Të ftuar:

Chrysanthi Kalogeri

Niko Komani

Kejsi Xhaferri

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Finok furre me salcë dhe djathë

2 finokë

2 presh

1 lç gjalpë

2 lgj vaj

Për salcën:

2 lgj vaj ulliri

2 lgj miell

1 thelb hudhër

300 ml qumësht

150 ml verë të bardhë

Kripë dhe piper i zi

150 gr djathë mozzarella për pica

Pastrojmë finokët dhe i presim ato në 1/4 për së gjati. Në një tigan ngrohim gjalpin, shtojmë vajin dhe skuqim fetat e finokut deri sa të zverdhen nga të dy anët. Rregullojmë shijen me pak kripë e më pas i largojmë nga tigani. Në po atë yndyrë kaurdisim qepët të prera në gjysmë rrathë shumë hollë. I kaurdisim sa të zverdhen. Në një tigan tjetër vendosim pak vaj (2 lgj) dhe kaurdisim 2 lugë gjelle miell (jo të mbushura shumë). Kaurdisim miellin për 2-3 minuta pa i dhënë ngjyrë e më pas i shtojmë një thelb hudhër të shtypur. E përziejmë dhe shuajmë miellin me qumësht, vezë, kripë e piper të zi. E lëmë salcën të marrë valë dhe e largojmë nga zjarri. Shtojmë preshin, e skuqur, e përziejmë mirë. Vendosim finokët mbi salcën në fund i mbulojmë me djathë në sipërfaqe dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë për 15-20 minuta deri sa shohim që djathi mbulon finokët.

Makarona me ton, patëllxhanë dhe ullinj

320 gr makarona sipas preferencës

1 patëllxhan

1 kuti domate ose 200 gr domate qershi

180 gr ton në kuti

80 gr ullinj

Kripë dhe piper i zi

1 thelb hudhër

Majdanoz

Fillimisht skuqim patëllxhanët të prerë në gjysmërrathë. Në po atë tigan shtojmë 1 thelb hudhër e më pas domatet të cilat i kaurdisim deri sa të kthehet në salcë. Largojmë hudhrën, shtojmë kripë e piper të zi. Vendosim makaronat të ziejnë për 9 minuta. Tek salca me domate shtojmë tonin e kulluar nga yndyra, ullinjtë, patëllxhanin e skuqur dhe majdanozin e grirë. Kullojmë makaronat dhe i shtojmë ato në tigan. I përziejmë për 2 minuta duke shtuar pak lëng makaronash dhe më pas i shërbejmë të ngrohta.

Neptuni kalon në shenjën e Dashit, ndryshime të pashmangshme në astrologji

Planetët po lëvizin dhe ka disa ngjarje të rëndësishme. Më 30 mars, Neptuni u zhvendos nga shenja e Peshqve në Dash duke nisur një cikël të ri. Ai do të qëndrojë në këtë shenjë deri në tetor 2025, por do të rikthehet përfundimisht në vitin 2026. Nga ai moment, takohet me Saturnin dhe qëndron aty deri në vitin 2039, kohë gjatë së cilës priten ndryshime të rëndësishme.

Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri rendit ngjarjet  më të mëdha që priten të ndodhin gjatë kësaj periudhe. Së pari, ndikohen 4 shenjat kardinale:

“Dje kaloi Neptuni dhe do të qëndrojë në shenjën e Dashit deri më 22 tetor 2025. Duhet të kenë shumë kujdes Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi, të lindurit në ditët e para  të shenjës. Nga fundi i majit,  kalon Saturni dhe flirton me Neptunin e më pas takohen në 2026. Në 2026, në shkurt, Neptuni hyn përfundimisht në shenjën e Dashit dhe fillon një epokë e re. Neptuni që të kalojë një cikël zodiak, bën 165 vjet, rri 13-14 vjet në çdo shenjë dhe kuptohet që për të mos shkuar pak më  thellë dhe të them që të gjitha ndryshimet që filluan nga 2020, do i shohim tani sepse jo rastësisht kam thënë që 2025 do të jetë një vit i rëndësishëm sepse ndryshon vend Urani, Nepttuni e Saturni. Do të rrijë deri në 2039 në shenjën e Dashit”.

