Të ftuarit

Arba Gramo-Sipërmarrëse

Elda Koçi-Gazetare

Ronaldo Sharka-Gazetar

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Mish me perime në furrë (të gjitha të pagatuara)

600 gramë mish tul ose i grirë

2 qepë

2 patëllxhanë

2 speca të kuq

2 speca jeshil

2 patate

3 domate

1 kokë hudhër

100 gramë pure domate

1 lugë çaj piper i kuq

60 mililitra vaj

Kripë + piper të zi

40 gramë gjalpë

Mishin e presim në kubik mesatar ose e grime si të preferojmë. Të gjitha perimet i presim në kubik me brinjë1 centimetër. Në një tas përziejmë pure domate, piper të kuq, vaj pak kripë + piper të zi.

Mishin mund ta përziejmë në një tas të madh bashkë me perimet e më pas e vendosim në tepsi ose i vendosim të alternuara, fillimisht një shtresë qepë, patëllxhan, speca, patate, domate, hudhrat e më pas kripë + piper në fund i spërkasim me salcën të përzier në tas. Mbulojmë tavën me një letër alumini. Vendosim tavën në furrën e ngrohur më parë me 200 gradë për 50 minuta e më pas largojmë letrat. Vendosim mbi të gjalpë dhe e vëmë përsëri në furrë me temperaturën 200 gradë për 20 minuta të tjera, derisa perimet të marrin ngjyrën e pjekjes.

Supë krem lulelakër

500 gramë lulelakër

3 thelpinj hudhër

1 qepë

2 patate mesatare

1 karotë

Vaj ulliri

800 mililitra lëng perimesh

100 mililitra krem pana

1 lugë gjellë mustardë

1 lugë çaj uthull

Kripë + piper të zi, arrë moskat

1 tufë majdanoz

4 lugë gjellë lajthi – arrë apo bajame (opsionale)

Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin dhe e aromatizojmë atë me 1 thelbi hudhër. Largojmë hudhrën dhe shtojmë qepën e grirë shumë hollë derisa të zbutet. Shtojmë patatet dhe karotat e vogla dhe i kaurdisim së bashku me qepën për 3 minuta. Më pas shtojmë lulelakër të ndarë në copa të vogla. I mbulojmë perimet me lëng perimesh dhe i lëmë të ziejnë së bashku për 10 – 12 minuta të mbuluara me kapak. Pasi të kalojë kjo kohë largojmë tenxheren nga zjarri dhe rregullojmë shijen me kripë + piper të zi, arrë moskat, 1 lugë gjellë mustardë dhe 100 mililitra pana. Kalojmë perimet në blender duke e kthyer atë në krem. E vendosim në zjarr të flluskojë pak në valë në temperaturën mesatare dhe e fikim. Në një blender përgatisim pesto me majdanoz. Vendosim 2 thelpinj hudhër, majdanoz dhe vaj ulliri dhe i kthejmë në salcë dhe i servirim supën duke vendosur në çdo pjatë nga një lugë pesto. E spërkasim me lajthi, bajame ose arra të grira dhe e shijojmë.

“Ta bën zemra ta tradhtosh?”, Arba Gramo: Marrëdhënia seksuale nuk është kaq me rëndësi

Tradhtia ishte tema e diskutimit këtë të mërkurë në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan. Kjo është një temë e cila gjithmonë ndez shumë debate, a falet tradhtia, kush tradhton më shumë, pse ndodh tradhtia?

Të ftuarit e sotëm Elda Koçi, Arba Gramo dhe Ronaldo Sharka, kanë dhënë mendimet e tyre për  këtë çështje. Elda beson se dashuria dhe tradhtia nuk mund të qëndrojnë në një vend, ndërsa Arba dhe Ronaldo shprehen disi më ndryshe, ata shprehen se marrëdhënia seksuale nuk është me rëndësi, por nëse ka lidhje paralele patjetër që dashuria ka vdekur.

Elda Koçi: Folëm për gjëra të përgjithshme si fenomen.  Por ajo që unë i bëj pyetjen vetes, ose mikeshat e  mia, ose qoftë edhe ne që jemi këtu  duhet të bëjmë pyetjen pse po ndodh kjo tradhti, pse ndodhi.

Katerina Trungu: Cili mund të jetë shkaku?

