Të ftuar:

Alban Xhihani: Gazetar

Alket Islami

Renada Caci: Aktore

Romina Selenica: Kirurge plastike , estetike

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Kadaif portokalopita

400 gr kadaif
200 gr gjalp ( i tretur )

  • Kremi

4 kokrra vezë
100 gr sheqer
100 ml lëng portokalli
100 ml vaj ulliri
250 gr kos
Lëkura e 1 portokalli
1 pako pluhur pjekës
1 majë kripë

  • Sherbeti

500 gr sheqer
200 ml ujë
1 shkop kanellë
200 ml lëng portokalli

Fillimisht shkriftojmë kadaifin dhe më pas e përziejmë atë me gjalpin duke e përzierë mirë kadaifin me gjalpin. E nivelojmë kadaifin mirë në një tavë mesatare duke e mgjeshur atë mirë e më pas e vendosim në furrë të piqet pak për 10 – 15 min në temperaturen 170 gradë. Ndërkohë përgatisim salcën duke vendosur të gjithë përbërësit në një tas, vëzët + sheqerin + lëngun e portokallit + vajin e ullirit + kos + lëkuren e portokallit + 1 maje kripë. I përziejmë + pluhurin pjekës, i përziejmë mirë. Nxjerrim kadaifin nga furra e shpojmë sipërfaqen me një shkop shishqebapi e më pas shtojmë salcën deri sa të përthithet nga kadaifi. E vendosim përsëri në furrë në temperaturën 175 gradë për 30-35 min. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Vendosim përbërësit e sherbetit në tenxhere dhe e ziejmë atë 6 min. Nga çasti i vlimit. E lëmë të bjerë volumi dhe shërbeti ëmbëlsirës.

Shqeto Përmeti

800 gr mish qingji
50 gr gjalp
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle miell
250 ml qumësht
1-2 vezë ( të verdhat )
2 lugë gjelle lëng limoni
Kripë + piper të zi
2 lugë gjelle majdanoz

Pasi e presim mishin në porcione, e shpërlajmë dhe e kaurdisim pak sa të përthithë lëngun e tij. Shtojmë ujin sa të mbulojë mishin dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare duke shtuar dhe pak kripë. Në pak gjalp kaurdisim 2 lugë gjelle miell si për beshamel, pa i dhënë ngjyrrë dhe shtojmë qumështin. Sa të fillojë të marrë valë shtojmë dhe lëng mishi dhe e lëmë të marrë përsëri pak valëdhe më pas e shtojmë në tenxhere. E lëmë të marrë valë së bashku me mishin për 5 minuta dhe e largojmë. Rrahim 2 kokrra vezë dhe shtojmë gjysmën e limonit të shtrydhur. Pasi të ketë rënë vala në tenxhere (të jetë ftohur pak), shtojmë në tasin me vezë pak nga lëngu i mishit. E trazojmë e më pas e shtojmë gradualisht në tenxhere. Shkrijmë pak gjalp, e përvëlojmë shqeton , e spërkatim me pak majdanoz të grirë hollë dhe e shërbejmë duke i shtuar pak piper të zi nga mulliri.

Punojmë për kënaqësi apo për para?

Profesioni i ëndrrave i Alban Xhihanit, Renada Cacit, Alket Islamit, Romina Selenicës

Profesionet më të paguara në Shqipëri