#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Supë pure brokoli

1 qepë
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
1-2 karrota
Kripë dhe piper i zi
Pak ujë (50 ml)
1 lgj mustardë
4 thelpinj hudhër
1 litër ujë të valuar
2 brokoli mesatarë
1 gotë qumësht ose 200 ml pana
80 gr chedar i grirë

Përgatitja
Në një tenxhere të thellë ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim deri sa të zbutet. Më pas shtojmë karrotat në kubikë të vegjël, pak kripë e piper të zi. I përziejmë së bashku duke shtuar pak ujë, rreth 1 filxhan kafe. Vendosim kapakun dhe i lëmë perimet të gatuhen për 5 minuta. Shtojmë në tenxhere hudhrat e grira dhe mustardën. I përziejmë duke shtuar 1 litër ujë të valuar. Sapo uji të marrë valë shtojmë brokolin të ndarë në bohçe të vogla dhe e lëmë atë të gatuhet për 7 minuta. Kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në pure. Ulim temperaturën dhe pasurojmë shijen e kripës me 1 gotë qumësht dhe djathin chedar të grirë në rende. E lëmë supën të ziejë avash për 5 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Nëse dëshironi e shërbeni me kubikë buke të thatë.

Supë me finok dhe dardhë

1 qepë e vogël
1 finok i madh
1 dardhë
1 dado lëng perimesh
2 lugë gjelle vaj ulliri
500 ml ujë
Kripë dhe piper i zi

Përgatitja
Ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim deri sa të zbutet. Shtojmë finokun e prerë në fije të holla dhe vazhdojmë kaurdisjen bashkë me qepën.
Shtojmë dhe dardhën të larë dhe të prerë në kubikë me gjithë lëkurë. I përziejmë mirë duke shtuar një dado koncetrat lëng perimesh. Shtojmë dhe 500 ml ujë dhe i lëmë të gjithë përbërësit të gatuhen për 20 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë e kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në krem. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Për ta dekoruar supën, kur ta shërbejmë mund të presim disa feta finok. I skuqim dhe i spërkatim me pak spec pikant. Më pas i vendosim në pjatë për servirje

Shëndeti, familja, dashuria, puna/Çfarë kanë rezervuar yjet për vitin 2022?

Çfarë kanë rezervuar yjet për vitin e ri 2022

Dy ide smoothie për ta nisur vitin shëndetshëm