Neptuni është planeti që lidhet me besimin, idealet dhe bindjet por në shenjën e Dashit fuqizohet revolta dhe fanatizmi. Priten zbulime të medikamenteeve, por edhe përhapje sëmundjesh ndaj  shëndeti duhet të marrë një fokus të veçantë.

Chrysanthi Kalogeri: Shenja e Dashit ka përfaqësues Marsin. Marsi është i lidhur me luftën, me revoltën. Neptuni është i lidhur  me idealin.

Katerina Trungu: Mes të cilave mund të jetë edhe patrotizmi.

Chrysanthi Kalogeri: Mund të kemi fanatizëm, idetë fetare mund të marrin fanatizëm më të madh sepse Neptuni lidhet me pjesën e besimit. Gjëja më e mirë që ne mund ta kanalizojmë energjinë e Neptunit është besimi, nuk ka rëndësi see ku, në univers, në Zot, si të dëshirojë secili. Mund të kemi ngritje të njerëzve në masë, zbulime të ilaçeve që deri më tani i prisnim, por njëkohësisht mund të kemi përhapje të mikrobeve sidomos në periudhën kur Neptuni do të bashkohet me Saturnin sepse bashkimi Neptun-Saturn sjell rënien e imunitetit, prandaj duhet të kujdesemi më tepër për shëndetin, imunitetin tonë dhe do të kemi ndryshime në shoqëri që nuk do të vijnë menjëherë, por deri në 2039 që do të ndikojnë edhe planetë  të tjerë.

Astrologia paralajmëron se mund të ketë ndryshime lidhur me lëndët narkotike, ligjet, mund të dalin rryma të reja artistike dhe të shpalosen skandale. Njëkohësisht, një tjetër fokus janë çështjet financiare.

“Neptuni në shenjën e Peshqve solli edhe varfëri. Solli kriza, por dhe në shenjën e Dashit do të ketë të vetat, thjesht ne duke e ditur do të jemi vigjilentë”, tha astrologia duke shtuar sevaret nga harta astrologjike e secilit.

Sa u përket aludimeve e parashikimeve për një konflikt botëror, astrologia e përjashtoi si mundësi pasi  planetët nuk janë të renditur në mënyrë të tillë.

“Nuk besoj që mund të kemi luftë botërore, mund të kemi vatra, ndryshime të rëndësishme, trazira”, përfundoi Chrysanthi.

Muaji prill, parashikimi për secilën shenjë

Prilli sjell energji pak më pozitive nga ana astrologjike. Ditët e para të tij, ndodh kthimi në vijë të drejtë i  planetëve që deri më tani ishin në prapavijë (Mërkuri, Afërdita) duke na dhënë një hov të ri. Gjithsesi,  vështirësitë dhe pengesat do të vijojnë të jenë  të pranishme, paralajmëron astrologia Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Sipas astrologes, ngjarjet e marsit do të ndikojnë edhe këtë muaj. Situatat ndërlikohen paksa nga data 19-25 prill dhe mund të përshkallëzojnë në konflikte.

