Të ftuar:

Eni Çobani– Juriste

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Byrek me presh (me kulaçka)

Brumi

500 gr miell
250 ml ujë
2 lugë gjellë vaj
Kripë
Niseshte për hapjen e petave

Mbushje

1.2 kg presh
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë + piper të zi
2 vezë
1 lugë gjellë miell
150 ml qumësht 3/4 e gotë
200 gr djathë të bardhë sipas dëshirës

Bashkojmë përbërësit e brumit në një tas dhe punojmë brumin për 10 minuta derisa brumi të bëhët shumë i fortë (mesatarisht i butë) dhe e lëmë të paketuar për 30 minuta. Ndërkohë lajmë, pastrojmë preshin mirë dhe e grimë atë shumë hollë. Vendosim preshin në tigan, shtojmë pak kripë dhe i mbulojmë me kapak që të djersiten ndërkohë dhe e lemë të gatuhet shtojmë vajin e fillojmë të kaudisim atë për 5-7 min. Rregullojmë shijen me piper të zi shtojmë qumështin dhe 1 lugë gjellë miell. Thërmojmë djathin dhe shtojmë 1 vezë e përziejmë mirë dhe e lemë mbushjen menjanë.

Brumin e përgatitur e ndajmë në 9 kulec të vegjël. Hapim secilin kulac në një diametër prej 10 -15 cm. Bashkojmë me vaj 6 kulac për pjesën e poshtme, 6 kulac për pjesën e sipërme. Hapim petën e poshtme në madhësinë që të kalojë anët e tepsisë. Vendosim petën e hapur në tepsi, hedhim mbi petë mbushjen e përgatitur me herët me presh. Hapi petën tjetër në madhësinë e tepsisë. Mbulojmë mbushjen me petë dhe përthyejmë anët e petës së poshtëm. E pjekim në temperaturën 200 gradë për 40 -45 minuta.

Supë me mish të grirë dhe kos

250 mish të grirë
1 qepë të vogël
1 karrotë
1 litër ujë të valuar
2 lugë gjellë majdanoz i grirë
1 gotë kos
2 lugë gjellë miell
1 vezë
Kripë + piper të zi
Vaj ulliri
Pak nenexhik i thatë
30 gr gjalp

Në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjellë vaj dhe kaudisim mishin e grirë sa të zverdhët peta. Shtojmë qepën të grirë shumë imët dhe i kaudisim së bashku. Shtojmë në tenxhere kripë + piper të zi + majdanoz + nenxhik + karrotën në kubik të vegjël. I përziejmë për 1 minutë dhe shtojmë 1 litër ujë. Vendosim kapakun dhe I lëmë të ziejnë për 10 – 15 minuta.
Ndërkohë në një tas rrahim vezën me pak miell. Shtojmë kosin dhe I përziejmë mirë derisa të formohet një maë kremoze. Shtojmë në supë ½ gotë ujë të ftohtë, më pas shtojmë kosin e përziejmë në miell dhe vezë. Ulim temperaturën dhe e përziejmë derisa të marrë valë duke e trazuar ngadalë.

Eni Çobani mes ndërmjetësimit, ekranit dhe familjes

Eni Cobani mes karrieres dhe familjes

Eni Çobani surprizohet live nga bashkëshorti në 25 vjetorin e martesës

Eni Çobani: Kam dashuruar mjekësinë, se kisha menduar që do kisha gjithë këtë ngarkesë si juriste

E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, Eni Çobani ka treguar për herë të parë se pasioni i saj ishte të ndiqte degën e mjekësisë, por gjatë rrugës ajo u bë një juriste mjaft e suksesshme. Gjithsesi sipas saj edhe në profesionin e saj bën pak mjekësi duke shëruar disa zemra apo duke qetësuar disa sy.

Eni Çobani: Unë e dashuroj si profesion dhe nuk bëhet asnjë gjë nëse ti nuk e do diçka. Por po të më pyesësh nëse do e dija që në fillim që do ecje kështu në këtë rrugë, nuk e di nëse, se unë dashuruar kam pasur mjekësinë dhe them që dhe ajo do kishte sfida të mëdha si profesion. Si juriste nuk e kisha menduar që do kisha gjithë këtë lloj ngarkesë, por që them që bëj dhe pak mjekësi, pra brenda fushës sime shëroj ca zemra, qetësoj ca sy, pushoj ca lot.

Katerina Trungu: Janë raste që mund të jenë të ngjashme.

