Të ftuarit

Eduart Abedini-fizioterapist

Dojana Mulaj-fizioterapiste

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Receta nga zonja Vjollca

Ëmbëlsirë greke me portokall ( Portokalopita )

1 pako peta të holla

4 vezë

1 gotë sheqer

Lëkura e 2 portokalleve

1 gotë kos

1 gotë vaj

1 pako vanilje

1 pako pluhur pjekës

1 portokall (për dekor)

Sherbet

500 gr sheqer

1 gotë ujë (jo plot)

1 gotë lëng portokalli (jo plot)

1 shkop kanellë

2 feta limon

Në një tepsi të palyer me yndyrë, vendosim petat të rrudhosura mbushim tepsinë me to dhe e vendosim në furrë në temperaturën 120 gradë për 50 min ose 1 orë. Më pas i nxjerrim nga furra dhe pasi ftohen pak i copëtojmë duke i vendosur në një tas.

Në një tas tjetër vendosim 4 vezë të plota shtojmë 1 gotë sheqer 180 gramë dhe i rrahim vezë sheqer. Së bashku derisa veza të rrisë volumin. Shtojmë lëkurën e 2 portokalleve të grirë me rende shumë të holla. Shtojmë 1 pako vanilje, 1 gotë vaj, 1 pako pluhur pjekës, 1 gotë kos të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë. Në tasin ku kemi përzier të gjithë përbërësit shtojmë petat e copëtuara dhe i përziejmë me spatul.

Lyejmë një tepsi mesatare mesatare me vaj ose gjalpë duke e pudrosur me miell. Shtojmë në të brumin e përgatitur me petët e nivelojmë. Vendosim mbi brumë disa feta portokalli në sipërfaqe dhe vëmë tepsinë për ta pjekur në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 min. Ndërkohë përgatisim sherbetin. Vendosim 500 gram sheqer, shtojmë një gotë ujë (jo plotë) dhe po ashtu një gotë lëng portokalli + një shkop kanellë dy feta limoni. Vendosim tenxheren në zjarr dhe nga momenti i zierjes e lëmë sherbetin të valojë vetëm 6 ose 7 min dhe e largojmë. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe kur ajo të jetë ftohur dhe të jetë vakur shtojmë sherbetin e ngrohtë ti ketë rënë pak vala. Pasi të ftohet e presim dhe e shërbejmë.

Portokalopita/ Ëmbëlsirë greke me portokall (pjesa e dytë)

E papritur në Shije Shtëpie! Katerinës i vjen një surprizë…

 Moderatorja dhe gazetarja Katerina Trungu të cilën e shikojmë çdo ditë në emisonin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kishte këtë të premte ditën e emrit.  Ndërsa ishte në emision së bashku me të ftuarit ajo mori një surprizë emocionuese.

“Ke ardhur me kaq shpejtësi sa s’po e kuptoj. Mos më thuaj që e ke për mua, O Zot jeni të paparë!”, tha Katerina duke parë Agidën që po i afrohej me një buqetë të madhe me luledielli në duar.

Ermelinda Ndoja: Katerina ka ditën e emrit që ta marrin vesh të gjithë.

Katerina Trungu: Tani, ka ardhur nga mami im kjo, kam përshtypjen unë.  Është mami im që ma ka sjellë? Shumë faleminderit! Ju dua shumë!

Ermelinda Ndoja: Jo vetëm e ke emrin të bukur, por je edhe vetë shumë e mirë.

Pas surprizës që emocioni Katerinën nuk munguan as telefonatat nga qytetarë të cilët merrnin vetëm për ta uruar.

“Përshëndetje Katerina! Je shumë e mirë, të ndjek përditë! Ta gëzosh emrin! Vetëm për ty mora sot! Të shikoj përditë nga mëngjesi deri sa  e mbyll në orën 12 :00 jam një shikuese e rregullt e emisionit tënd”,  u shpreh telefonuesja.

Ushtrimet që na ndihmojnë për dhimbje cervikale

Nervi shiatik ushtrime që ndihmojnë në lehtrësimin e dhimbjeve

Nervi shiatik: simptomat, shkaqet, si mund ta kurojmë?

/tvklan.al