Të ftuar:

Teuta Borova – blogere udhëtimi

Sara Gjidiaj – komentatore ndeshjesh

Luna Çausholli – vajza e dytë e moderatores Ermira Çausholli

Dian Çausholli – vajza e tretë e moderatores Ermira Çausholli

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Tespishte e Kosovës

400 ml qumësht

200 gr gjalpë

150 ml vaj

1 pako pluhur pjekës

800 gr miell

3 vezë

Sherbeti

800 gr sheqer

600 ml ujë

2-3 fetë limoni

Pak sheqer vanilje

Vendosim qumështin për t’u zierë. Shtojmë gjalpin, vajin dhe i përziejmë. Largojmë tenxheren nga zjarri, shtojmë pluhurin pjekës e më pas miellin pak nga pak deri sa të formohet një brumë si i hollë. E vendosim përsëri në zjarr në temperaturë mesatare dhe pjekim brumin njësoj si hallva derisa të shkëputet nga luga. Më pas ftohim pak në një tas.

Përziejmë vezët dhe kur brumi të jetë i vakur shtojmë vezët dhe vazhdojmë të punojmë brumin derisa të përthithë vezën e brumi të mos ngjitet nëpër duar.

E nivelojmë në një tepsi e presim në rombe dhe e vendosim në furrë për t’u pjekur në temperatueën 190 gradë për 40 apo 45 min. Ndërkohë vendosim sheqerin dhe ujin e ftohtë, limonin, vaniljen në zjarr për të valuar, i ziejmë vetëm 6 deri në 7 min pasi fillon zierja. Pasi nxjerim tespishten nga furra e lëmë të ftohët sa të vaket, atëherë shtojmë sherbetin e nxehtë.

Pilaf me makarona elbi, pulë dhe perime

1 gjoks pule

1 qepë mesatare

1 karrotë

1 spec i kuq

½ spec të verdhë

½ bizele

Kripë +piper të zi

½ lugë çaji piper i kuq

¼ çaj kurkuma

1 lugë gjellë gjalpë

1 gotë makarona elbi

3 gota ujë të valuar

3 lugë gjellë vaj

Me një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin e pulës të prerë në kubikë të vegjël. I kaurdisim ato sa mishi të ndryshojë ngjyrë ( të zbardhet) dhe më pas shtojmë perimet, qepë, karrotë, speca. Të gjitha perimet të prera në kubikë të vegjël të barabartë. Shtojmë dhe bizelet, i kaurdisim së bashku për 5 min.

Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe kurkuma. I përziejmë dhe më pas shtojmë një lugë gjellë gjalpë dhe makaronat elb. I përziejmë duke shtuar 3 gota ujë të nxehtë. 600 ml. I përziejmë dhe e mbulojmë tiganin me kapak e i lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare për 10 min. Pasi të kalojë kjo kohë gjithçka është gati për t’u servirur.

Parashikimi kush e fiton Kupën e Botës

Irini Kakacaj bën parashikimin, zbulon ekipin fitues të Botërorit 2022

Irini Kakacaj, parashikuesja e fatit e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka tashmë emrin e ekipit fitues të Kupës së Botës 2022. Ajo thotë se tre skuadra janë më të fortat në këtë Botëror, të cilat janë Franca, Brazili dhe Argjentina, por fitorja do i përkasë vetëm njërës prej tyre.

Katerina Trungu: Përpara se të më thuash cila skuadër fiton, cila është skuadra jote, le të themi, për  cilën bën tifozeri?

Irini Kakacaj: Po pse ta them unë kështu, mos ta them direkt që të ngelin dhe njerëzit të kënaqur?

Katerina Trungu: Ah mirë, domethënë fiton për ty skuadra jote  e zemrës. Cila skuadër fiton?

Irini Kakacaj: Është Brazili.

Katerina Trungu: Të lumtë!

Irini Kakacaj: Unë dua të flas një minutë, më falni, sigurisht do luajë Brazili me Argjentinën, do të humbë Argjentina, do luajë Franca me Argjentinën dhe do fitojë Brazili, 100%.

Kush është Sara Gjidiaj, 17-vjeçarja komentatore e Kampionatit Botëror