Chrysanthi Kalogeri: Muaji prill nuk është aq i ngarkuar sa marsi. Do të kthehet Mërkuri në datën 7 në kurs të drejtë, do të kthehet Afërdita kështu që mbarojnë problemet në prapavijë që kemi filluar që nga nëntori dhe na kanë lodhur dhe kanë sjellë pengesa e vështirësi. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që disa nga aspektet që do të shohim në muajin prill, do t’i kenë bazat e rrënjët në muajin mars sepse hëna e plotë në Peshore në datën 13, na sjell përballë konflikteve, pengesave, prishjeve të  marrëdhënieve që i kanë rrënjët te planetët në prapavijë, eklipset dhe sidomos të atij të datës 29 mars.  Një periudhë e vështirë vjen nga data 19-25 me Marsin në Luan që takon Plutonin ku do të ketë një situatë pak shpërthyese, një luftë të hapur. Gjatë prillit, do të kemi kontradikta për pretendime territoriale në nivel botëror, por edhe konflikte në nivel social, politik apo personal ku qëllimi i tyre është në interesa financiare. Kjo kryesisht me kalimin e planetëve në shenjën e Demit pas datës 20 dhe hënën e re më 27 prill dhe rezultatet do t’i shohim në maj. Brenda prillit mund të kemi fenomene natyrore sepse implikohet Marsi me Plutonin. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm sidomos rreth datës 13 dhe 19-25 prill, por edhe me hënën e re në Dem ku do t’i shohim rezultatet më pas.

Dashi – Gjatë këtij muaji do të jeni shumë aktivë deri në datën 20-25, përqendrohuni  në marrëdhënie e bashkëpunime. Mos u nxitoni, mos merrni mendime të nxituara para datës 25. Do të zgjidhni probleme lidhur me punën, familjen, pronën gjatë kësaj periudhe. Pas kësaj date, fokusohuni në sferën financiare dhe sigurinë e brendshme.

Demi – Gjatë muajit prill e deri në datën 20 veproni më të tërhequr, në intimitet, rishikoni planet tuaja,  gjeni kohë të çlodheni, shikoni një film me të dashurin tuaj, bëni planet për hapat e menjëhershëm pas  kësaj date. Jini të kujdesshëm nga data 19-24 të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Mbroni marrëdhëniet personale e profesionale dhe do të keni mbështetje e mundësi të realizoni ndryshimet që doni. Ndoshta këto ndryshime mund të vijnë të detyruara sesi është momenti të përshtateni.

Binjakët – Është një periudhë ku akoma keni probleme nga e kaluara, probleme në jetën profesionale, sociale ose personale dhe për momentin, të lindurit në 10-ditëshin e tretë,  merrini me qetësi këto   çështje. Do ta gjeni veten më mirë pas datës 7 dhe kryesorja, kapni shanset që ju paraqiten dhe përfitoni nga to. Periudha është erotike për ju në datën 25, por mos u nxitoni dhe mos merrni vendime  përfundimtare. Pas datës 25, fokusohuni në jetën intime që do t’i vini në zbatim pas datës 20 maj.

Gaforrja – Është një periudhë pozitive 10-ditëshi i parë i muajit sepse mund të rishikoni gjërat për të ardhmen, të udhëtoni, të arrini dhe të përforconi pozitat dhe arritjet tuaja. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, por edhe të tjerët, duhet të përpiqen të kenë një ekuilibër midis karrierës, jetës sociale  e familjes. Mos i acaroni gjërat, mos u bëni gërnjarë dhe pas datës  24-25, fokusohuni  në sferën financiare ku do të keni të ardhura, por duhet të jeni edhe parashikues sepse do të dalin shpenzime aty ku s’e prisni. Mbështetuni në forcat tuaja sepse të tjerët jo se nuk duan t’ju ndihmojnë, por ndoshta s’do të kenë mundësi.

Luani – Në 10-ditëshin e parë mund t’ju preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me sferën financiare dhe mbështetjen që kërkoni për të bërë ndryshime në jetën sociale ose sferën profesionale. Me pak punë e vështirësi, nëse do të insistoni do të gjeni mbështetje. Kryesorja është që në datën 11, Marsi kalon në shenjën tuaj dhe do tëjetë një periudhë shumë aktive për ju, do të krijoni, do të realizoni dyfishin e punës në krahasim me një periudhë tjetër. Jini shumë të kujdesshëm nga data 19-25 të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe në 5-6 ditët e para të shenjës. Jini të kujdesshëm me hënën e re në Dem në datën 27 ku duhet të mbroni marrëdhëniet që ju interesojnë. Përgjithësisht periudha deri në datën 19-20 është e mirë për ju, hapen horizonte të reja. Përpara se të merrni vendime përfundimtare për planet afatshkurtër, mirë është t’i hetoni edhe njëherë dhe të mos nxitoheni për fillimet që doni të bëni.

