Të ftuar:

Manjola Dule

Elsa Kallanxhiu

Agisa Xhemalaj

Gazetare:  Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Vezë me spinaq dhe domate të furrës

8 vezë

700 gramë spinaq

1 thelb hudhër

6 domate qershi

50 gramë parmixhan

2 lugë gjelle miell

Kripë dhe piper i zi

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturë 180 gradë. Lyejmë me vaj një tepsi me brinjë 25 centimetra. Vendosim spinaqin në ujë të valuar për 2 minuta. Kullojmë spinaqin në kullesë dhe e shtrydhim mirë  e më pas e grijmë trashë dhe e lëmë mënjanë. Në një tas vendosim 6 vezë të plota. I rrahim ato deri sa të shkrijnë dhe të rrisin volumin. Shtojmë dy lugë gjelle miell duke e situr. Shtojmë parmixhanin e grirë , pak kripë, piper të zi. I përziejmë mirë me tel dore e më pas e nivelojmë në tavën e lyer me vaj. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 8-10 minuta. Ndërkohë në një tas tjetër rrahim dy vezë, spinaq, 2 lugë gjelle gjizë, 2 lugë gjelle vaj. I përziejmë mirë dhe shtojmë një thelb hudhër të shtypur. Nxjerrim tavën nga furra dhe mbulojmë sipërfaqen e vezës me spinaqin që përgatitëm. Vendosim disa gjysma domate në sipërfaqe dhe vendosim tavën në furrë përsëri në temperaturë 180 gradë për 10-12 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra, e presim në kuadrate dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Supë me mish dhe fidhe

Kocka me mish ose 300 gramë mish

1 qepë e vogël

2 karota

2 thelpinj hudhër

6 gota lëng mishi

1/2 gotë makarona të holla

Kripë dhe piper i zi

Majdanoz

2 të verdha veze

2 lugë gjelle lëng limoni

50 gramë gjalpë

1/2 lugë çaj piper i kuq

Pastrojmë mishin me kocka dhe e vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm e më pas e lëmë që të ziejë ngadalë duke shtuar pak kripë. Pasi të kenë kaluar 10-15 minuta pas zierjes. I lëmë kockat të ziejnë mirë e më pas, pasi të kenë zierë i pastrojmë duke shkëputur mishin dhe duke e copëtuar atë në copa të vogla. Në një tenxhere të thellë kurdisim një qepë të vogël.

Shtojmë karotat të grira nga ana më e hollë e rendes dhe i kaurdisim së bashku me qepën. Shtojmë hudhrën të shtypur, i kaurdisim duke shtuar lëngun e mishit. E lëmë sa të marrë valë dhe shtojmë makaronat në fije të holla. I lëmë të ziejnë për 5 minuta.

Ndërkohë rrahim të verdhat e vezëve. Shtojmë lëng limoni. Shtojmë pak nga pak fillimisht ujë të ftohtë e më pas pak nga pak supën e përziejmë duke rregulluar hijen me kripë dhe piper. Shkrijmë gjalpë, pak piper të kuq. Shtojmë dhe 2-3 lugë gjelle majdanoz të grirë. Shërbejmë supën të ngrohtë.

Si të zgjedhim enët e duhura për kuzhinën tonë

Kuzhinë e vogël dhe pak para për arredimin

Si të përgatisim gjalp në kushte shtëpie

/tvklan.al