Të ftuar:

Alket Islami-parashutist

Blerim Dervishi– shef kuzhine

Gazmend Agaj-gazetar

Brikena Xhixha– nutricioniste

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Kek me qumësht të kondensuar

150 gr gjalpë

150 gr sheqer pluhur

4 vezë të mëdha

250 gr miell

1 pako pluhur pjekës

400 gr qumësht të kondensuar

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

1 lugë çaji lëng limoni

Pak arrë moskat

1 lugë gjellë lëkurë limoni

Përgatitja:

Parangrohni furrën në temperaturë 170 gradë.

Miksojini bashkë gjalpin dhe sheqerin dhe rriheni deri sa të marrë një trajtë kremoze dhe fillon të duket e bardhë, afërsisht 3-4 minuta. Pastaj shtoni qumështin e kondensuar dhe përziejini sërish për një minutë.

Shtoni vezët një nga një dhe përziejeni masën pas çdo veze të hedhur. Shtoni miellin dhe pluhurin pjekës në tas. Më pas shtoni lëkurën e limonit, arrën moskat dhe ekstraktin e vaniljes.

Përziejini mirë deri sa masa të marrë trajtë homogjene. Masën e përfituar e hedhim në tepsinë e lyer me gjalpë. Tundeni tavën në mënyrë që masës së përftuar të mos i ngelen hapësira boshe. E vendosim në furrën e parangrohur në 170 gradë për 40 minuta. Pas pjekjes, spërkatni kekun me sheqer pluhur dhe mund ta shoqëroni me shllak dhe me frutat që dëshironi.

Speca të kuq me kajmak

Speca të kuq

Vaj + 1 lugë gjalpë

1 thelpi hudhër

Kripë

150 gr krem kosi

100 ml krem pana

 Pastrojmë specat dhe i pjekim ato në furrë ose në pllakë. I vendosim në një tas të mbuluar i lëmë 10 minuta e më pas qërojmë lekurën e tyre. Ngrohim vajin e gjalpin në tigan dhe vendosim 1 thelpi hudhër sa për aromë të cilën e largojmë më pas. Shtojmë në të specat dhe i kalojmë ato në një skuqje nga të dy anët. Largojmë specat dhe i vendosim në një tavë ose në tigan.

Shtojmë kremin e kosit, e përziejmë së bashku me kremin pana. E lëmë masën të bëhet kremoze dhe ngrohet mirë. E shtojmë mbi specat kremin që përgatitem dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 10 minuta. Serviren të ngrohtë.

Alket Islami: Kam ngrënë minj me supë

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan është diskutuar mbi temën e konsumimit të insekteve. Komisioni Europian ka lejuar buburrecat, krimbat dhe karkalecat të jenë pjesë e dietës dhe të përdoren për konsum në markete dhe restorante. Të ftuar në studio ka qenë fotografi ajror Alket Islami, kuzhinieri Bleri Dervishi dhe gazetari Gazment Agaj ku kanë treguar eksperiencën e tyre në ngrënien e insekteve.

Alket Islami tregon se ka qenë në Kini në vitin 2019 dhe është mrekulluar nga ushqimet kineze, ku ka ngrënë ushqime të shumta që përfshinin insekte, krimba por ka provuar dhe miun në supë.

Katerina Trungu: Alket natyrë sportive sa s’ka , me siguri dhe i guximshëm për të provuar pjata të ndryshme, e ke bërë këtë punë?

Alket Islami- Bleri DervishitNë restorantin tënd ta fusësh gjithë këtë lloj strukture insektesh sepse do kesh një impakt fantastik. Unë kam pasur fatin që të kem qenë në Kinë në vitin 2019 dhe kam fatin e madh që kam provuar një gastronomi të jashtëzakonshme, që restorantet kineze këtu nuk janë asnë gjë dhe kulinaria aziatike ndryshon. Kina është “on the top”, në Japoni nuk bëhet fjalë.

Katerina Trungu: Vërtet e quan më të mirë?

Alket Islami: Absolutisht po, sepse të vetmen gjë që nuk arrita të provoj sepse të gjithë bashkë po të bëjmë një votim do dalim që jemi të unifikuar që tek thertorja e qenëve ishte e tmerrshme. Nuk ma bënte zemra të shkoja të shikoja se si mishin e qenit e merrnin e zienin. Ndërsa pjesa tjetër, miun në supë, pjesa e karkalecave…

Katerina Trungu: E ke provuar miun në supë?

Alket Islami: Po. Të thashë fati jonë ishte që unë isha nga Shqipëria, por 10 vetat e tjerë ishin nga e gjithë Shqipëria dhe ata për të na dhënë të gjithë gjërat tradicionale të zonave, orizi ishte ai derivati që ti nuk e ke në pjatë, e kishin në një kazan poshtë këmbëve dhe në tavolinat nuk e di nuk t’i përmend dot se çfarë lloj ushqimesh të ndryshme, insektet që ishin në pjesën e friturës dhe sekreti janë salcat sepse me salca e hanë.

Alketi Islami: Këmbët e pulës janë shumë të shijshme për t’i konsumuar

Deklarata e habitshme e shefit të kuzhinës: Konsumimi i insekteve nuk ndot ambjentin

Komisioni Europian ka miratuar përdorimin dhe konsumin e insekteve, krimbave dhe buburrecave nëpër restorante dhe mund të gjenden në shitje nëpër supermarkete. Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan është folur pikërisht për këtë gjë, ku të ftuarit kanë treguar edhe eksperiencat e tyre në konsumin e insekteve.

Kuzhinieri i njohur Bleri Dervishi ka shprehur se mund të jetë interesante të bëhet një javë kulturore mes kuzhinës shqiptare dhe aziatike, ku sipas mendimit të tij një byrek me krimba të pjekur në hell ose të skuqur mund të jetë një kombinim mjaft i mirë.

Katerina Trungu: Bleri për atë javën, si do e quash, javën e insekteve në pjatë?

Alket Islami: Unë jam i pari furnitori, duke parë filmin “Flutura në kabinën time”, me xhaketë karkalecat, gjëra sa për të bërë atë javën.

Bleri Dervishi: Sigurisht që duhet të jenë të certifikuara si çdo produkt tjetër që hyn në Europë. Pse jo sapo të hyjmë, mund të investojmë.

Alket Ismali: Nuk ka karkalec helmues se pyeta në Kinë unë, nuk janë si kërpudhat që duhet t’i identifikosh mirë.

Bleri Dervishi: Unë mendoj që do ishte shumë interesante të bëheshe një javë kulturore mes kuzhinës shqiptare dhe asaj aziatike me insekte. E zëmë kush e mendonte një byrek me këto gjëra. Një byrek me ato krimbat që mund të jenë të gatuara në hell ose të skuqura të futura brenda me një salcë. Nuk e kam provuar, por që mund të shkonte, ose një burger i bërë me qiqra, patate, kopër dhe në fund t’i hidhje karkaleca të skuqura.