Elda Koçi: Një nga shkaqet e tha Arba, janë hormonet. E heqim pjesën e hormoneve se ka mënyra nga më të ndryshmet se si t’i shfryjmë ato hormone. Që mos u shfryfshin ndonjëherë! Por ajo që unë mendoj se është më kryesorja është, në momentin që ndodh një tradhti qoftë nga partneri femër, apo mashkull, patjetër ka një boshllëk. Nuk ndodh asnjëherë një tradhti nëse mes çiftit gjërat shkojnë mirë. Tradhtia nuk ndodh nëse çifti është i dashuruar.

Katerina Trungu: Por boshllëkun duhet ta ndiejnë të dy?

Elda Koçi: Jo, o njëri o tjetri.

Ronaldo Sharka: Unë personalisht nuk besoj fare këtë, ti mund të jesh i dashuruar me një markë makine që të pëlqen shumë, por do  i japësh një  makine tjetër.

Elda Koçi: Njerëzit nuk janë makina.

Ronaldo Sharka: Nuk po flasim për lidhje paralele, në qoftë se ka lidhje paralele patjetër që dashuria ka vdekur.

Elda Koçi: Unë po flas për tradhtinë…

Arba Gramo: Duhet ndarë edhe kjo nëse flasim për lidhje paralele apo…

Elda Koçi: Ta mbaroj deri në fund idenë time. Nuk ndodh tradhtia nëse bashkëshorti, bashkëshortja, i dashuri apo e dashura të duan marrëzisht. Harrojeni! Nuk arrin tradhtia nëse e do një person. Vëri shigjetat nga vetja, nëse ti do e dashuroje një person marrëzisht do ta tradhtoje, ose ta bën zemra ta tradhtosh?

Arba Gramo: Marrëdhënia seksuale nuk është kaq me rëndësi, nuk e di nuk jam dakord.

Ronaldo Sharka: Ne jemi qenie që joshemi.

Elda Koçi: Meshkujt!

Arba Gramo:Përgjithësisht të gjithë.

Elda Koçi: Unë për veten time, nuk mund ta tradhtoj një njeri si femër nuk mund të iki, sepse më pëlqen filani, mua “ma lypi” njeriu, më joshi filani dhe unë nëse dua dikë unë do e tradhtoj atë, qoftë edhe për një flirt.

“Vajzat martohen ende pa hequr virgjërinë”, Ronaldo Sharka për tradhtinë: Ç’ të keqe ka?!

Tema e tradhtisë hapi  debate “të nxehta” këtë të mërkurë në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan. Gazetari Ronaldo Sharka është shprehur se në Shqipëri një problem shumë i madh që sjell tradhtinë është martesa në moshë të vogël. Sipas tij vajzat  martohen pa  hequr ende virgjërinë dhe sipas tij nuk ka asgjë të keqe që ato të eksperimentojnë seksualisht edhe me meshkuj të tjerë.

Ronaldo Sharka: Në Shqipëri ka një problem shumë të madh që njerëzit martohen herët, të mos flasim për Tiranën, të shkojmë jashtë Tiranës, se shumica e atyre që na ndjekin janë jashtë Tiranës, nëpër fshatra apo kudo tjetër. Martohen shumë herët. Unë di vajza që nëpër fshatra martohen ende pa hequr virgjërinë e tyre. Nuk kanë eksperimentuar fare me trupin e tyre seksualisht.

Arba Gramo: Nuk u lind nevoja për të thënë të vërtetën, nëse je në moshë aq të vogël.

Ronaldo Sharka: Po, pra por është moshë e vogël dhe ka provuar vetëm një partner në jetë.

Elda Koçi: E çfarë duhet të bëj, të provojë partnerë të tjerë, ta tradhtojë burrin?

Ronaldo Sharka: Po ç’të keqe ka?

Elda Koçi: Të bëj një pyetje të drejtpërdrejtë nëse e dashura jote, ose partnerja jote që ke në krahë çdo ditë për të mbajtur ty, do shkonte me një mashkull tjetër përditë-përditë si do ndiheshe?

Ronaldo Sharka: Unë nuk besoj fare te dashuria personalisht. Unë besoj te marrëdhëniet që thjesht bie rehat.

“Nëse e dashura të tradhton përditë, si do ndiheshe”, Ronaldo Sharka: Unë nuk besoj…

“Nëse e dashura do të tradhtonte çdo ditë për të mbajtur ty, si do ndiheshe ti?”, kjo ishte pyetja të cilën gazetarja Elda Koçi ia drejtoi Ronaldo Sharkës, pasi ky i fundit u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që një vajzë e cila është martuar e virgjër dhe nuk ka eksperimentuar seksualisht të ketë raporte seksuale me burra të tjerë. 

