Të ftuar:

Krisanthi Kalogeri – astrologe

Ilir Dushkaj – bartender

Erida Kadena – DJ

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Tavë kosi me mish qingji, qepë dhe oriz

1 kg mish qingji

2.5 gotë orizi

1 qepë

Vaj ulliri + 1 lugë gjelle gjalpë

1 lugë çaj nenexhik (opsionale)

Kripë + piper të zi

Në një tenxhere kaurdisim mishin ( pa yndyrë) derisa në tenxhere nuk ka lagështirë. Shtojmë ujë të valuar 1.5 litër dhe pasi të kenë kaluar 10 minuta nga zierja shtojmë kripën e më pas e lëmë të ziejë mishin dhe për 20 minuta të tjera, pra gjithsej 30 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë me pak vaj + gjalp kaurdisim qepën e prerë shumë imët. Vazhdojmë përzierjen e qepës derisa të zbutet dhe të jetë zverdhur pak.

Shtojmë orizin dhe i kaurdisim së bashku për 5 minuta. Nëse dëshirojmë mund të shtojmë 1 lugë çaj nenexhik të thatë, e përziejmë me orizin e më pas shtojmë 6 gota lëng mishi. E lëmë të marrë valë vetë për 3 minuta dhe e transferojmë orizin nga tigani. Në një tavë vendosim mbi oriz copat e mishit dhe më pas e vëmë tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 190 gradë për 25-30 minuta.

Supë me trahana dhe kos (Për iftar)

1 gotë kos

4 lugë gjellë trahana

3 thelpinj hudhër

1.2 – 1.5 litër ujë

1/2 gotë makarona të holla, të vogla

Kripë

1 lugë gjelle gjalpë + 1 lugë gjellë vaj

1 lugë çaj nenexhik i thatë

1 lugë kafe piper i kuq

Në një tenxhere vendosim kosin + trahananë + hudhrën e shtypur. I përziejmë mirë me tel dore e më pas shtojmë ujin. Vazhdojmë përzierjen sa të marrë pak valë. Shtojmë makaronat e holla dhe i lëmë të ziejnë në temperaturën mesatare vetëm për 5 minuta. Ndërkohë shkrijmë gjalpin në një tigan së bashku me pak vaj. Shtojmë nenexhikun dhe piperin e kuq. Përvëlojmë supën, e përziejmë dhe menjëherë e servirim të ngrohtë.

Si do jetë java e fundit e Marsit sipas horoskopit

Java e fundit e Marsit paraqitet pozitive sa i përket skenës planetare. Astrologia Krisanthi Kallojeri, në bisedën e përjavshme në “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë se e hëna dhe e marta janë ditët më të mira për të zgjidhur çështje dhe për të përfituar nga bisedat.

Datat 30, 31 Mars dhe 1 Prill vendosin baza për veprimtari afatgjata. E enjtja dhe e premtja janë dy ditët më të mira për financat dhe dashurinë, sidomos për lidhjet me shikim të parë. Këshilla e astrologes vijon të qëndrojë e njëjtë si gjatë javës së kaluar, të mos nxitohemi dhe të mos veprojmë impulsivisht.

Krisanthi Kallojeri: Kemi përpara një javë shumë pozitive. Sot dhe nesër dy ditë pozitive, të mira për biseda, për takime, për  të zgjidhur çështje. Mos i lini gjërat hë se i bëj ditë tjetër, të kemi dhe atë tendencën më mori një mik të shkoj të pi një raki a një kafe,t ë bëj një shëtitje. Mos i lini këto dy ditë pa i shfrytëzuar dhe pa përfituar prej tyre.

Datat 30, 31 dhe 1 janë 3 ditë ku veprimtaria jonë mund të zërë vend, madje atje ato  që do të bëjmë mund të hedhin baza për diçka që mund të jetë më afatgjatë. Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që të shikojmë situata jo të mira për arsye se megjithëse aspekti është pozitiv, janë dy planete që nuk kombinojnë mirë bashkë, Saturni  me Marsin dhe nuk gjenden në pozicione shumë të mira.

Kujdes kur mbajmë timonin, kujdes kur bëjmë punë me duar, me vegla, pakujdesitë mund të udhëheqin me lehtësi në situata jo të këndshme. Të enjten dhe të premten janë dy ditë shumë të mira për përfitime financiare dhe për lidhje afektive. Është ajo që themi dashuri me shikim të parë. Për ata që besojnë, megjithëse besoj ekziston, janë ata që e përjetojnë atë dashuri me shikim të parë. Se sa mund të mbajë kjo është një histori tjetër, por rëndësi ka momenti.

