Të ftuar:

Migena Kika – mjeke neuropediatre

Ina Xhafa – psikologe

Suela Koçibelli – aktiviste

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Kek me kadaif dhe sherbet

4 vezë

1 gotë sheqer

1 gotë vaj

1 gotë miell

Pluhur pjekës

vanilje

250 gr kadaif

1 gotë arra të grira

Sherbeti:

800 gr sheqer

500 ml ujë

Fillimisht përgatisim sherbetin. Përziejmë ujin dhe sheqerin. E vendosim në një tenxhere dhe e ziejmë për 6-7 minuta. Më pas e lëmë të ftohet.

Në një tas rrahim vezët dhe sheqerin deri sa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezës të rritet. Shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen.

Shtojmë miell, pluhur pjekës, vaniljen dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë kadaifin e copëtuar dhe në fund arrat e copëtuara. I përziejmë të gjithë përbërësit në tas dhe i nivelojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në 180 gradë për 30 minuta deri sa të na formohet një sipërfaqe e kuqe.

Sapo të bjerë temperatura, e presim në copa katrore e më pas shtojmë sherbetin e vakët. Mund ta shërbeni edhe me akullore.

Role sfoliatë me vezë, proshutë dhe djathë

1 petë sfoliatë

150 gr djathë pice

100 gr sallam turist

3-4 kastraveca turshi

3 vezë të ziera

1 të verdhë veze

Ziejmë si fillim 3 kokrra vezë për 10 minuta.

Hapim petën sfoliatë dhe e nivelojmë mirë me rolon. Grijmë djathin dhe vezën në rende, kastravecat i presim në kubikë të vegjël, po ashtu edhe proshutën.

Vendosim sfoliatën horizontalisht në tavolinë dhe presim në rripa me gjerësi 2 cm deri në një të tretën e petës. Në qendër të pjesës së paprerë vendosim djathin në të gjithë gjatësinë horizontalisht.

Mbi djathë vendosim proshutën. Mbi proshutë vendosim kastravecat në kubikë. Në fund vendosim vezët e grira. Mbi vezë vendosim përsëri djathë të grirë. Pjesët e prera i përdredhim vetëm një herë nga e djathta në të majtë. Pjesën bosh midis masës së produkteve dhe shiritave të prerë, e lyejmë me të verdhë veze.

Mbështjellim me petë në formë roleje, produktet e mbushjes dhe e lyejmë komplet pjesën e rolesë me të verdhë veze. Bëjmë palosjen përfundimtare. Vendosim shiritat mbi rolenë e lyer. I lyejmë edhe ato me të verdhë veze dhe e vendosim në tepsi ku kemi shtruar një letër pjekjeje. Më pas në furrë në temperaturën 180-200 gradë për 20-25 minuta.

Si t’u japim edukim më të butë djemve

Si prindi duhet të luftojë paragjykimet seksiste