Të ftuar:

Deada Hyka, gazetare

Santana Çomora, kryeredaktore e “Linving”

Migen Qiraxhi, aktivist

Eksena Qirici, psikologe

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Pulë me domate dhe erëza

1 kg mish pule (kofsha)
2 qepë mesatare
2 thelpinj hudhra
800 gr domate
1 spec i kuq
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
1 lgj salcë domate (koncentrat)
1 lç piper i kuq
0,5 lç koriandër e bluar
1 grusht borzilok

Ngrohim vajin dhe gjalpin në një tenxhere të thellë dhe skuqim mishin e pulës deri sa të marrë një ngjyrë të artë për 4-6 minuta nga secila anë. Më pas e heqim mënjanë. Në po atë yndyrë shtojmë qepët e prera në feta dhe e kaurdisim deri sa ajo të bëhet e tejdukshme. Shtojmë erëzat dhe salcën e domates dhe i gatuajmë për 5 minuta. Shtojmë specin në shirita të hollë, domatet e qëruara dhe të prera në copëza, kripë e piper të zi. I përziejmë, mbulojmë tenxheren me kapak dhe i lëmë domatet të gatuhen për 10 minuta. Kthejmë copat e pulës në tenxhere e më pas e mbulojmë atë me kapak për të vazhduar gatimin edhe 15 minuta të tjera në temperaturë mesatare. Pas këtij minutazhi në fund shtojmë hudhrat e shtypura së bashku me borzilokun e grirë hollë për 5 minuta.
Pulën me domate dhe erëza e shërbejmë me bukë të thekur.

Piadine të mbushura me kremviçe pule dhe djathë


3-4 peta piadine
3-4 kremviçe pule Fix
150 gr djathë mozzarella (pice)
3 kokrra vezë
Kripë dhe piper i zi
Piper i kuq
2 lgj majdanoz i grirë hollë

Presim petën e piadinit në gjatësinë e një kremviçeje. Vendosim në fillim të petës një kremviçe pule e më pas një lugë e gjysmë djathë të grirë në rende. E mbledhim petën role si një kanelone. Në një pjatë të thellë përziejmë 3 vezë, kripë, piper të zi, pak nenexhik ose rigon, këto të fundit sipas dëshirës i përziejmë mirë e më pas lyejmë mirë komplet pjesën e jashtme ta kanelonit që formuam. Më pas e skuqim dhe e shërbejmë të spërkatur me majdanoz.

“Adoleshenca” seriali i shumëpërfolur, ku 13-vjeçari vret bashkëmoshataren

A po i mbrojmë si duhet fëmijët tanë?

Quizi telefonik