Shije Shtëpie – Emisioni 22 Shtator 2022





Shije Shtëpie – Emisioni 22 Shtator 2022

18:29 22/09/2022

Të ftuar:

Hetem Ramadani – inxhinier, biznesmen

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Qofte me salcë, të lehta, të buta, të shijshme

400 gr mish i grirë

1 fetë bukë e freskët

50 ml qumësht ose ujë

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

2 lugë gjelle parmixhano i grirë

1 thelpi hudhër

Kripë + piper të zi

1 vezë

Për salcën

½ qepë mesatare

400 gr pure domate

Kripë + piper të zi

Fillimisht ngrohim vajin në tigan dhe shtojmë në të qepën e grirë shumë të imët e kaurdisim atë derisa qepa të zbutet derisa të filloj të zverdhet pak. Shtojmë domatet e qëruara dhe të kthyera në pure. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Vendosim kapakun dhe lëmë salcën të ziejë 10 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim mishin e grirë, shtojmë bukën e zbutur për 5 minuta në qumësht dhe ujë.

Shtojmë majdanozin, parmexhanin, hudhrat, kripë dhe piper të zi dhe një vezë. Të gjithë këta përbërës i përziejmë mirë në tas derisa të na formohet një brumë qoftesh i lidhur mirë. Formojmë qofte në formën e një arre të madhe, të cilat nuk do t’i skuqim por menjëherë e vendosim në salcë. Shtojmë në të një filxhan ujë dhe gjysmë dado mish viçi. Mbulojmë qoftet me salcë dhe kapak dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta të tjera. I shërbejmë duke vendosur në pjatë makarona ose bukë të thekur.

Ëmbëlsirë me mollë dhe qumësht (pa vezë)

Përbërësit për kremin

1 mollë

500 ml qumësht

1 pako puding ose krem karamel

1 lugë gjelle niseshte

2 lugë gjelle sheqer

Për dekorim

1 mollë

1 lugë çaj gjalpë

2 lugë çaj sheqer

½ lugë kafe kanellë

1 lugë çaji lëng limoni

Qërojmë mollën dhe njërën prej tyre e presim në kubikë mesatarë. Mollën tjetër e presim në kubikë të vegjël. Mollën në kubikë më të mëdhenj e vendosim në një enë të thellë. Shtojmë pak qumësht dhe e kthejmë në lëng. E përziejmë në pjesën tjetër të qumështit dhe e vendosim në një tenxhere ku do të shtojmë një pako puding ose krem karamel, vanilje, dy lugë gjellë sheqer. I përziejmë mirë duke i lënë në zjarr derisa të marrë valë dhe kremi të trashet. E lëmë të ziejë dy minuta,  më pas e largojmë nga zjarri dhe ndajmë kremin nëpër gota të cilat i vendosim në frigorifer të ftohen.

Përgatisim dekorin e ëmbëlsirës. Në një tigan shkrijmë një lugë çaji gjalpë. Shtojmë mollët në kubikë të vegjël, sheqerin dhe i përziejmë derisa mollët të karamelizohen. Në fund shtojmë kanellën dhe i përziejmë së bashku duke shtuar një lugë kafe lëng limoni. I largojmë nga tigani dhe i vendosim mollët e karamelizuara në një tas. Pasi kremi në gota të jetë ftohur e nxjerrim nga frigoriferi dhe shtojmë në sipërfaqen e kremit një lugë gjellë me mollët e karamelizuara dhe e shërbejmë.

Si mund të kurohet sëmundja e shekullit, diabeti?

Sipërmarrësi i apasionuar pas shëndetit: Njerëz të sëmurë me kancer janë shëruar me regjimin tim

Hetem Ramadani, biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur për stilin e tij të jetesës dhe pasionit për shëndetin, ishte i ftuari i “Shije Shtëpie” në Tv Klan për të trajtuar disa tema. Kanceri, diabeti apo ushqimet e shëndetshme ishin disa prej problemeve të shëndetit që u cekën, për të cilat Ramadani nuk hezitoi të ndante disa këshilla. Sipas tij, kanceri është i kurueshëm nëse ndiqet një stil i caktuar jetese, por duhet theksuar se metodat e tij nuk janë të provuara shkencërisht.

Hetem Ramadani: Unë kam X raste, nuk po flas në shtëpinë time, brenda mureve të një shtëpie ku nuk dëgjohet zëri, kam thën që kanceri është i kurueshëm, mund të kthehet. Nuk e kuron Hetem Ramadani kam thënë, Hetem Ramadani jep këshilla, sugjerime. Ne kemi shumë pak informata për ushqimin e shëndetshëm ose ato që përmenda, për terapinë e dritës, frymëmarrjen, lëvizjen, të cilat ndihmojnë për të rregulluar hormonet.

Te gratë për shembull, një ushqim apo lëvizja, ngritja e peshave për të rregulluar hormonet që janë burim i kancerit, estrogjeni e progesteroni etj, mund të rregullohen me anë të lëvizjes e ngritjes së peshave. Prandaj, nëse kombinohen të gjitha këto, prapë e bëj publike, mund të kurohet, kam rast në familje dhe kam X raste nëpër botë, shqiptarë ose në Gjermani e Amerikë  ku njerëz të sëmurë me kancer prostate, lukthi ose zorre të trashë, janë shëruar me regjimin tim.

Kombinimi i meditimit, i lëvizjeve ose aktivitetit fizik, terapisë së frymëmarrjes, dalja në natyrë, ecja, vrapimi, sauna, terapia e ftohtë, e ngrohtë që i kam përdorur te ky i afërm në shtëpinë time, është shëruar nga kanceri në gji në metastazë, është kancer agresiv.

Si mund të trajtohet kanceri?

Cilat ushqime nuk duhet të konsumojmë?













Të ngjashme