Të ftuar:

Gëzim Tushi-sociolog

Mardiola Baco-Juriste

Linda Pano-Në Skype

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Fileto pule e pjekur me salcë në furrë

4 fileto pule
Kripë, piper të zi, piper të kuq
Salca
40 gr gjalp
2 lugë gjellë miell
250 ml lëng pule
125 ml krem pana
150 ml qumësht
1 lugë gjellë majdanoz të grirë
1 lugë gjellë borzilok të copëtuar ( i frekët)
1 lugë çaj hudhër të grirë hollë
1 luge caji leng limoni
125 gr mozzarella
70 gr parmixhano i grirë
Kjo recetë mund të shoqërohet me makarona dhe pak sallatë

Presim mishin në feta të holla e marinojmë atë me kripë, piper të zi dhe pak piper të kuq. Ngrohim vajin në tigan dhe skuqim filetot e pulës nga të dyja anët derisa të zvedhët mirë në të dy anët.
Vendosim gjalpin në tigan për ta shkrirë, shtojmë miellin e kaudisim atë duke e shuar fillimisht me lëng pule dhe me lëng perimesh. Sapo masa të jetë bërë pak kremoze shtojmë kremin e më pas qumështin, rregullojmë shijen me mjadanoz, borzilok, trumzë i përziejmë mirë.
Shtojmë 1/3 e kremit në tepsi më pas shtojmë filetot e mishit i mbulojmë me kremin e mbetur. Shtojmë në fund mozzarella dhe pak parmixhano. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 170 gradë për 25 – 30 minuta. Ndërkohë vendosim tenxheren në zjarr. 15 minuta e parë se nxjerrim tavën nga furra. Shtojmë makaronat në tenxhere dhe i ziejmë ato për 5 min. Nxjerrim tavën, vendosim në pjatë makaronat e mbi të shtojmë salcën me fileton e pulës. Këtë pjatën e shoqërojmë vetëm me sallatën që preferoni.

Sallatë

Lakër ¼
Radikio 1 copë fije
Karrotë me rende
1 domate
2 qepë të njoma
Majdanoz
Kripë + piper të zi
Vaj ulliri
Limon

A është familja shqiptare në krizë?

Plas debati, profesori i kthehet keq Panos: Shko thuaji në kishë! Përpjekjet e tua e të bashkëshortit janë…

Në emisionin “Shije Shtëpie”, është trajtuar tema rreth familjes nëse është në krizë gjatë ditëve të sotme dhe si të ruajmë vlerat e saj. Të ftuar në studio kanë qenë Linda Pano, bashkëshortja e pastorit Akil Pano, sociologu i njohur Gëzim Tushi dhe juristja Mardiola Baco. Mes tyre është zhvilluar një debat i fortë, ku nuk kanë ndarë opinione të njëjta në lidhje me familjen e sotme tradicionale.

Linda Pano: Unë jam një çikë e çuditur që divorci promovohet si një pjesë moderne e shoqërisë ose familjes në këtë kohë edhe familja tradicionale lidhet vetëm me dhunën, jam e tmerruar me këtë koncept. Familja tradicionale është e vërtetë që ka probleme.

Mardiola Baco: Në Bibël e ke të shkruar, nuk e mbaj mend psalmin të të them rreshtat e psalmit fiks sepse e kam lexuar shpesh, madje dhe në Kuran është, në rast se një martesë nuk funksionon atëherë, kjo martesë jo funksionale shumë mirë mund të shkojë drejt ndarjes. Nuk dua ta cekësh që ne po promovojmë divorcin.

Linda Pano: E para je shumë gabim me atë që citove të paktën nga Bibla. Librin tjetër unë nuk e njoh, por Biblën e ke cituar shumë gabim. E dyta familja tradicionale ka një tendencë në këtë kohë që të lidhet me dhunën, nuk është ashtu. Ka familje të lumtura në shoqëri, ka familje që nuk e njohin dhunën brenda tyre dhe më vjen keq sepse më duket sikur familja tradicionale ka probleme dhe hajde ta çbëjmë, hajde të shikojmë për alternativa të reja dhe për mundësi të reja. Tani të krijojmë familjen. Familja nuk është një institucion financiar, profesori përpiqet gjithmonë ta lidhë me idenë që familja është një strukturë financiare, absolutisht jo, familja...

Gëzim Tushi: Jo moj jo, asnjëherë! Eshtë strukturë sociale, por ju kërkoni të impononi atë konceptin tuaj dogmatik, që është një koncept që nuk mund të dominojë. Moj e keni gabim, përpjekjet që bën ti dhe bashkëshorti yt, nuk i rezistojnë kohës. Ka ikur ajo kohë që ju kërkoni.

