#AlbanaCaushaj#EndritMone#AldaKola#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Pulë me jufka

Përbërësit
1 pulë
500 gr jufka
100 gr gjalp
kripë dhe piper të zi
1 qepë ( opsionale)
Përgatitja:
Presim pulën në racione e lajmë dhe thajmë copat e pulës. Valojmë 1 litër ujë dhe shtojmë në të copat e pulës, për të zierë duke shtuar në tenxhere kripë dhe erza nëse dëshironi si ( dafinë, trumzë). Në një tigan shkrijmë ½ e gjalpit dhe kaurdisim qepën të grirë në rende ( pa I dhënë ngjyrë e lëmë s të zbutet pak dhe shtojmë në të kripë dhe piper të zi. Në një tepsi shtrojmë jufkat, shpërndajmë mbi të qepën e kaurdisur me gjalp, vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 grdë Celsius për 5-6 minuta sa jufkat të fillojnë të zverdhen pak. Nxjerrim tepsinë nga furra, shtojmë tek jufkat lëngun e pulës. lëngu duhet të jetë nën nivelin e jufkave ose baraz në to. Vendosim copat e pulës mbi jufka pakëz gjalp mbi to dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 10-15 minuta.

Supë kremoze me kërpudha

400g Kërpudha
1 qepe
3 lgj vaj
1 Spec i kuq
1 lgj gjalpë
2.5 lgj miell
1 l uje
1 gotë qumësht
Kripë dhe piper i zi
Kopër
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë perimet dhe i presim ato. Qepën e presim në kubikë të vegjël ose në rende të trashë. Specin dhe kërpudhat gjithashtu i presim në kubikë të vegjël.
Ngrohim vajin në një tigan dhe kaurdisim qepën deri sa të zbutet. Shtojmë specin dhe e kaurdisim për dy minuta e më pas shtojmë kërpudhat dhe 1 lugë gjelle gjalpë. I përziejmë vazhdimisht deri sa lëngu i kërpudhave të avullojë. Shtojmë miellin dhe vazhdojmë përzierjen për 2-3 minuta. Shtojmë fillimisht 0,5 l ujë të vakët. E përziejmë mirë deri sa të marrë valë e më pas shtojmë 0,5 l ujë të nxehtë dhe e lëmë supën të ziejë. Pas 7-8 minutash rregullojmë shijen me kripë dhe më pas shtojmë 1 gotë qumësht. E përziejmë mirë dhe e lëmë të ziejë për 3-4 minuta. Shtojmë piper të zi, kopër dhe është gati për tu shërbyer

Bezdisja e flokëve të elektrizuar, ja si ta eleminoni fare lehtë

Deri në paralizë faciale, ja çfarë mund të shkaktojë i ftohti

Lidhje e ndarje, të rejat më të fundit nga showbiz-i turk