Të ftuar:
Lira Gjika – pediatre zhvillimore
Teuta Maçi – farmaciste
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Oso buko e pjekur me patate dhe karrota
3-4 racione oso buko
2 lgj miell (për lyerjen e mishit)
Kripë dhe piper i zi
600 gr patate
250 gr karota
200 gr domate qershi
1 lgj salcë
1 gotë e gjysmë ujë ose lëng mishi
1 lk piper të kuq
1 lç rigon ose rozmarinë
Fillimisht vendosim miellin në një pjatë. Shtojmë në të pak kripë dhe piper të zi dhe pudrosim lehtë copat e oso bukos. Ngrohim vajin e ullirit në një tigan dhe skuqim copat e oso bukos nga të dy anët deri sa të zverdhen. I largojmë ato nga tigani dhe i vendosim copat në një tepsi ku në të vendosim edhe patatet, karotat dhe domatet qershi të prera në gjysmë.
Në një tas vendosim salcën. Shtojmë në të një gotë ujë ose lëng mishi, pak kripë, pak piper të kuq, piper të zi dhe rigon ose rozmarinë. I përziejmë mirë dhe e shtojmë duke lagur të gjithë përbërësit në tavë. Mbulojmë tavën fillimisht me letër pjekje të lagur e më pas me letër alumini. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë për 1 orë e 20 minuta.
Bullgur me erëza (Pilaf)
1 gotë bullgur i trashë
Vaj ulliri
1 lç gjalpë
1 qepë e vogël
2 lç nenexhik i thatë
1 lk kerri
1 lç piper i kuq i ëmbël
1 lk piper i zi
Kripë
2 gota ujë të valuar
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin me vajin e ullirit. Shtojmë qepën të grirë shumë hollë dhe e kaurdisim deri sa qepa të marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë një gotë bullgur të trashë. Shtojmë kripën dhe të gjitha erëzat e më pas vazhdojmë kaurdisjen së bashku me erëzat vetëm për një minutë.
Shtojmë ujin e valuar dhe e lëmë të ziejnë për 15 minuta në temperaturë mesatare. Pasi bullguri të ketë zier, e fikim sobën dhe e mbulojmë tenxheren me një pecetë e më pas vendosim kapakun dhe e lëmë ashtu për 15 minuta të tjera e më pas e shërbejmë të ngrohtë.
Si të përgatisim fëmijët për një vit sa më të shëndetshëm në shkollë
Menaxhimi i emocioneve të fëmijëve në nisje të shkollës dhe raporti prind-fëmijë-mësues