Linda Pano: Nuk ndërhyra kur ju diskutuat, ju lutem më dëgjoni deri në fund tani.

Gëzim Tushi: Po çfarë të dëgjo ato gjërat e tua, janë mediokre, janë gjëra që nuk i qëndrojnë realitetit. Shko thuaji në kishë ato. Nuk imponon dot ti opinionin publik, pikëpamjet e tua për familjen. E para familja është ajo që është dhe ashtu siç është dhe ka evolucionin e saj dhe jo atë që thoni juve. Meqë bën të tmerruarën, bën dhe të habiturën.

Linda Pano: Mendimi im është ky, familja është absolutisht dhe strukturë financiare…

Gëzim Tushi: Nuk ka thënë njeri që është strukturë financiare, ajo është lidhja më e ngushtë njerëzore, e kam thënë 100 mijë herë. Lexoje, lexoje se kam shkruar një libër 500 faqe. Shiko unë kam shumë frikë nga njeriu që ka lexuar shumë libra dhe ju keni lexuar vetëm një libër në jetë, nuk ju beson njeri. Një libër ke lexuar, një libër, një dhe kërkon ta imponosh atë libër. Jo shoqëria është e hapur, atë libër mbaje për vete dhe shko në kishë atje.

Linda Pano: Unë kërkoj të ndaj mendimin tim dhe do më lejoni të ndaj mendimin tim, ashtu siç unë ju dëgjova me shumë respekt dhe shumë durim.

Gëzim Tushi: Që të imponosh ti opinionin publik, me ato të një libri të vetëm që ke lexuar jo, vetëm kur të mos jem unë këtu, atëherë do e bësh.

Linda Pano: Mos e minimizoni rolin e familjes.

Katerina Trungu: Të paktën të japë idenë e saj se ka idenë që familja tradicionale nuk është domosdoshmërisht e lidhur me dhunën.

Gëzim Tushi: Kush e tha këtë? Unë thashë nëse familja është e dhunshme, divorci është shpëtim.

Linda Pano: Në çdo emision e lidhni me idenë e dhunës, familjen tradicionale e lidhni me idenë e dhunës.

Gëzim TushiJo nuk e ke dëgjuar mirë, nuk dëgjon mirë. Në qoftë se e dëgjon profesor Tushin me kujdes në çdo emision të jep idenë që të gjejmë alternativa të tjera sepse familja tradicionale tani është e mbuluar nga dhuna, nuk është kështu.

Si të ruajmë vlerat e familjes

Juristja- Panos: Në emër të Atit, të Birit të Shenjtë, të ndihmoftë! Tushi: Kjo duhet disiplinuar…

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka patur debate mes të ftuarëvë, ku bashkëshortja e pastorit Akil Pano e cila ishte në një lidhje Sype, ka akuzuar të ftuarit në studio, sociologun Gëzim Tushin dhe juristen Mardiola Baco se në çdo emision që shkojnë shprehen se familja tradicionale është e dhunshme, gratë janë të dhunshme, ndërkohë që ajo mbron idenë e saj duke thënë se në Shqipëri ka shumë familje të shëndetshme që nuk kanë probleme dhe jetonë në harmoni. Këtë deklaratë nuk e kanë pritur mirë si juristja ashtu dhe sociologu.

Linda Pano: Katerina ke dëgjuar ndonjëherë, të flasim deri tani që familja është e domosdoshme, është bërdhama e shoqërisë, është vendi më i sigurt.

Katerina TrunguPo jo, ata persona, të ftuarit që ti ke në studio në çdo emision, flasin familja është tradicionale, është e dhunshme, gratë janë të dhunuara.

Mardiola Baco: Ose na ke keqinterpretuar këtë moment do ta marr personale, apo e ke keqkuptuar tërësinë e asaj që kemi folur.

Katarina Trungu: Së pari ne nuk mund të marrim në shqyrtim çfarë është thënë në programet e tjera…

Mardiola Baco: Në emer të Atit, të Birit të Shenjtë, duhet ta them, të ndihmoftë! Është një sulm!
Linda Pano: Është një strukturë financiare dhe prandaj ka ndryshuar…

Gëzim Tushi: A ka mundësi se kjo është jashtë kontrollit, kjo duhet disiplinuar.

Katerina Trungu: Të lutem, mos ta kthejmë në akuzë, të mos ta kthejmë në një debat që nuk është i bukur. Të lutem ndalemi tek vlerat.

Linda Pano: Familjet tradicionale janë të pazëvendësueshme.

Gëzim Tushi: Po çfarë familje tradicionale, familja është familje, bën përkufizime.