Të ftuar:

Arben Tanka – mjek pneumolog

Teuta Maçi – farmaciste

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Pulë me patate dhe kos

4-5 racione mish pule

1 kg patate

4 lgj vaj ulliri

1 lgj gjalpë

Kripë dhe piper i zi

Rozmarinë

3 vezë

6 thelpinj hudhër

1 lgj mustardë

800 gr kos

Pastrojmë mishin dhe e kaurdisim në tenxhere me vaj deri sa sipërfaqja e mishit të zverdhet. Ndërkohë kemi vendosur në zjarr dhe një tenxhere me ujë për të valuar. Qërojmë patatet, i presim ato në feta dhe i vendosim për të zier në tenxhere me ujë të valuar me kripë vetëm për 10 minuta. Lyejmë një tepsi me vaj dhe alternojmë patatet me copat e pulës në tepsi.

I spërkatim me pak rozmarinë dhe i vendosim në furrë për vetëm 15 minuta në 209 gradë. Ndërkohë përgatisim salcën. Përziejmë vezët në një tas, shtojmë hudhrat e grira shumë hollë, mustardën, kosin, kripë dhe piper të zi. Të gjithë përbërësit i përziejmë mirë dhe nxjerrim tavën nga furra. Shtojmë kosin me vezë dhe hudhra duke mbuluar dhe copat e mishit. Ulim temperaturën në 180 gradë dhe vendosim tavën në furrë dhe për 20-25 minuta të tjera.

Sallatë me rukola, qiqra dhe djathë

300 gr qiqra (të kulluara)

150 gr djathë dhie

6-7 domate të thata (në vaj)

100 gr rukola

1 lgj limoni

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Të gjithë këta përbërës i vendosim në një pjatë. Si bazë vendosim rukolën e më pas shpërndajmë qiqrat. Domaten e presim në shirita e më pas e shpërndajmë. Djathin e presim në kubikë. Përziejmë në një tas limon, kripë, vaj, piper dhe marinojmë sallatën. Mund të shtoni dhe 4-5 copa borzilok të copëtuar.

Si të kemi një mushkëri të shëndetshme               

v

Lidhja e sportit me të pasurit një mushkëri të shëndetshme