Të ftuar:

Arlinda Dudaj-botuese

Klevisa Plasa

Niko Spiro-koreograf

Ermelinda Ndoja– gazetare

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Një pjatë e shijshme vegjetariane me patate, finok dhe karotë

Bukë thekre

Parfumi duhet hedhur gjithmonë pas dushit

Koreografi: Njerëzit që më rrethojnë duhet të jenë të parfumosur

Niko Spiro: Kam shpenzuar 400 Euro për një parfum, e kam bezdi që erën time ta ndjej diku tjetër

Tema sot në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan ka qenë për përdorimin e parfumit dhe nëse është një armë sekrete për të joshur dikë. I pyetur nga moderatorja Katerina Trungu se sa ka shpenzuar për një parfum, koreografi i njohur Niko Spiro ka treguar, se ka shpenzuar rreth 400 Euro vetëm për një parfum i cili sigurisht nuk ishte për përdorim të përditshëm. Ai ka theksuar gjithashtu se e ka shumë bezdi që aromën e tij ta ndjejë diku tjetër.

Katerina Trungu: Deri ku ka shkuar shpenzimi yt për parfumet, meqë t’i gjithmonë e mban një parfum në çantë?

Niko Spiro: 400 Euro.

Katerina Trungu: Ueu goxha, jo pak! Ti i dashke vërtet shumë parfumet!

Niko SpiroIdea është se nuk është në përdorim të përditshëm. Unë thashë jam tek Montale, domethënë për përditshmërinë time, Red Tabacco, Tom Ford, Tabacco Vanille, por që pjesën më të madhe të kohës, parfumin e hedh në mëngjes dhe ndoshta pasi mbaroj palestrën. Ka raste që unë e fus bluzën të lahet dhe era nuk ka ikur akoma.

Katerina Trungu: Ooo super, ai është parfum i mirë. Unë kam vënë re kohët e fundit një tendencë që njerëzit po shkojnë drejt parfumeve të shtrenjta, luksoze.

Niko Spiro: Mendoj se është pjesa e trendit, për shembull Creed , ishte një periudhë që kudo që ti të shkoje, ti ndjeje Creed-in. Unë për shembull e kam shumë bezdi ta ndjej erën time diku tjetër, e e kam shumë, shumë bezdi. 

A simbolizon parfumi ndarje mes çifteve? Çfarë thotë specialistja

Në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan është diskutuar për përdorimin e parfumit nga meshkujt dhe femrat dhe nëse joshja vjen nga parfumi. Të ftuar në studio kanë qenë specialistja e parfumeve Klevisa Plasa, botuesja Arlinda Dudaj dhe koreografi i njohur Niko Spiro.

E pyetur nëse është e mirë apo jo dhurimi i parfumit tek partneri ose partnerja, Klevisa shprehet se kjo është vetëm një besëtytni dhe se ajo vetë i ka dhuruar bashkëshortit parfum dhe nuk ka ndodhur asnjë gjë.

Katerina Trungu: Thuhet se nuk është mirë të dhurosh parfume tek partneri ose partnerja. E keni parë për shembull që të vijnë dhe të thonë jo, jo e dua për vete, nuk e dhuroj, që e besojnë këtë si besëtytni?

Klevisa Plasa: Në fakt nuk më duket e vërtetë, unë e kam dhuruar parfumin edhe bashkëshortit, dhe ai mua dhe nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë. Kjo është vetëm besëtytni kur i thonë.

Arlinda Dudaj: Unë e mendoj si një gjë shumë të mundshme, në qoftë se të pëlqen një parfum shumë i mirë, do doje që ta kishte partnerja jote pse jo? Për më tepër ndihesh dhe ti mirë sepse të pëlqen.

Katerina Trungu: Përdorin më shumë burrat apo gratë parfume, si e keni parë?

Klevisa PlasaFemrat janë më të fiksuara tek parfumi, edhe meshkujt përdorin, por femrat duan shumë lloje parfumesh. Nuk kanë një parfum specifik që e kërkojnë, duan të provojnë disa lloje pa e ditur se çfarë përmbajtje ka parfumi apo i përshtatet? Meshkujt janë më të lehtë në zgjedhjen e parfumeve, e vendosin duam këtë parfum.