Të ftuar:

Ueda Ndreca

Arlind Gashi

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Xheni Danaj

Byrek me pulë, një recetë ndryshe

3 thelpinj hudhër

1 kokërr qepe

1 karotë

1 filxhan çaji bizele

1 patate e vogël

Pak vaj ulliri

3 lgj gjalpë

3 lgj miell

1 filxhan çaji lëng pule

1 filxhan çaji krem pana

½ filxhan çaji qumësht

400 gr gjoks pule

Kripë dhe piper

2 petë sfoliatë

1 e verdhë veze për lyerje

Peshk në grill

1 peshk

Lëngun e gjysmë limoni

2 feta limon

1 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper

1 gjethe dafine

U bënë çift në programin e dashurisë “Love Island” Ueda & Arlindi prindër së shpejti

Dyshuan në dashurinë e tyre, Ueda & Arlind zbulojnë reagimet e konkurrentëve për lajmin e shtatzënisë

Pak ditë më parë Ueda dhe Arlindi publikuan lajmin e pritjes së ëmbël. Në “Rudina” në Tv Klan ata zbuluan edhe gjininë e bebes ku mësuan se do të jetë një vajzë. Në këtë atmosferë të bukur, nuk kanë munguar urimet, por çfarë ka ndodhur me konkurrentët e tjerë të “Love Island Albania?”

A ka patur urime prej tyre apo ndoshta, edhe ndjesë që dyshuan në dashurinë e Uedës dhe Arlindit? Për të gjitha këto, çifti përgjigjet në programin “Shije Shtëpie”.

Ueda: Ndjesë nuk kemi marrë dhe besoj as nuk është nevoja që e presim. Por nga disa persona që na kanë falenderuar, ndjesa është e shkruar vetë nga falenderimi që po bëheni prindër.

Katerina Trungu: Ju kanë uruar.

Ueda: Na kanë uruar disa, por jo të gjithë.

Katerina Trungu: Mund të dimë ndonjë që ju ka uruar dhe ju ka mbetur në mendje?

Arlind: Po deshi ta shprehë Ueda, për mua është kapitull i mbyllur.

Ueda: S’kam problem.

Katerina Trungu: S’keni ruajtur shoqëri me ndonjë nga ata?

Ueda: Kemi ruajtur me Denisin dhe Xhesikën, shkruajmë.

Katerina Trungu: Sa të lezetshëm kanë qenë edhe ata!

Ueda: Po, edhe ata të dy.

Katerina Trungu: A janë mirë bashkë?

Ueda: Po.

Ermelinda Ndoja: Më duket jeni takuar në dhjetor apo në janar në Londër në mos gaboj, nga postimet tuaja i kam parë.

Ueda: Po, kur erdhi Lindi në Londër për të takuar familjen time dhe prindërit e mi, kemi dalë edhe me Xhesikën dhe Denisin.

Arlindi shtoi se mban raporte edhe me dy konkurrentë të tjerë të formatit të dashurisë. “Unë personalisht shkruaj ndonjëherë edhe me Stivin, edhe me Sergein, shkruaj ndonjëherë”, tha Arlindi.

Betime të përjetshme, planet për familje të madhe/ Ueda & Arlindi rrëfejnë rrugëtimin e dashurisë

“Të dua”, “më fal”/Si i kanë ‘ndarë’ Ueda & Arlindi “fjalët magjike”

I kemi parë 24 orë në 24 gjatë spektaklit “Love Island Albania”  në Tv Klan ku mësonim detaje rreth njohjes së tyre, por tashmë Ueda dhe Arlind po jetojnë dashurinë jashtë vilës. Ata janë të pritje të vajzës së tyre dhe bashkëjetojnë prej kohësh ndaj kanë plot gjëra për të na treguar.

Në një intervistë të këndshme me “Shije Shtëpie”, ata bënë edhe një lojë që përmes pyetjeve na zbuloi se kush thotë më shpesh “të dua” apo kush kërkon falje i pari.

Katerina Trungu: Kush thotë më shpesh “të dua”, fjalën “të dua” kush e përdor më shpesh nga ju?

Ueda: Lindi.

Katerina Trungu: Je dakord? Ti e thua më shpesh të dua? Po si ka mundësi?

Arlind: Tani, Eda…

Katerina Trungu: Ti je natyrë romantike, shprehesh?

Arlind: Shprehem, është edhe situata, ndonjëherë vij, jam në stërvitje, vij në shtëpi dhe Eda ka gatuar diçka dhe… është diçka…

Katerina Trungu: Kush thotë i pari “më fal” pas një debati?

Ueda: Unë.

Katerina Trungu: Ueda ti i thua “më fal?”

Ueda: Unë e them, jam person që mbaj përgjegjësi për veprimet apo fjalët e mia ndonjëherë se nuk është gjithmonë 100%  lidhja e bukur apo s’ka zënka, çdo lidhje ka zënka të vogla, por unë them “më fal” e para dhe Lindi do një çikë më shumë kohë.

Ueda shton se “i pëlqen ta ngacmojë” paksa Arlindin herë pas here duke e bërë të lërë mënjanë qetësinë që e karakterizon.

“Loja e dashurisë”/ Sa e njohin Ueda & Arlindi njëri – tjetrin?

“Të thotë ç’të dojë, do ruajmë traditat”,  Ueda & Arlindi në ‘luftë’ për rritjen e vajzës

Shumë shpejt, Ueda dhe Arlind, çifti fitues i spektaklit “Love Island Albania”  në Tv Klan  do të bëhen prindër të një vajze. Ata po shijojnë pritjen e ëmbël, por ndërkohë po mendojnë edhe për rritjen dhe edukimin e saj. Ueda është rritur në Mbretërinë e Bashkuar, Arlindi në Gjermani ku çifti edhe po jeton për momentin por duket se kultura shqiptare do të ndikojë fort në rritjen e vajzës.

Ueda: S’e di, besoj unë jam shumë mendjehapur, ndoshta pak më shumë ndoshta evropiane, por do e ruaj kulturën tonë, kam qejf.

Arlind: Kurse unë jam shumë patriot. Eda në këtë rast të thotë çfarë të dojë, por në këtë rast do ruajmë traditat tona, ashtu si jam rritur unë dhe prindërit e mi kanë pasur shumë gabime në këtë rast, besoj që të gjithë prindërit këtu bëjnë gabime por dua të them që gjaku tërheq, normalisht që e do vendin tënd  dhe nuk ka për ta harruar as gjuhën se dhe ne shqip flasim në shtëpi, normalisht nuk shprehemi dot ashtu se si shprehen njerëzit që jetojnë këtu, por kemi edhe ne deficitet tona.