Virgjëresha – 10-ditëshi i parë i muajit është shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet tuaja personale,  profesionale, një bashkëpunim financiar që donni të bëni. Do të spastroni marrëdhëniet tuaja, disa do  të forcohen, do të shkojnë në një hap tjetër, për disa të tjera do të merrni vendime përfundimtare. Në pjesën e parë të muajit dhe në datën 20-25, fokusohuni më tepër në sferën financiare, jini të kujdesshëm e parashikues, të kujdesshëm në detyrimin ndaj të tjerëve dhe të fokusuar në mënyrën sesi do të menaxhoni xhepin tuaj. Pas datës 20, periudha është shumë e mirë për ju dhe sidomos pas datës 25 ku do të keni ndryshime në lidhje me planet për të ardhmen.

Peshorja – Është një muaj shumë i rëndësishëm ku vëmendja juaj do të jetë te marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe do të keni disa ndryshime. Duhet të përqendroheni te vetja dhe të shikoni çfarë doni, të kujdeseni më tepër për veten. Do të gjeni, ndryshoni punë dhe të keni arritje. Pas datës 25,  fokusohuni në sferën financiare dhe bëni një menaxhim të mirë aty.

Akrepi – Periudha është shumë e ngarkuar në përditshmëri e punë ku duhet të jeni të kujdesshëm, por duhet të kujdeseni edhe për shëndetin, të çlodheni, të evitoni prapaskenat nëse keni probleme që mund t’ju ekspozojnë. Pas datës 20-24, vëmendja duhet të jetë te marrëdhëniet e bashkëpunimet ku do të ketë ndryshime. Kini kujdes nga data 19-24 të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe në 4-5 ditët e para të shenjës.

Shigjetari – Është periudhë shumë aktive, do të jeni shumë sociale, por pengesat mund të ndikojnë në anën psikologjike. Mos e lini veten të bjerë, por fokusohuni  në jetën tuaj personale, erotike, çështje që kanë të bëjnë me fëmijët dhe zgjidhini me qetësi. Pas datës 25, fokusohuni te përditshmëria dhe  ndryshimet në punë.

Bricjapi – Muaji  është shumë aktiv sidomos në 10-ditëshin e parë të tij ku jeni në lëvizje, me kontakte, me udhëtime të vogla ku doni të promovoni punën, veten e planet. Muaji prill kërkon përkushtim në një ekuilibër mes sferës sociale, punës dhe familjes. Kini kujdes në presionet që do të keni nga të tjerët, bashkëshorti,  bashkëpunëtorët apo familja dhe trajtoni me qetësi presionet. Periudha do të jetë më e mirë nga data 20-25 që do të jetë erotike e krijuese.

Ujori – Është një periudhë me fat, fokusi në 11 ditët e para është sfera financiare. Mund të keni një përfitim që s’e prisni. Në pjesën e parë të muajit, foksuohuni në plane që keni për të ardhmen, por mos  merrrni vendime përfundimtare. Nga data 19-24, shumë të kujdesshëm të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Nga data 20, foksuohuni në shtëpi e familje ku mund të ndryshoni vendbanimin.

Peshqit – Një periudhë shumë e mirë për ju, Neptuni ka ikur, por prekeni nga probleme personale e familjare. Do të keni zhvillime shumë të mira. Gjatë muajit prill, fokusi do të jetë në sferën financiare, në  iniciativat që doni të merrni të cilat duhet të jenë shumë të kujdesshme. Pas datës  20, do të udhëtoni, komunikoni, lëvizni e bëni kontakte që do të ndikojnë në cilësinë e jetës.