Të ftuar:

Sergei Canaj – ish-konkurrent “Love Island Albania”

Salion Preçeta – ish-konkurrent “Love Island Albania”

Kilda Hysenbegasi – kryeredaktore “Love Island Albania”

Klotilda Haka – gazetare

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Çomlek me mish qingji

700g mish qingji

1 kg qepë të vogla

1 qepë e madhe

5-6 thelpinj hudhër

½ gotë verë e kuqe

2 gjethe dafine

1 filxhan çaji salcë domate

Vaj ulliri

Piper i zi kokërr

Kripë

Kek i kripur me kunguj dhe djathë

3 vezë

120 gr kos

120 ml qumësht

120 ml vaj

3 lgj parmixhan i grirë

250 gr miell

1 pako pluhur pjekës

2 kunguj

100 gr djathë të tymosur dhe të bardhë

Në një tas rrahim vezët. Shtojmë kos, qumësht dhe vaj dhe i përziejmë bashkë. Shtojmë parmixhanin e grirë shumë hollë. Shtojmë miellin, pluhurin pjekës e më pas kungullin të prerë në kubikë të vegjël ose në feta shumë të holla.

Po ashtu shtojmë proshutë në kubikë të vegjël dhe djathin. I përziejmë mirë dhe shtojmë pak kripë. Më pas e nivelojmë kekun në një tavë ku kemi shtruar letër pjekjeje. Vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë për 25-30.

Sergei dhe Salion flasin pas daljes nga vila më e famshme e dashurisë në vend

“Sot ndryshon komplet rrjedha e ngjarjeve”, ç’do të ndodhë në vilën e dashurisë

Largimi i Ildës nga ”Love Island Albania” ka ngritur pyetje dhe ka shkaktuar habi te ishullorët, të eleminuarit dhe publiku. Mbrëmja e së dielës do të rezervojë një hapësirë për arsyen e saj të largimit nga vila e dashurisë. E ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kryeredaktorja Kilda Hysenbegasi shpjegon se çfarë do të shohim në natën e spektaklit.

Kilda Hysenbegasi Duke qenë se Ilda u shpreh për arsye personale, kjo ka qenë një gjë që u diskutua edhe nga  produksioni,u vendos se çdokush ka të drejtën për zgjedhjen e tij, pavarësisht se ka një kontratë që mund ta mbajë, nuk e mban askush me detyrim, por Ilda do të jetë të dielën në ‘prime’ me Luana Vjollcën që do ta thojë vetë arsyen e largimit njëherë e mirë si për të thënë që ta mbyllim kapitullin e Ildës të gjithë aty dhe për të parë si do vazhdojë historia me Stivin.

Kilda Hysenbegasi: Pra është Ilda një gjë që do të trajtoni. Ndonjë gjë tjetër që mund të mësojmë?

Kilda Hysenbegasi Do të ketë dinamika të ndryshme të javës që ka ndodhur. Patjetër do të jenë edhe të eleminuarit, vlen edhe Artemis të cilët janë eleminuar nga çifti që u duk sikur ishte një nga çiftet më shpresëdhënës dhe pastaj rezultoi që nuk ishin.

Mes të tjerash, Hysenbegasi shtoi se do të ketë hyrje të reja dhe ngjarje të papritura.

Agida Koçi: Hyrje të reja, kemi?

Kilda Hysenbegasi Do të kemi.

Agida Koçi: Çun apo gocë?

Kilda Hysenbegasi Po kërkon shumë Agida tani. Gjithashtu edhe sot ndryshon komplet rrjedha e ngjarjeve.

Nga xhelozia e Amadeas te marrëdhënia Xhesika- Denis… Çfarë po ndodh në “Love Island”

“Kujtojnë se kemi hapur një thes…”, kërkesat e çuditshme të ishullorëve

Prapaskenat në vilën e dashurisë së “Love Island Albania” janë ato që ngjallin kuriozitet te publiku. Përveç asaj që shihet në ekran, ata duan të dinë se çfarë ndodh me ishullorët përgjatë ditës, zakonet apo kërkesat e tyre. Kryeredaktorja e spektaklit, Kilda Hysenbegasi ndan disa detaje në “Shije Shtëpie” në Tv Klan lidhur me kërkesat e çuditshme të ishullorëve.

Kilda Hysenbegasi: Kërkesa të çuditshme…  unë kujtoj një kërkesë të Irisit e cila është jashtë tani, Irisi donte vetëm ëmbëlsirë.

Katerina Trungu: Si ëmbëlsirë, gjatë gjithë kohës?

Kilda Hysenbegasi: Të hante, po. Donte çdo ditë dhe kërkesa e Irisit ishte “unë dua një ëmbëlsirë, më sillni tani një ëmbëlsirë”.  Kjo ishte kërkesa. Dhe kërkesa tjetër që vazhdon bëhet qoftë në  prapaskenë, qoftë livesa herë kanë debate në çift, kërkojnë vetëm bombshell, a thua se ne kemi hapur një thes bombshell-ësh dhe iu fusim përditë, kërkojnë vetëm bombshell të rinj dhe nuk po kënaqen asnjëherë me atë që iu ofrohet ose personin që kanë aty brenda.

Katerina Trungu: Edhe sikur ta kenë një që e kanë njëfarë qejfi, prapë e duan një bombshell.

Kilda Hysenbegasi: Dhe Xhoana zihet me Arlindin, thotë “jam gati për një bombshell”. Edhe Ilda thoshte të njëjtën gjë. Të gjitha gocat, edhe djemtë janë gati për bombshell por do iu vijë dita që do iu vijë fundi këtyre bombshell-ëve.

“Mos Denis-Xhesika e kanë bërë me fjalë?”, Hysenbegasi: Duket si rastësi, por çdo gjë pritet

Raporti i Denisit dhe Xhesikës, dy ishullorëve në “Love Island Albania” të cilët kanë patur një histori përpara se të ishin pjesë e spektaklit, është ndër më të diskutuarit. Dyshimet se mund të jetë një lojë nga ana e tyre nuk kanë munguar, ndaj kryeredaktorja e programit të dashurisë, Kilda Hysenbegasi shpjegon gjithçka më qartë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Kilda Hysenbegasi: Denisi dhe Xhesika kanë aplikuar pothuajse në të njëjtën kohë, pra nuk është në asnjë moment që  Xhesika aplikoi apo u fut në Love Island për inat të Denisit dhe për t’ia nxirë jetën Denisit. Ata kanë qenë të dy aplikantë të cilët janë pranuar të dy në audicionet që kemi bërë në Tv Klan.

Klotilda Haka: Mos ndoshta e kanë bërë me fjalë?

Kilda Hysenbegasi: Tani, me fjalë…

Klotilda Haka: Se bën produksioni lojë me ata, por edhe ata mund të bëjnë lojë me produksionin.

Kilda Hysenbegasi: Nga ajo që kemi ne kemi folur edhe me familjet  përkatëse të dy personazheve, duket si një rastësi. Por nëse ata na dolën kaq të zotët, atëherë hajde i marrim i bëjmë një emision edhe atyre tjetër, nëse janë kaq të zotët për intriga. Por që çdo gjë pritet, patjetër që çdo gjë pritet, edhe mund të jetë një lojë por nga ana tjetër, nga takimet me të dy konkurrentët, shikon akoma nga Xhesika që  ndjenjat janë ende të freskëta dhe të lënduara deri diku.