmëron: Dikush po të bën magji

Olta Canka, nëpërmjet vizioneve të së shkuarës bën interpretime të ëndrrave dhe deri diku mund të parashikojë të ardhmen. Ajo ishte e ftuar  në emisionin “Shije Shtëpie”, ku ka  treguar se ajo ka filluar të shpjegojë ëndrrat e saj që në moshën 17-vjeçare dhe kërkonte të gjente përmes tyre të ardhmen e saj.

Olta analizoi edhe disa ëndrra që ndjekësit e emisionit dërguan me mesazhe. Njëra prej tyre i la asaj një energji shumë të fortë dhe tronditëse.

“Kam parë në ëndërr sikur më ngulën gjilpëra pas shpine dhe pas dy ditësh më detyruan të iki nga puna”, ishte ëndrra që i dha një energji shumë të fortë Oltës

Olta Canka: Atëherë! Ti ke dikë që të bën magji. Ishte një energji shumë e fortë në momentin që e dëgjova këtë ëndërr. Mos u tremb! Ka kaluar çfarëdolloj gjëje që ka qenë dhe për shkak  të kësaj magjie,  personi që e ke patur në atë punë ty të kanë bërë nder. Më lejohet energjikisht që të them të pret një e ardhme shumë e mirë. Merr këtë kohë për t’u qetësuar, relaksuar dhe rruga jote do të hapet shumë shpejtë.

Olta, vajza që parashikon të ardhmen nëpërmjet ëndrrave dhe vizioneve

Sa psikovampirë ka në politikë? Jua thotë zysh Nora

A e kam mamin në Xhenet? Emisioni mbyllet në lot/ Canka: të kanë bërë magji









Të ngjashme