Të ftuar:
Arlinda Garuci: Nutricioniste
Alban Mucaj: Mësues joge
Erik Birko: Intruktor palestre
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Kaneloni me krepa të mbushur me spinaq dhe rikota
Për brumin
250 gr miell
250 ml ujë
250 ml qumësht
1 lugë çaj kripë
3 vezë
2 lugë gjelle vaj
Gjalp për pjekjen e krepave
-Për mbushjen e kaneloneve me krepa
400 gr spinaq
500 gr rikota
2 lugë gjelle djathë grana padano
Kripë + piper të zi
1 vezë
Djathë i tymosur ( opsionale )
-Për beshamelin
50 ml vaj ulliri ose 50 gr gjalp
50 gr miell
500 ml qumësht
Kripë + arrë moskat
-Për bazën
400 gr pure domate
2 thelpinj hudhra
Kripë + piper të zi
Fillimisht bashkojmë të gjithë përbërësit e krepave. Në një tas i përziejmë me tel dore, i kullojmë më pas në një sitë dhe fillojmë të pjekim krepat s zakonisht duke lyer tiganin më parë me pak gjalp. Pasi bëjmë gati krepat i lëmë mënjanë. Ndërkohë spinaqin e pastruar e vendosim në ujë të vakur me kripë për 2 minuta. E kullojmë e shpërlajmë më ujë të ftohtë dhe e shtrydhim mirë me duar. E presim më pas imët dhe e përziejmë në një tas me rikotën + pak djathë grana padano + vezë + kripë + piper të z. Të gjitha këto i përziejmë mirë dhe i lëmë mënjanë. Në një tigan salcë aromatizojmë 2 lugë gjelle vaj me hudhra + purenë e doamteve + kripë, e lëmë të ziej për 5 minuta. Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me vaj me qëllim që të mos ngrijë beshameli kur të fothet. E shuajmë me qumësht + kripë + arrë moskat. E lëmë të zijë për 2-3 minuta dhe e lëmë mënjënaë. Gjithcka e kemi gati për përgatitijen e kaneloneve. Në një tavë mesatare 20 x 30 cm shtojmë si bazë ½ e salcës.
Marrim në krep dhe në qëndër të tij për së gjëri vendosim 2 lugë gjelle mbushje spinaq me rikota, vendosim dhe pak djathë të tymosur e mbledhim role dhe e vendosim mbi bazën e domatës në tavë. Kështu vazhdojmë me të gjithë krepat derisa të mbushet tava. Mbulojmë të gjitha kanelonët me beshamelin e përgatitur. Më pas mbi çdo kanelon vendosim nga pak salcë, si një rrip mbi të. E pudrosim përsëri lehtë me pak djathë grana padano të grirë, e më pas vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 30-35 min. Pasi të bjerë temperatura i shërbejmë me një supë ose sallatë.
Supë krem perime me brokoli
400 gr brokoli
Vaj ulliri
2 thelpinj hudhra
1 qepë
1 presh ( e bardha e preshit )
2 degë selino
1 karrotë
2 patate
600 ml ujë ose lëng perimesh
150 ml krem pana
2 lugë parmixhano
Në një tenxhere të thelle ngrohim vajin + hudhrat e grira, i përziejmë për 30 sek e më pas shtojmë qepën dhe preshin. I kaurdisim për 3 minuta sa të zbuten pak, shtojmë selinon të prerë hollë + karroten dhe patatet në kubik të vegjël, i përziejmë dhe shtojmë në të 600 ml ujë ose lëng perimesh ose pule. I lëmë perimet të ziejnë për 10 minuta e më pas shtojmë brokolin. E përziejmë dhe lëmë të ziej për 6-7 min. Kalojmë supën në blender dhe më pas e vendosim përsëri në zjarr ku do të shtojmë kremin e panës dhe pak parmixhano, e lëmë në zjarr për 3 min e më pas e fikim zjarrin. Supën e shoqërojmë me kubik buke të marinuar me vaj ulliri + kripë + piper të zi + piper të kuq + trumzë. I përziejmë në një tas dhe i pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë për 10 min. Shërbejmë supën me disa kubik buke të thekur.
Rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme
Çfarë ndodh në trupin tonë kur kryejmë aktivitet fizik?
Joga për trupin, mendjen dhe shpirtin