Të ftuar:
Ritjana Mala: Dermatologe
Ira Shehaj: Podologe
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Tavë kosi me pulë dhe hudhra
800 gr mish pule
500 ml ujë
50 gr gjalp
40 ml vaj
60 gr miell
1 kg kos
6 thelpinj hudhra
3 vezë
Kripë + piper të zi
Pak piper të kuq
Për këtë recetë përdorim më shumë kofsha dhe të trasha kofshat e pulës dhe i kaurdisim pak me gjalp për 5 minuta . Më pas shtojmë 50 ml ujë dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta. Në një tenxhere shtojmë dy lugë gjelle gjalp dhe një lugë gjelle vaj dhe kaurdisim miellin për 3 minuta pa i dhënë ngjyrë dhe më pas e shuajmë miellin me lëngun e pulës. E lëmë të marrë 1 minutë valë dhe e largojmë nga zjarri. Shtojmë në këtë tenxhere kosin dhe e përziejmë me tel dore. Shtojmë hudhurat e shtypura. Përziejmë vezet veç dhe i shtojmë në tenxheren me kos. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe i përziejmë mirë me kosin. Vendosim copat e pulës në një tavë e më pas shtojmë kosin me hudhrat dhe miellin e trazuar duke i mbuluar dhe copat e pulës shtojmë pak gjalp + piper të kuq dhe spërkasim tavën në sipërfaqe. E vendosim më pas në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-30 minuta derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë.
Brusketa me salcë dhe sardele
1 bagetë
1 thelpi hudhër
-Për salcën
3 vezë të ziera
2 djathë bebe
2 kastraveca turshi
5 degë majdanoz
Pak vaj ulliri ose 1 lugë gjelle majonezë
- Për dekorim
2 konserva sardele
1 tuf kopër
Fillimisht ndezim furren në temperaturën 220 gradë. Presim bagetën në feta brusketa dhe hudhren e kalojmë mbi fetat e brusketës duke fërkuar në të për të aromatizuar bukën. Më pas e vendosim nje leter pjekje në një tepsi, mbi letër vendosim fetat e bukës dhe i vendosim në furrën e nxehtë vetem për dy tre minuta. Ndërkohë tek grirsja e qepes vendosim të gjithë përbëresit + përbëresit e salcës dhe I kalojmë mbi grirëse derisa ato të kthehen në salcë. Më pas vendosim salcen në një xhep pastiçerie dhe pasi nxjerrim bukën nga furra mbulojmë sipërfaqen e brusketës me salcën e përgaditur. Mbi cdo brusketë vendosim nga një peshk sardele. I vendosim brusketat në një pjatancë dhe me pas i shërbejmë.
Si të shpëtoni nga thonjtë e futur në mish?
Myku i thonjve, cilat janë simptomat dhe si trajtohet?
Si bëhet trajtimi i kallove në këmbë?