Të ftuar:

Genci Muçollari– Aksion Plus

Esmeralda Petrela– mjeke toksikologe

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Piadini në furrë me djathë dhe proshutë

4-5 piadini

220 gr krem djathi

80 gr ullinj jeshil

2 pako proshutë gjel deti

 150 gr djathë të tymosur

Beshameli:

40 gr gjalpë

40 gr miell

500 ml qumësht

80 gr parmixhan të grirë

Fillimisht përgatisim beshamelin. Shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e kaurdisim atë me gjalpë për 5 minuta. Shtojmë qumështin duke e përzierë vazhdimisht derisa beshameli të marrë valë. Shtojmë kripë e piper të zi. Vendosim kremin e djathit në një tas. Shtojmë në të ullinj të copëtuar në copëza të vogla, shtojmë 2 lugë gjellë beshamel në tas dhe i përziejmë mirë.

Lyejmë sipërfaqen e piadinit me krem djathi. Vendosim në qendër dy feta proshutë gjel deti, pak kubikë me djathë të tymosur dhe e mbledhim role duke fiksuar pjesët anësore. Shtojmë gjysmën e beshamelit në tavë. Rendisim rolet me piadini të mbushura. I mbulojmë me beshamel. Në fund i spërkasim me parmixhan dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta.

Supë me peshk dhe karkaleca

500 gr peshk dhe karkaleca mix

1 qepë e vogël

2 thelpinj hudhër

1 patate e madhe

1 karrotë

1 degë selino

100 ml verë e bardhë

2 domate mesatare

Vaj ulliri + 1 lgj gjalpë

1 gjethe dafinë

Kripë dhe piper i zi

Majdanoz+limon

Pastrojmë peshkun, e presim atë në copa dhe e vendosim në tenxhere ku kemi shtuar 1.5 litra ujë, disa kokrra piper të zi, selino, gjysmën e një limoni, verë, kripë. E lëmë peshkun të ziejë derisa mishi të shkëputet nga hala. Largojmë peshkun dhe shtojmë në lëng kokat e karkalecave. I lëmë të ziejnë dhe ndërkohë shkrijmë gjalpin plus vajin në tenxhere dhe kaurdisim qepën të grirë shumë imët. Shtojmë në tenxhere karrotat dhe patatet në kubikë të vegjël, i kaurdisim mirë. Shtojmë hudhra, domatet e pastruara nga lëkura dhe farat të prera në kubikë të vegjël.

Kullojmë lëngun e peshkut dhe e shtojmë tek perimet në tenxhere. Shtojmë gjethe dafine dhe i lëmë perimet të ziejnë për 10 – 13 minuta. Shtojmë karkalecat në copëza plus tulin e peshkut. I lëmë 3-4 minuta të ziejnë së bashku. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.

VIP-a e politikanë, përdorues të lëndëve narkotike, mjekja e pohon live

13 vite i droguar, mamaja: E çova kudo por më vdiq

“Nuk pastrohet, nuk ushqehet”, si ta dallojmë një përdorues droge

Drogërat dhe ndikimi i tyre në shëndet janë tema e ditës në “Shije Shtëpie”  në Tv Klan. Mjekja toksikologe Esmeralda Petrela thotë se përdorimi i kanabisit në adoleshencë është një rrezik i shtuar  për t’u diagnostikuar më vonë me sëmundje të shëndetit mendor.

Esmeralda Petrela: Nëse fillon të konsumohet kanabisi para moshës 20 vjeç, me shumë gjasa ky pacient në jetën adulte të hershme, praktikisht diçka rreth 25-30 vjeç do bëhet një pacient me probleme të  rënda të shëndetit mendor që mund të shkojnë deri atje sa pacienti do arrijë në gjendjen e skizofrenisë, ju e njihni, skizofrenia është një sëmundje psikiatrike dhe mendohet që fillimi i përdorimit të kanabisit në një moshë sa më të hershme është një risk shumë i shtuar që pacienti rreth moshës 25-30 vjeç të bëjë skizofreni. Kjo është faza më e rëndë mund të themi, por sëmundjet psikiatrike që shoqërojnë përdorimin e kanabisit janë të shumëllojshme, që nga çrregullimet e personalitetit, çrregullimet e humorit, gjendja e shtuar e ankthit, paranojat, janë të gjitha këto diagnoza psikiatrike që rrjedhin prej përdorimit të kanabisit, jo vetëm sigurisht, edhe drogëra të tjera shoqërohen me gjendje psikiatrike bashkëshoqëruese.

Sipas mjekes, shkaqet e përdorimit të kanabisit nisin nga bullizmi, nxitja e shoqërisë, problemet familjare apo mungesa e vëmendjes. Megjithatë, janë disa karakteristika të përdoruesve të lëndëve narkotike që mund t’i ‘nxjerrin’ zbuluar dhe të kuptohet që janë orientuar drejt substancave.

Esmeralda Petrela: Në radhë të parë fëmija humbet interesin ndaj vetes, ndaj shkollës, ndaj familjes, ndaj jetës sociale, fillon të bëhet më i vetmuar. Sigurisht pastaj fillon të harxhojë lekë, kërkesa për para çdo ditë është shumë e lartë,  përveç pjesës pastaj që nuk ka dëshirë as për t’u pastruar, as për të mësuar, as për t’u ushqyer dhe këto janë të gjitha indicie që një prind duhet ta bëjnë që t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe të marrë kohën e duhur që fëmijën ta trajtojë në momentin e parë. Problemi është që sa më shpejt  të kapet përdorimi i substancës aq më shumë gjasa ka që ky fëmijë të shpëtojë nga përdorimi i substancave.

Po më shkallojnë çunin, babai: Nuk më njihte djali, nuk i japin ilaçet