Eni Çobani: Në fakt mua më vjen mirë që sot ka fillua të flitet shumë se në momentin kur e kam filluar këtu e 11 vite më parë se u bë 11, po hyjmë tek i 12-i, mua më duket sikur ka filluar dje. Ka filluar të flitet për ndërmjetësimin dhe në momentet e para kur më merrnin në intervistë, sigurisht që ishin skeptikë deri diku ata që më ftonin, që a do vazhdonte ky mision dhe unë i thosha më lini vetëm 10 vjet dhe do shikoni se realiteti do ndryshojë. Jam shumë e lumtur se ka ndryshuar shumë. Ndërmjetësimi është bërë pjesë e familjeve dhe pse jo zgjidhje për shumë konflikteve. Në rang kombëtar jemi shumë, pra nuk është vetëm Eni, por ata sigurisht bëjnë punën  e tyre të përditshme deri diku të padukshme, por që janë shumë rezultatevë dhe me sukses, kështu që gjej vendin për t’i përgëzuar të gjithë kolegët që kanë marrë një sfidë shumë të vështirë.

Eni Çobani: Arditi është qershia mbi tortë! Nuk di asnjë gjë për rastet që vijnë tek “Shihemi në Gjyq”

E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, Eni Çobani ka treguar edhe për eksperiencën që ka patur për 11 vite me radhë tek “E Diela Shqiptare” me Ardit Gjebrean të cilin e konsideron si qershia mbi tortë. Madje ajo shprehet se misionin e saj nuk e ndan dot prej Arditit i cili është një ndihmesë e madhe për të. Eni ka theksuar gjithashtu se Arditi është i panjohur me historitë që vijnë tek “Shihemi në Gjyq” dhe zbulon gjithçka gjatë zhvillimit të seancës, pra është njësoj si publiku.

Katerina TrunguMe Arditin, tani një dyshe e pandarë, duket sikur keni bërë një skuadër shumë të suksesshme për të sjellë histori që të tronditin.

Eni Çobani:  Mungon vetëm licenca, së shpejti mund të futet në provim të marrë licencën e ndërmjetësimit. Ia kam thënë ndonjëherë dhe me shaka, por është e vërtetë kështu, sepse unë gjithë misionin tim nuk e ndaj dot prej tij, domethënë ai është qershia mbi tortë. Më duket ndonjëherë që atë zbutjen finale e bën Arditi sepse unë i qëndroj një çikë ligjit, i qëndroj atyre pjesëve takuese, ndoshta dhe ndonjëherë i drejtohem dikujt që më duket se po luan me palën tjetër dhe jam deri diku pak strikte, ndërkohë që Arditi mundohet që deri diku t’i zbusë, t’i kënaqë dhe që realisht ne jemi një peshore shumë e mirë me njëri-tjetrin.

Katerina Trungu: Ju e bëni këtë mesa kuptoj unë, ndoshta nuk e bëni me fjalë, e bëni natyrshëm.

Eni Çobani: Është shumë e natyrshme, Arditi nuk di gjë fare për atë që vjen. Arditi e ka përsëritur disa herë, por ndoshta është momenti për ta thënë, Arditi është spektatori dhe ndonjëherë pyetjet që ai bën janë aq të natyrshme sepse i bën si ai njeri që nuk di gjë. Prezantohet me palët, me emrat, nga vijnë, por nuk di realisht se për çfarë flitet. Kështu që mua më ndihmon se deri diku kuptoj që sa e vërtetë përcillet tek njerëzit kjo gjë dhe Arditi është realisht një nga ata. Arditi bën vërtet atë balancën që kështu 12 vjet pa u ndarë është një eksperiencë e jashtëzakonshme.

Historia e nënë Vides tronditi publikun, Eni Çobani: Festoi Vitin e Ri tek shtëpia ime, merr të ardhura nga…

Disa javë më parë tek rubrika “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka ardhur një rast ku një nënë e quajtur Vide ishte nxjerrë jashtë nga 9 fëmijët e saj dhe askush nuk dëshironte që ta mbante në shtëpi. Ajo jetonte në një shtëpi me kushte të mjerueshme, por fëmijëve nuk i bënte aspak përshtypje kjo gjë. Ajo që ka bërë më shumë bujë në këtë seancë ndërmjetësimi ka qenë edhe sjellja e ashpër e vajzës së saj, e cila e ka ofenduar dhe ka thënë fjalë tepër të rënda. Nga sjellja e keqe e vajzës ndaj nënës së saj 80-vjeçare është prekur dhe publiku, por mbi të gjitha dhe Eni Çobani.

E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Eni Çobani ka treguar se është përfshirë shumë në këtë rast dhe se është përpjekur ta ndihmojë nënën Viden me aq sa ka mundësi. Sa për vajzën e nënë Vides, Eni tregon se është penduar goxha dhe se i kanë ardhur lajmet se ajo për ditë me radhë nuk ka ndalë nga shtëpia për shkak të opinionit.

Gjithashtu Eni tregoi se një shtetas shqiptar që jeton në SHBA ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e nënës 80- vjeçare, ku tani ajo jeton në një shtëpi me qira dhe i jep çdo muaj të ardhura për të përballuar shpenzimet e saj.

