Të ftuar:

Grupi Start 2 Shine

Fitnete Duro – Mjeshtre e Cirkut

Xhesi Fidani – lidhje Skype

Brooke Goodwin – lidhje Skype

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Si të gatuajmë fasulet me suxhuk në tenxhere multicooker

500 gr fasule

300 gr suxhuk

1 qepë

3 thelpinj hudhër

1 degë selino

2 karrota

1 spec i kuq

1 lgj salcë domate

1 lgj salcë speci

2 gjethe dafinë

Kripë, piper i zi

Ujë pak mbi fasulet

Vaj

Shpëlajmë mirë fasulet e më pas i vendosim ato në ujë të bollshëm për të paktën 5 orë, ose mund ti vendosim gjithë natën. Më pas i shpëlajmë përsëri mirë. Presim në kubikë të vegjël qepën, karrotat, pjesën, selinonë e qërojmë nga fijet dhe e presim dhe atë në copëza të vogla. Suxhukun në copa sipas dëshirës.

Vendosim njëherësh në tenxhere perimet, vajin dhe i kaurdisim ato së bashku me lugë druri duke shtypur butonin Start dhe vazhdojmë kaurdisjen për 4-5 minuta. Shtojmë suxhukun. Shtojmë salcën. Mund të shtoni dhe pak piper të kuq nëse dëshironi i përziejmë dhe dy minuta.

Shtojmë fasulet e kulluara, i përziejmë. Shtojmë dafinën e më pas mbulojmë fasulet me ujë. Mund të vendosni një mollë të kuqe mesatare për t’i dhënë shije akoma më të mirë. Mollën e heqim pas zierjes. Shtypim butonin 30 minuta e më pas start. Piperin e shtojmë pas zierjes.

Gogozhare të çastit për 10 minuta

500 gr spec i kuq

4-5 thelpinj hudhër

5-6 kokrra piper të kuq

2 gjethe dafinë

3 lgj uthull

Vaj ulliri

Kripë

Pastrojmë specat nga bishtat dhe farat. I presim ato në rrathë me trashësi 1 cm ose 0,5 cm. I vendosim në një tigan të thellë me vaj. Sapo të fillojmë të ziejnë (të cingërojnë) në vaj për 2 minuta, jo të skuqen. Shtojmë hudhrat të prera në feta ose të copëtuara.

Shtojmë uthullën, gjethet e dafinës dhe kokrrat e piperit. I përziejmë, vendosim kapakun dhe ulim temperaturën në mesatare. I lëmë të gatuhen aldente në avullin dhe lagështirën e tyre. I largojmë nga zjarri, i lëmë të ftohen dhe i shërbejmë në çdo gatim dimri si fasule, patate etj.

Festojmë 28 Nëntorin nën ritmet e muzikës shqiptare dhe energjisë së fëmijëve

Njihuni me vajzën amerikane që i rreh zemra fort për Shqipërinë

E dashuruar pas Shqipërisë dhe Ylli Limanit, amerikania ia thotë “shkurt e shqip” këngëtarit

Brooke Goodwin është një vajzë amerikane, e cila është e dashuruar me Shqipërinë dhe kulturën e vendit tonë. E ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan në një lidhje Skype, Brooke foli në shqip dhe tregoi edhe se është e dashuruar. Ditën e diel ajo postoi një video në Tik Tok ku shpalosi hapur dashurinë e saj ndaj këngëtarit Ylli Limani. Sigurisht, videoja është vetëm një shaka dhe Brooke thotë se “Ylli nuk e di akoma” për dashurinë e saj.

Katerina Trungu: Ke marrë ndonjë reagim prej tij apo jo?

Brooke Goodwin: Nga ai?

Katerina Trungu: Me Yllin, po.

Brooke Goodwin: Ai nuk e di që unë ekzistoj, jam e sigurtë. Ai është një person i mirë, besoj unë. Edhe kur e shikon në televizor, ai asnjëherë nuk thotë një fjalë të keqe për njerëzit, bën muzikë nga zemra dhe jam e sigurt, ai nuk e di që ekzistoj unë.

Brooke i dërgon edhe një mesazh nga larg këngëtarit të njohur, shoqëruar me një ftesë.

Brooke Goodwin: Në qoftë se ai shikon këtë, vetëm dua t’i them përshëndetje, je shumë i mirë, më pëlqen muzika jote. Hajde në Ohajo.

Iu plotësua ëndrra amerikane por nuk harron dot Shqipërinë… Njihemi me Xhesin

Quiz