Të ftuar:

Teuta Maçi– farmaciste

Enkeleid Dervishi– shef kuzhine

Redi Meta– barist

Agida Koçi– gazetare

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Shije Shtëpie – Petanik me fasule – Tv Klan

Supë dimërore me hikërr dhe mix perime

Bota e erëzave në studion e “Shije Shtëpie”

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, sot është folur për konsumin gjithnjë e më të madh të erëzave në kuzhinën shqiptare. Sipas farmacistes erëzat nuk janë të dëmshme edhe nëse konsumohen në sasi të tepruar, por i vetmi efekt negativ që mund të jetë është mbajtja e aromave jo të këndshme që lëshon trupi më pas. Ajo përmendi dhe indianët të cilët në kuzhinën e tyre përdorin një larmishmëri të madhe të erëzave dhe për të arsye trupi i tyre mban një erë të pazakonte.

Katerina Trungu: Kemi ndonjë rast që një sasi e madhe e erëzave mund të bëjë ndonjë dëm të vogël në shëndet?

Teuta Maçi:Mund të shkaktojë aroma të tepërta të trupit siç e dimë. Siç është edhe konsumi i hudhrës së gjallë që të jep përmes djersitjes të shkakton daljen e aromës në pah. Çdo gjë duhet bërë me masë, por helmuese nuk janë. Nëse përdoren në sasi të tepërta është që personi të ketë parasysh se çfarë arome lë.

Katerina Trungu: Të ndryshon dhe aroma e lëkurës, e trupit kur konsumon shumë erëza. 

Teuta Maçi: Ne shqiptarët jemi pak të vështirë në lidhje me racat e tjera dhe shpesh herë themi kur takojmë indianë oo mbajnë një lloj tjetër ere, në fakt nuk është diçka gjenetikisht e përcaktuar, por vjen vetëm se konsumi i ushqimit të tyre është i ndryshëm nga i joni.

Agida Koçi: Për ata kam përshtypjen se është normale.

Teuta Maçi: Po, mësohen. Receptorët e hundës ku ndihet aroma vjen një moment që ngopen dhe nuk e ndjejnë dallimin më pas.

Të papara, kokteile me erëza super të shijshëm

Luftoni gripi me erëzat që i gjeni në kuzhinën tuaj

Farmacistja Teuta Maçi e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka folur për vetitë e fuqishme që kanë erëzat në shëndetin tonë. Ajo tregon se kurkumina që ndodhet në trumerik ka veti inflamatore po njësoj si buprofeni dhe është inflamator i fuqishëm për të gjitha sëmundjet infektive apo autoimunitare.

Teuta Maçi: Sado i bukur dhe i shijshëm të jetë trumeriku përthithja e tij bëhet më e mirë kur ka përmbajtje piper të zi sepse ka përthithje shumë të ulët në organizëm, prandaj këto të dyja shpesh herë gjenden së bashku në suplemente që jepen me efekte antiinflamator për pacientët që kanë sëmundje autoimunutare, pra që kanë sëmundjet e artritit, reumatizmale.

Kurkumina që gjendet në trumerik është po aq e fortë dhe ka po aq veti inflamatore sa ka dhe ibuprofeni që ne e gjejmë gjithmonë në qetësuesit tanë, sigurisht në doza ekuivalente duhet të themi. Është shumë inflamator i fuqishëm dhe siç e dimë, të gjitha sëmundjet qoftë infektive, qoftë autoimunitare shkaktojnë inflamacion në trup që ne duhet ta ulim në një mënyrë apo në një tjetër dhe të gjitha erëzat që ndodhen këtu e kanë këtë veti në një mënyrë apo tjetër.

Kurkumina me veti antiinflamatore, dua të jap një shembull, India është me numrin më të ulët të personave me demenci dhe Alzheimer. Mbahet në botë si vendi i parë, ka fshatra ku nuk njihet fare si sëmundje dhe mendohet që një nga arsyet përse është kjo është, është përdorimi i jashtëzakonshëm i këtyre erëzave si kurkumina dhe piperi i zi që janë të afta të parandalojnë pllakën amiloide që formohet në sëmundjen e Alzheimer.