#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Ilir Peposhi– mjek pneumolog, shefi i Shërbimit të bronkoskopisë

Eglent Bici– sipërmarrës

Alma Kulli– instruktore pilates

2 receta nga Zonja Vjollca

Roshnica të bëra vetë me fileto pule

300 g miell 2 vezë 1 fileto pule 1 qepë e vogël 1 tufë nenexhik 50 ml vaj ulliri 50 g gjalpë Piper i zi dhe kripë

Thërrime me kumbulla

500 g kumbulla
100 g sheqer
100 g gjalpë
100 g tërshërë petë
2 lugë miell
1 lugë kanellë
2 yll anisë
100 bajame petë ose kokërr
Pak Kripë

Nuk dimë të marrim frymë, ja si realizohet në mënyrën e duhur

Rëndësia e frymëmarrjes në shëndetin mendor dhe fizik të njeriut

40 orë pa ngrënë, 60 orë në heshtje… Terapitë e veçanta të Eglentit