#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 Receta nga Znj.Vjollca

Kulaç me djathë dhe spinaq

Përbëresit

3 vezë
100 ml qumësht
120 ml vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
200 gr djathë të bardhë
100 gr djathë të verdhë
230 gr miell
1 lgj pluhur pjekës
200 gr spinaq


Në një tas përziejmë vezët. Shtojmë qumështin, vajin, kripë dhe piper dhe i përziejmë bashkë. Shtojmë djathin e thërrmuar, djathin verdhë te grirë në rende shumë hollë. Shtojmë miellin, pluhurin pjekës dhe i përziejmë mirë. Në fund shtojmë spinaqin e grirë hollë. E vendosim në një tepsi drejtkëndëshe me parametra(28x15x7 cm). Nëse nuk keni e vendosni në një tepsi keku rrumbullake. E vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 35-40 minuta.

Kupa me krem çokollate

Përbërësit

500 ml qumësht
4 të verdha veze
70 gr sheqer
30 gr niseshte
Vanilje
100 gr çokollatë e zezë

Dekori
30 gr pana ëmbëlsire
70 gr maskarpone
1 lgj sheqer pluhur
Pak kakao ose çokollatë


Në një tas vendosim 4 të verdha veze në temperaturë ambienti. Shtojmë sheqerin, vaniljen, niseshten dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me tel dore. Shtojmë në tas pak nga pak qumështin e ngrohtë duke i përzier të gjithë përbërësit në tas. Pasi të jetë shkrirë sheqeri dhe përzierja të jetë bërë plotësisht, e transferojmë përzierjen në një tenxhere dhe e vendosim në zjarr mesatar. E lëmë të valojë për 5-6 minuta deri sa kremi të trashet mirë. Fikim zjarrin, shtojmë çokollatën dhe e vendosim në një tas ku e mbulojmë me celefon dhe e lëmë të ftohet në frigorifer. Vendosim në një tas panën, shtojmë maskarponen dhe 1 lugë gjelle sheqer pluhur. Përziejmë panën deri sa të marrë trajtën e ngurtë. Çdo gotë e vendosim deri në gjysëm dhe më pas vendosim panën në një xhep pastiçerie dhe mbushim gjysmëm tjetër. E pudrosim me kakao ose grimca çokollate e më pas i lëmë të ftohen para se ti shërbejmë.

Pubertet që 9 vjeç, mjekja: Predispozitë për tumore në të ardhmen

Adoleshentët 9-vjeçarë, mësuesja: Hasemi me shumë probleme

Djali 7 vjeç në pubertet, vajza 10 vjeç me perioda… Prindërit e shqetësuar