Në përgjithësi gjithë java ka financa. Nuk nxitohemi dhe nuk veprojmë në mënyrë impulsive. Nuk nxitohemi për arsye se shumë planete janë te Dashi dhe nxitimi është një karakteristikë  e tyre. Marsi është te Gaforrja që akumulon dhe në moment të caktuar shpërthen dhe vepron në mënyrë impulsive. Në çdo që do të bëni, duhet të mendoheni mirë dhe të mos nxitoheni.

Dy fjalë për Prillin, është një muaj shumë i mirë. Do të kemi edhe gjëra që do të na shqetësojnë dhe mund të mos jenë shumë të mira, negative apo ngjarje por krijohen kushte, mundësi unike prej të cilave duhet të përfitojmë. Në datën 20, Prilli na fut në periudhën e eklipseve dhe kemi një eklips të rëndësishëm ku do  të kemi fillime të reja por përmes mbylljeve përfundimtare të një kapitulli. Pra që të kalojmë në një fazë të re, duhet të lëmë pas përfundimisht një kapitull pavarësisht nëse na pëlqen apo nuk na pëlqen ajo.

Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për muajin Prill

Kjo javë ka dy lëvizje të rëndësishme planetare, Plutonin në Ujor dhe Marsin në Gaforre. Kjo do të thotë se nga njëra anë shenjat e zodiakut do të punojnë me qëllimet dhe ambiciet, por do të ketë shumë drama, sekrete e pasione.

Krisanthi Kallojeri, astrologia e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, këshillon mos të nxitohemi dhe të veprojmë me maturi. Java e fundit e Marsit do të mbyllet në favor të shenjave dhe Prilli sjell mundësi të reja, por edhe ndryshime të papritura.

Dashi – Këtë javë do të keni lajme të mira, biseda, takime, veçanërisht sot dhe nesër dy ditë shumë të mira që duhet t’i shfrytëzoni në maksimum. Paralelisht, gjatë gjithë kësaj jave duhet të veproni në mënyrë të tillë që të gjeni zgjidhje për çështje që ju shqetësojnë ose të vendosni bazat në një projekt që keni, investim që doni të bëni, lidhje. Edhe sikur mos ta merrni tani përfitimin, do ta merrni në një afat më të gjatë. Nuk flas për afate shumë të gjata sepse nuk duhet të bëjmë lëvizje dhe të presim të na e kthejnë pas shumë vitesh sepse është situatë e lëkundshme. Mos hezitoni të veproni, por njëkohësisht mos u nxitoni. Në datën 30 dhe 31 keni mundësi të fitoni para ose të keni një takim të papritur që do funksionojë si përfitim. Prilli është një muaj plot shanse dhe mundësi për ju, me ndryshime të rëndësishme në akset kryesore të jetës tuaj.

Demi – Sot dhe nesër takime dhe biseda intime, të fshehta ose ide e lajme që ju duhen në këë moment sepse do funksionojnë si mbështetje ose ndihmë për planet në të ardhmen. Mos bisedoni me të tjerët derisa të shikoni që planet marrin formë. Këtë javë do të keni mundësi të bëni një marrëveshje me dikë që ka të bëjë me të ardhmen tuaj. E enjtja dhe e premtja janë dy ditë ku do keni takime të papritura,  dashuri me shikim të parë por mund  t’ju marrë dhe koka erë e të ndaheni. Ruani marrëdhëniet, nuk është momenti për revolucion. Do të keni zhvillime pozitive dhe ndryshime në punë. Prilli, deri në datën 20 do t’i përkushtoheni një periudhe përgatitore me qëllim fillimin e një cikli të ri pas kësaj date ose një cikli që fillon nga data 16 Maj e tutje që do jetë periudhë ideale për ju.

Binjakët – Sot e nesër takime me njerëz të rëndësishëm që do ju mbështesin në synimet tuaja,a takime me miq ku do të kaloni bukur, lajme shumë të mira në lidhje me projektet që keni. Do ndiheni mirë, të gëzuar sepse Mërkuri do jetë në lidhje të ngushtë me Jupiterin. Këtë javë duhet të veproni me synim rritjen e të ardhurave, ku mund të mos shihni menjëherë përfitim por do të shikoni në periudhën vijuese. E enjta dhe e premtja ka lajme të mira e takime për planet lidhur me të ardhmen si dhe takime erotike të fshehta. Prilli ju fton të kujdeseni për veten, të shijoni gëzimet e mundësitë që krijon në fushën personale e profesionale. Për ata që do gjenden para vështriësive apo dilemave, mos hezitoni të ndryshoni planet e qëllimet që të udhëhiqeni drejt suksesit.

