Të ftuar:

Albano Bogdo – aktor

Mimoza Keta – mjeke gjinekologe

Genta Qendro – avokate

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Tortë me dardhë dhe çokollatë

3-4 dardha

4 kokrra vezë

200 gr sheqer

100 gr gjalpë ose vaj vegjetal

100 ml qumësht

10 gr çokollatë (e hidhur)

250-280 gr miell

Pluhur pjekës

Qërojmë dardhat dhe gjysmën e tyre e presim në copëza të vogla dhe pjesën tjetër në feta të holla. Në një tas rrahim vezët, shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë gjalpin ose vajin, qumështin, kakaon, pluhurin pjekës dhe dardhat e prera në kubikë.

Në një tavë pjekjeje në formë unaze shtrojmë një letër pjekje e më pas nivelojmë brumin e kekut. Vendosim mbi brum fetat e dardhës duke e spërkatur pak me sheqer. E vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë për 45-50 minuta.

Shirita mish viçi me qepë dhe speca

1 qepë

3 speca mix me ngjyra

Vaj ulliri

1 lç mustardë

1 lç niseshte

Pak lëng perimesh

1 lgj uthull

Presim mishin në shirita dhe e marinojmë atë në një tas me kripë e piper të zi, mustardë dhe i përziejmë copëzat mirë. E mbulojmë dhe e lëmë mënjanë. Ndërkohë qepën e presim në fije dhe specat në shirita. Vendosim në zjarr një tigan me vaj ulliri. Sa të ngrohet, kaurdisim qepët deri sa të ulin volumin.

Shtojmë mishin në shirita dhe i skuqim te dyja së bashku. Vazhdojmë përzierjen deri sa shohim që në tigan nuk ka lagështirë. Shtojmë specat, i përziejmë. Rregullojmë shijen me pak kripë e piper të zi. Shtojmë gjysmë gote lëng perimesh ku kemi holluar 1 lugë çaji niseshte. E lëmë në zjarr derisa salca të trashet. Më pas e largojmë nga salca dhe e shërbejmë.

Burrë për shtëpi? Albano Bogdo: E kam provuar disa herë të bëhem nënë

“Shije Shtëpie” sot në Tv Klan i përgatiti recetat mes të qeshurave të shkaktuara nga i ftuari special, humoristi Albano Bogdo. Së bashku me zonjën Vjollca, Albano demonstroi aftësitë e tij në kuzhinë si “djalë për shtëpi” teksa kaurdiste qepën e mishin. Nga ana tjetër, Katerina nuk e ‘la rehat’ me pyetje për ndonjë martesë në horizont.

Albano Bogdo: Po s’ka gjë se do mbajmë erë qepë sikur do martohem unë.

Katerina Trungu: Pse s’do martohesh Albano?

Albano Bogdo: Po s’do martohem sot.

Katerina Trungu: Po, ja rastësisht sot…

Albano Bogdo: Mund të martohesh, mund të dalë ajo e jetës ë?

Zonja Vjollca: Po…s’i dihet.

Katerina Trungu: Edhe thua “dashuri me shikim të parë”.

Albano Bogdo: Ku ta gjej? Ajo do thojë “ç’mbaka era qepë, ka gatuar, qenka burrë për shtëpi”. Do i bëj golin vetes se unë s’do gatuaj kurrë.

Katerina Trungu: Më duket se nuk e ke në plan o Albano, se s’po më rrihet edhe mua ngaqë po e shoh.

Albano Bogdo: Shiko, e kam provuar disa herë të bëhem nënë, por s’më ka ecur.

Infeksionet vaginale gjatë shtatzënisë… Kujdesi që duhet të kemi dhe mënyrat e kurimit

Çfarë të kemi parasysh nëse duam të ndërhyjmë në fasadat e banesave apo ndërtesave