Të ftuar:
Nard Ndoka – politikan
Jona Koleci – avokate
Klotilda Harka – gazetare
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Biskota që shkrihen në gojë, të lehta dhe me pak përbërës
2 vezë
125 gr sheqer
125 ml vaj
1 lugë marmalatë kajsie
125 gr kos
1 lugë çaji lëkurë limoni
Pak kripë
450 gr miell
Në një tas vendosim vezët + sheqerin dhe i përziejmë së bashku. Shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen së bashku. Vazhdojmë të shtojmë mermelatën + kosin + lëkurën e limonit + pak kripë dhe i përziejmë mirë. Fillojmë të shtojmë miellin pak nga pak duke shtuar dhe pluhurin pjekës. Vazhdojmë përzierjen me lugë druri e më pas me duar.
E lëmë brumin të pushojë vetëm 5 min. E më pas me ndihmën e një luge çaji formojmë sferën sa një arrë të madhe. I rrotullojmë sferat e brumit në sheqer pluhur, e më pas i vendosim në tepsi, ku kemi shtruar një letër pjekje. I pjekim në temperaturën 200 gradë për 10-15 min.
Makarona me ton dhe angjinare
320 gr makarona (që preferoni)
Vaj ulliri
1 thelpi hudhër
1 lugë lëkurë limoni
1/2 lëngu i limonit
280 gr argjinare ( në vaj )
200 gr ton ( në vaj )
Kripë + piper të zi
Majdanoz
Vendosim tenxheren me ujë të bollshëm në zjarr për të valuar. Shtojmë kripë dhe i lëmë të ziejnë për sa minuta të jenë shkruar në paketim. Vendosim në zjarr një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtojmë në të 1 thelb hudhër të copëtuar.
Shtojmë lëkurën e limonit dhe lëngun e ½ e limonit, pak lëng makaronash, përziejmë përbërësit në tigan dhe shtojmë në të angjinare të prerë në feta e më pas peshkun ton të kulluar nga vaji, i përziejmë në tigan. Shtojmë makaronat i përziejmë duke shtuar në fund majdanozin të grirë shumë hollë. I servirim menjëherë duke spërkatur lehtë me pak vaj ulliri.
Çfarë është padrejtësia dhe si ndikon në jetën tonë?
Luan ‘rolin’ e SPAK-ut në shtëpi, Nard Ndoka: Ka burra që i marrin leje gruas edhe për të pirë kafe
Drejtësia është një koncept që hyn edhe në familje ku dikush duhet të luajë rolin e ‘peshores’. Politikani Nard Ndoka duket se e ka marrë vetë këtë angazhim në shtëpi. Me shumë humor, ai thotë në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se “ai është SPAK-u” në familjen e tij, por i rëndësishëm është mirëkuptimi mes bashkëshortëve. Këtu shton sërish pak doza humori për të thënë se “ka burra që i marrin leje gruas edhe për të pirë kafe”.
Ermelinda Ndoja: A ka SPAK në familjen tënde dhe kush e bën atë rolin e SPAK-ut apo nuk është dashur, s’ka qenë nevoja, s’ka lindur nevoja, secili e di rolin e vet?
Nard Ndoka: Ajo është kryesorja që drejtësia në familje dhe pjesa e padrejtësisë duhet të kenë një gjykim, kjo është e padiskutueshme, gjithmonë duhet të ketë mirëkuptim, roli i arbitrit i takon dikujt, pastaj varet. Unë për fatin e mirë e kam mbajtur vetë këtë. Padyshim që gruaja është forcë e madhe, ka burra që i marrin leje gruas edhe për të pirë kafe, pastaj kalojmë.
Klotilda Harka: Po ata s’janë burra pastaj… apo janë?
Katerina Trungu: Pse more çfarë ka të keqe, do pyesësh. Të duhem, s’të duhem në këto momente, mund të dal, s’mund të dal?
Klotilda Harka: Jo, i marrin leje gruas për kafe, ndryshon.
Ermelinda Ndoja: Po nuk i mori quhet padrejtësi.
Nard Ndoka: Është tjetër mirëkuptimi, tjetër diktati janë dy anë të ndryshme se edhe ju gratë merrni për kot se nëse ju japim pak liri kështu, tejkaloni.
Katerina Trungu: Unë nuk bie shumë dakord.
Nard Ndoka: Na vini shkelmin pastaj.
Si reagojmë ndaj padrejtësive që na bëhen në jetë?