Gaforrja – Sot e nesër keni lajme të mira që kanë të bëjnë me karrierën dhe jetën sociale. Paralelisht përfitoni për të kontaktuar njerëz që do të jenë të rëndësishëm, do të zgjidhin problemet që ju preokupojnë në këtë periudhë. Java është shumë e përshtatshme për të punuar me një plan e projekt, ku brenda tij të keni një bashkëpunëtor ose të dashurin, bashkëshortin dhe do të ketë sukses e të japë fryte. Në të ardhmen ndoshta nuk do ta bëni vetë, por në bashkëpunim. Më të ndikuarit janë të lindurit në 4-5 ditët e para të shenjës, por duhet të përfitojnë të gjithë. Në Prill preferoni të ndiqni rrjedhën e ngjarjeve se sa t’i kontrolloni. Një muaj shumë i rëndësishëm për karrierën dhe familjen tuaj. Të lindurit në 2 ditët e fundit të shenjës do të bëjnë një fillim të ri pasi të kenë mbyllur një kapitull përfundimisht. Kjo do të ndodhë me eklipsin e datës 20 Prill.

Luani – Sot e nesër dy ditë shumë të bukur ku do keni lajme të gëzuara, zhvillime e përfitime financiare, do të njihet puna juaj, mund të zgjidhni një çështje ose të keni të dhëna lidhur me një çështje ligjore, diçka jashtë shetetit apo udhëtim, trajnim, studime etj. Kjo javë krijon mundësi të keni ndihmë e mbështetje që do e vlerësoni në vijim. Paralelisht do takoni një person që do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën personale. Zhvillimet e ngjarjet do t’ju befasojnë në sferën profesionale të enjten dhe të premten, mund të ndërroni një detyrë ose të takoni një bashkëpunëtor të rëndësishëm që ndikon në sferën profesionale. Në Prill ambiciet tuaja arrijnë kulmin e tyre dhe ju lejon t’i realizoni. Klima astrologjike favorizon jetën shoqërore e sociale dhe krijon mundësitë  të udhëhiqni situatat, zhvillimet dhe ngjarjet në favorin tuaj.

Virgjëresha – Sot e nesër do të jeni në formë të shkëlqyer është momenti të veproni dhe të gjeni ndihmën dhe mbështetjen e duhur e cila mund të jetë ekonomike, financiare por dhe sukses profesional. Njëkohësisht do të përfitoni nga prona ose do të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me familjen e shtëpinë. Disa vështirësi do të keni këtë javë në marrëdhënie e bashkëpunime, por një person nga rrjeti shoqëror do ju ndihmojë t’i kaloni. Të enjten dhe të premten do të keni përfitime financiare ose zhvillime shumë të mira për jetën personale erotike. Prilli krijon kushte të evoluoni, të hapni horizontet, fushën e veprimit dhe kjo nuk do jetë pa pengesa sepse Saturni ka hyrë përballë jush dhe ndikon të lindurit në ditët e para të shenjës, megjithatë çështja kryesore e muajit Prill do të jetë financa ku do të keni përfitime dhe do të gjeni ndihmën e mbështetjen që dëshironi.

Peshorja – Sot e nesër janë dy ditë shumë të mira për kontakte e biseda që do udhëheqin në një bashkëpunim, marrëveshje, marrëdhënie. Gjithë periudhën e parë të Prillit fokusohuni atje dhe gjeni gjysmën tjetër tuajën, për ata që janë të interesuar në këtë aspekt. Është periudhë ideale deri në datën 20 Prill. Të lindurit në ditën e fundit të shenjës, rreth datës 20 do mbyllin përfundimisht një kapitull. Më në fund jeni në fazën e rilindjes, i keni kaluar të gjitha vështirësitë dhe pengesat që kishit, pra keni përpara sukseset dhe duhet të punoni për to. Në punë keni një mbigarkesë të madhe dhe gjendeni përpara një përgjegjësie. Do ju thosha të mos trembeni, të merrni përgjegjësinë sepse është në dorën tuaj të korrni fitore pasi ato që do të jepni, ato do të merrni. E enjtja dhe e premtja janë dy ditë shumë erotike dhe mund t’ju sjellin një ndihmë ekonomike, një burim ekonomik nga ku nuk e prisni.

Akrepi – Sot e nesër janë dy ditë shumë rezultative për jetën e përditshme, për punën, kjo e fundit duket më shumë se herët e tjera. Mund të gjeni një punë të mirë që t’ju pëlqejë dhe të ketë të ardhura më të mira. Është momenti të merreni me shëndetin dhe të gjeni një zgjidhje. Është një javë e mirë për të vepruar me jetën profesionale e personale. Për ata që duan të bëjnë një investim që t’ju japë gjëra në të ardhmen, është momenti të veproni. Mos u nxitoni dhe jini të kudjesshëm gjatë lëvizjeve që do  të bëni. Të enjten dhe të premten janë dy ditë ideale për një takim të papritur ose ky takim mund të sjellë një dashuri me shikim të parë ose një person që mund të jetë bashkëpunëtor dhe do ndikojë në periudhën që do të vijojë. Prilli ju gjen shumë  aktivë në të gjitha fushat e jetës, do të ndiheni të lodhur dhe të stresuar pavarësisht rezultateve pozitive që do të keni. Mos mendoni se do të jeni heronj, mos i mbivlerësoni gjërat dhe gjeni momentin të çlodheni. Pas datës 20 fokusohuni në marrëdhëniet  dhe bashkëpunimet  tuaja.

