Të ftuar:

Elvira Prençe – Specialiste lulesh
Natasha Ismolli – Infermiere
Entela Spahivogli – Koja: Arkitekte

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Spec të mbushur me gjizë dhe erëza

10 speca të gjelbër

2 speca me ngjyrë

1 domate ose 10 domate qershi

300 gr gjizë dhe 100 gr djathë të bardhë

1 tuf majdanoz

3-4 thelpinj hudhër

1 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

Rigon, trumzë, nenexhik

Kripë + piper të zi

Vaj ulliri

Pastrojmë specat dhe i lëmë mënjanë gati për mbushje. Në një tas përziejmë gjizën me djathin e thërmuar. Shtojmë në të 2 specat me ngjyrë të prerë në kubik të vegjël. Pastrojmë domaten nga lëngu dhe faret dhe pasi e presim në kubik të vegjël e shtojmë dhe atë në tasin me gjizë. Shtojmë erëzat e freskëta dhe të thata. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper + 3 lugë gjelle vaj ulliri. I përziejmë përbërësit në tas duke shtuar dhe 1 lugë gjelle bukë thekur të grirë. Vazhdojmë përzierjen e më pas mbushim specat me gjizë. I spërkasim ato dhe me pak vaj ulliri. I vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 25-30 min.

Noodles me fileto pule

Fileto pule

Kripë

Piper

Salcë soje

Uthull

Mjaltë

Hudhra

Perimet për skuqje për të shoqëruar noodles:

Qepë, karrota, kunguj

Si të kemi ballkone të lulëzuar në vapën e verës

Kujdes! Ja pse nuk duhet të ujiten lulet në drekë

Dashuria dhe përkujdesja për lulet në ambientet e shtëpisë

/tvklan.al