“Kemi shkuar në gjykatë për një lajm”, gazetarja: Sot personazhet i nxjerrin vetë historitë e tyre
Në punën e saj si gazetare, Klotilda Harka ka ndeshur raste kur personazhet e njohur kanë ndier padrejtësi në fushat ku përkasin por edhe në raportet me mediat. Harka thotë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se marrëdhënia media-personazh ka kaluar një proces edukimi dhe mësimi pasi fillimisht figurat publike nuk pranonin të flisnin për jetën private. Lajme të tilla kanë sjellë edhe përplasjen në gjykatë.
Klotilda Harka: anë dashur vite të tëra për të mësuar dhe për të kuptuar që kur je personazh publik nuk i ke komplet dyert e jetës tënde të mbyllura sepse je një personazh publik. Është ndier dhe bashkarisht kemi punuar dhe ka ndodhur një proces edukimi dhe mësimi për sa i përket kësaj, patjetër kemi pasur konflikte, kemi pasur edhe raste kur na kanë çuar edhe në gjykatë për një lajm, për një titull por që gjithmonë i kemi fituar sepse…
Jona Koleci: Keni provuar të kundërtën.
Klotilda Harka: Po, kemi provuar të kundërtën, drejtësia ka provuar të kundërtën.
Në vazhdim të këtij argumenti, Harka thotë se me kohën personazhet e njohur kuptuan se ndarja e jetës personale kishte ndikim në famën dhe perceptimin e tyre nga publiku. Sot janë vetë ata që përpiqen të rrëfejnë sa më shumë ngjarje që ndodhin përtej kamerës.
Klotilda Harka: Janë njerëz, personazhe publikë, personazhe të famshëm që u pëlqen që ta shesin figurën e tyre ndryshe dhe nëpërmjet mesazheve që japin nëpërmjet jetës së tyre.
Jona Koleci: Duke e marrë vetë riskun.
Klotilda Harka: Duke e marrë vetë riskun, më përpara i fshihnin këto lajme sa më shumë, tani ku të munden dhe t’i nxjerrin sa më shumë në pah kështu që kohët kanë ndryshuar.
Jona Koleci: Për të fituar audiencë dhe në rastin konkret nuk e ka gazetari fajin.
Klotilda Harka: Absolutisht, madje ne i kemi ndihmuar për të qenë këtu ku janë sepse mënyra se si ti e trajton një personazh që dikur ka qenë i vogël, në kuptimin si figurë publlike dhe pastaj është rritur rrugës, nga ata unë sot marr edhe falenderime specifike, faleminderit për mënyrën se si më ke parë dhe se si më ke shtyrë që unë të jem ky që jam në kuptimin që figura publike duhet të jetë e plotësuar. Kemi parë plot yje të Hollivudit që dalin e japin plot intervista dhe askush prej tyre nuk flet vetëm për punën. Të gjithë ne na impresionojnë me jetët e tyre, janë një libër i hapur deri diku.
“Prindërit më kanë bërë ‘padrejtësi’, donin djalë”, avokatja: Sot jemi dy vajza
Avokatja Jona Koleci i përket fushës së drejtësisë, por ka një rast kur ka ndier ‘padrejtësinë’ në lëkurën e saj. Ajo rrëfen në “Shije Shtëpie” në Tv Klan historinë personale kur e ëma mbeti shtatzënë me të. Dëshira e saj ishte që fëmija i parë të ishte djalë kështu që pësoi një tronditje të fortë kur në jetë erdhi një vajzë.
Jona Koleci: Unë do them historinë personale. Kur ime më ka qenë shtatzënë me mua, ëndrra e saj ishte që fëmija i parë të ishte djalë. Kur linda, kur erdha unë në jetë, nuk e donte, pësoi një shok të parë pavarësisht që sot apo edhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së gjinisë femërore ndryshoi çdo gjë, por ka qenë opinioni. Sot unë i bëj humor tjetër, unë kam edhe një motër, domethënë ime më ka dy vajza, donte djem dhe ka bërë vajza.
Nard Ndoka: Edhe është më e kënaqur.
Jona Koleci: Është e kënaqur sepse gëzojmë shëndet, kjo është kryesorja, por nga ana tjetër atë që unë i them sot kur duam të bëjmë ndonjë debat i them mama, doje djem, nëse do kishe djem ti mendon se do bëje pushime bashkë me djemtë dhe me nuset e djemve? Jo, kështu që me vajzat je më mirë.