Ronaldo Sharka më herët u shpreh për temën e emisionit “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, se ai mendon se duhen ndarë llojet e tradhtisë, sipas tij një marrëdhënie mund të funksionojë edhe nëse partneri apo partnerja ka raporte të tjera seksuale me njerëz të tjerë, por lidhja e tyre do të merrte fund nëse do kishte lidhje tjetër paralele.

Ronaldo Sharka: Në Shqipëri ka një problem shumë të madh që njerëzit martohen herët, të mos flasim për Tiranën, të shkojmë jashtë Tiranës, se shumica e atyre që na ndjekin janë jashtë Tiranës, nëpër fshatra apo kudo tjetër. Martohen shumë herët. Unë di vajza që nëpër fshatra martohen ende pa hequr virgjërinë e tyre. Nuk kanë eksperimentuar fare me trupin e tyre seksualisht.

Arba Gramo: Nuk u lind nevoja për të thënë të vërtetën, nëse je në moshë aq të vogël.

Ronaldo Sharka: Po, pra por është moshë e vogël dhe ka provuar vetëm një partner në jetë.

Elda Koçi: E çfarë duhet të bëj, të provojë partnerë të tjerë, ta tradhtojë burrin?

Ronaldo Sharka: Po ç’të keqe ka?

Elda Koçi: Të bëj një pyetje të drejtpërdrejtë nëse e dashura jote, ose partnerja jote që ke në krahë çdo ditë për të mbajtur dy do shkonte në një mashkull tjetër përditë-përditë si do ndiheshe?

Ronaldo Sharka: Unë nuk besoj fare te dashuria personalisht. Unë besoj te marrëdhëniet që thjesht bie rehat. 

“Më tradhtoi me shoqen ditën e ditëlindjes”, Elda Koçi- telefonueses: Çfarë i bëre shoqes?

Një telefonuese e programit “Shije Shtëpie”,  në Tv Klan ka ndarë për emisionin historinë e  saj të tradhtisë. Ajo ka rrëfyer se ka dy vite e divorcuar për shkak se ish-bashkëshorti e  tradhtoi atë me shoqen e saj. por sikur të mos mjaftonte tradhtia dita që ajo e zbuloi ka qenë dita e ditëlindjes së saj, pikërisht ndërsa ishte duke festuar 30-vjetorin ajo mori këtë zhgënjim nga njeriu që, siç thotë, e kishte dashur.

Katerina Trungu:  Cili është një mendim që ke për temën?

Mendoj se më shumë tradhtojnë burrat. Jo jam e  divorcuar prej dy vitesh dhe mendoj se burrat tradhëtojnë më shumë.

Katerina Trungu:  Arsyeja e divorcit ka qenë tradhtia?

Telefonuesja: Po, tradhtia.

Katerina Trungu: Kështu që është një shkak për ndarje. Në analizën që ti i bën historisë tënde, kush e ka patur fajin?

Telefonuesja: Ka qenë shoqëri e përbashkët dhe jam tradhtuar nga një shoqja ime.

Elda Koçi: Ça i bëre shoqes, mirë atij, po shoqes ç’i bëre?

Arba Gramo: I dha burrin ça i bëri. Zemër ke shpëtuar besoj. Ke shpëtuar nga një njeri që nuk do ta kesh gjithë jetën.

Telefonuesja: Po ndihem e zhgënjyer se një njeri që e do.

Elda Koçi: Po çfarë justifikimi nxori?

Telefonuesja: Ishte në ditëlindje. Në 30-vjetorin,  për ditëlindje?

Katerina Trungu:  Në ditëlindjen tënde?

Telefonuesja: Kemi shoqëri të përbashkët dhe për 30 vjetorin më tradhtoi. Dhuratë për ditëlindje.

Katerina Trungu: A dhuratë për ty? Në kuptimin që ka qenë ditëlindja jote?

Telefonuesja: Po.

Elda Koçi: Ku është ai ku është. Me atë?

Katerina Trungu: O Elda nuk do “e kapim”!

Pse tradhëtojmë?

Arba Gramo: Jam divorcuar pas 20 vitesh se më ka tradhëtuar

Burri më ka tradhëtuar për ditëlindje me shoqen time

/tvklan.al