Shigjetari – Sot e nesër janë dy ditë kur mund të ndieni kur mund të ndiheni edhe më të gëzuar. Fati është me ju por në përgjithësi e ekzagjeroni pak. Ka dy ditë erotike që do kaloni bukur me partnerin ose të gjeni dashurinë për ata që janë në kërkim. Për ata që kanë biznesin e tyre, tani mund të bëjnë një investim. Mirë është t’i hetoni gjërat, të merrni laps e letër dhe t’i shkruani dhe veproni pak më vonë. Jeni të nxituar nga natyra dhe mos bëni gjërat për të cilat mund të pendoheni më vonë. Të enjten dhe të premten nuk do ta ndieni rutinën fare sepse ngjarjet në jetën e përditshme ose takimet me persona do ju befasojnë këndshëm. Prilli, ky muaj pozitiv, optimist, erotik ju gjend të preokupuar me jetën personale, profesionale dhe me synimm zgjerimin, zhvillim dhe përparimin tuaj. Muaji është erotik dhe deri në datën 20 Prill vëmendja juaj do jetë e përqendruar te investimi, jeta personale, fëmijët, e dashura. Pas kësaj date vëmendja shkon te detyrat dhe ngarkesa e jetës së përditshme.

Bricjapi – Sot e nesër lajme pozitive në lidhje me shtëpinë, familje dhe thjesht do ndiheni mirë brenda jush. Mbaroi për ju periudha e vështirë, me transformime, me probleme. Plutoni më në fund iku nga shenja juaj, mund të kthehet më vonë por i kaluat vështirësitë e mëdha. Kjo javë dhe Prilli krijojnë kushte pozitive për zhvillime ideale në lidhje me familjen, pronën. Favorizon një marrëveshje, bashkëpunim ose një njohje të rëndësishme në jetën personale  që në fillim nuk do ta ndieni kaq të rëndësishëm këtë njeri, por më vonë do shihni se do marrë një formë më serioze dhe mund të shkojë drejt diçkaje tjetër. E enjtja dhe e premtja ka zhvillime shumë të mira në jetën personale dhe erotike. Përfitoni dhe mos lini ditët të shkojnë kot. Prilli kërkon përkushtim në jetën profesionale dhe shoqërore, pro pa lënë pas dore familjen, ku edhe sikur mos të jepni përkushtimin e duhur, do vijnë të mirat vetë. Do keni përfitime nga prona, mund të vijë një fëmijë, të blini një shtëpi, të përfitoni nga shitja e një shtëpie etj.

Ujori – Sot e nesër dy ditë shumë të mira për të komunikuar e promovuar çfarë dëshironi, për të bërë udhëtime të vogla me karakter kontakt ekonomik, ku do bisedoni për financat. Gjatë gjithë kësaj jave dueht të veproni lidhur me to dhe gjithë përfitimet financiare do vijnë nga puna dhe jeta e përditshme, nga lëvizjet e kontaktet me klientelën. Këto që do bëni këtë javë do kenë rezultate në vijim, do keni një të ardhur stabël. Në Prill kujdesuni për një komunikim më të mirë, të ngrohtë, dashamirës nëse doni të merrni çfarë dëshironi. Do të merrni vendime të rëndëisshme rreth datës 20 Prill por duhet të shihni detajet.

Peshqit – Sot e nesër janë ditë shumë të mira për marrëdhëniet, bashkëpunimet ndërkohë që mund të keni dhe përfitim financiar. Ësthë momenti të veproni me jetën personale e profesionale. Me shumë punë, ndoshta mund të ndiheni dhe të lodhur, do të vendosni bazat e një vepre ose një investimi që frytet do t’i japin tani dhe më vonë. Të enjten dhe të premten do të keni takime me njerëz nga e kaluara, mund të riktheheni te një marrëdhënie e së kaluarës ose të krijoni një lidhje me një takim apo person të ri. Mund të lindë edhe një udhëtim dhe të njihni dikë të ri. Duhet të përkushtoheni te financat sepse do të keni shumë fitime, mund të bëni një projekt që mund t’ju japë fitime për 12 vjet ndaj kujdes me lëvizjet. Me eklipsin e datës 20 të jenë shumë të matur për lëvizjet në sferën financiare sepse janë njerëz të riskut.

Quiz/Loja telefonike