Eni Çobani: Në fakt vajza është penduar goxha, duhet ta them. Kanë kaluar ditë, kanë kaluar javë dhe atë e ka vrarë deri diku opinioni. Në ditët e para më është thënë që ajo nuk ka dalë as nga shtëpia  sepse dha një imazh të një vajze që sado e hidhëruar të jetë me nënën, ti nuk mund të shkosh në atë pikë, plus që Vida ishte një grua shumë fisnike, një grua me halle shumë dhe nëna e 9 fëmijëve dhe të lësh nënën 5 djem dhe 4 vajza në rrugë të madhe, unë e kisha gati të pabesueshme. Pas atij momenti Vitin e Ri 2023 e kemi pritur bashkë me nënë Vidën dhe sot është ambientuar në një apartament i cili paguhet nga një shtetas shqiptar në SHBA dhe ai i ka përballuar të gjitha shpenzimet e saj që relativisht janë jo të larta, por ajo ka një të ardhur të mirë, të pranueshme mujore nga zotëria i cili nuk më lejon të them identitetin e tij.

Ermelinda Zefndoja: Po fëmijët, si ka qenë reagimi i tyre , vazhdojnë të kenë atë marrëdhënie të ftohtë me të?

Eni Çobani: Nga fëmijët e tjerë asnjë përveç Majlindës që ishte atje dhe një vajze tjetër. Ato më marrin shpesh në fakt dhe më thonë zonja Eni duam t’i afrohemi mamasë, ti shkojmë dhe them se kjo është një dëshirë e saj, unë nuk e kam marrë pronë Vidën, Vida është nëna juaj, unë nënën time  e kam në shtëpi. Por fakti që ajo kërkon gjithmonë ndihmën time kur ju shikon, pra ajo ka një tronditje të brendshme si nënë dhe nuk e pranon këtë realitet se thotë i kam rritur me gjithë të mirat.

Eni Çobani ka bërë dhe një gjest që ka ngrohur të gjithë zemrat e shqiptarëve, ajo ka ftuar nënë Viden ditën e Vitit të Ri tek shtëpia për ta festuar me familjen e saj. Madje tregon se gjatë gjithë darkës për shkak të lumturisë dhe emocioneve nuk ka ngrënë asnjë ushqim.

Eni Çobani: Ajo nuk ka prekur asnjë gjë, më ka ardhur aq keq, domethënë nga lumturia e madhe që kishte, Eni nuk është tek e ngrëna, unë bile gjithçka që kisha përgatitur me shumë dashuri dhe ajo pak gjë arriti të provonte, edhe emocioni patjetër, në një familje tjetër, kështu që nuk është e thjeshtë. Ne u lumturuam të gjithë, duke filluar që nga im vjehërr. 

Eni Çobani: Punoja si pedagoge, vjehrri i mbylli telefonin sekretares së universitetit dhe shkak u bë mbiemri

Eni Çobani e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ka treguar dhe një histori që i ka ndodhur shumë vite më parë me vjehrrin për çështjen e mbiemrit. Sipas Enit ajo ka qenë ndër të parat gra në ’98-ën që ka mbajtur mbiemrin e saj dhe jo të bashkëshortit. Por mesa duket në fillimet ka qenë pak e vështirë për vjehrrin e saj që të mësoheshe me këtë fakt. Ajo ka treguar kur punonte si pedagoge e merr në telefon sekretarja e departamentit dhe përgjigjet vjehrri. Kur i drejtohet me mbiemrin Çobani, ai ia mbyll telefonin duke i thënë se i ka rënë gabim.

Katerina Trungu: Gruaja duhet ta marrë mbiemrin e burrit?

Eni Çobani: Ja ke bërë pyetjen një zonje që… Unë besoj se duhet të kem qenë nga të parat ee e këtë duhet ta themi një çikë publikisht se këtë mbiemrin unë e mbajta më duket nga të parat në ’98-ën. Kam një histori të bukur me këtë. Në kohën kur kam qenë pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë s’kishim celularë edhe merr sekretaria për një mbledhje që kishim të departamentit, unë kam qenë pedagoge në departamentin publik.

Merr sekretarja e departamentit dhe thotë më falni, familja Çobani? Im vjehërr i prekur nga kjo gjë, i thotë jo e keni gabim dhe i mbyll telefonin. Unë në fakt dëgjova diçka i thashë babi çfarë ka? Më tha se ç’mori një vajzë dhe tha familja Çobani, ne jemi familja Shehu, nuk jemi familja Çobani. I thashë po me siguri duke e lidhur me mbiemrin tim nuk e ka ditur këtë gjë. Nuk e mora vesh nga mori tha po ndoshta merr prapë.  Sigurisht më pas edhe ata u mësuan dhe në një rast të dytë që kemi pasur një problem me ambulancën, pra duhet të vinte urgjenca edhe insistonte babai i Avenirit, thoshte thuaji tek shtëpia e Eni Çobanit. I thashë gjyshi për çfarë? Po s’ka gjë se kështu të njohin ty Eni Çobani.