Të ftuar:

Eglent Bici: Sipërmarrës

Silvana Kulla: Sipërmarrëse

Ariola Cara: Stomatologe

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Kotoleta të lëngshme me mustardë dhe djathë

450 gr gjoks pule
3 vezë
Kripë + piper të zi
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë gjelle salcë kosi
1 tuf majdanoz
80 gr djathë kaçkavall
50 gr miell
Vaj për skuqje

Fillimisht presim gjoksin e pulës në kubik të vegjël dhe vendosim dhe vendosim kubikat e mishit në një tas ku do të përgatisim brumin,
Shtojmë në tas 3 vezë + kripë + piper të zi. Shtojmë 1 lugë gjelle mustardë dhe 1 lugë gjelle salcë kosi ose kos të trashë. I përziejmë të gjithë përbërësit në tas dhe vazhdojmë të shtojmë majdanozin e grirë. Djathin kaçkavall të grirë në rende. Vazhdojmë përzierjen e djathit e më pas shtojmë miellin. E përziejmë derisa të formohet një brumë jo shumëi trashë por i rrjedhshëm nga luga. Ngrohim vajin në tigan dhe me ndihmën e një luge të madhe të mbushir plot skuqim kotoletat në tigan, derisa të marrin ngjyrë kafe të çelët nga të dy anët. I servirim me sallatë ose me ndonjë salcë që preferoni.

Salcë kosi me hudhra të pjekura dhe susam/ Salca që shijon me çdo gjë në tavolinë

1 kokë hudhër e qeruar
60 ml vaj ulliri
2 lugë gjelle fara susami
150 gr salcë kosi
2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë
Kripë + piper të zi
Pak piper të kuq pikant ( opsionale )

Fillimisht ndezim furrën në temperaturën 170 gradë. Vendosim në një tavë të vogël susamin + hudhrat + vajin dhe i lëmë në furrë derisa hudhrat dhe susami të zverdhen. Më pas në një tas vendosim salcën e kosit + majdanozin të grirë hollë + kripë dhe piper të zi. Shtojmë hudhrat dhe susamin e pjekur ( hudhrat i shtypim me piru para se ti hedhim në salcën e kosit. I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku dhe e servirim salcën në një pjatë ku e spërkasim përsëri me vaj ulliri të përzierë me pak piper të kuq pikant. Në rastin tonë ne do ta shërbejmë me kotoletat e lëngse me pulë.

Makarona me pesto domatesh të thata

320 gr makarona ( guaskë )
200 gr domate të thata ( në vaj )
50 gr bajame
50 gr djathë parmixhano
2 degë borzilok
Kripë + piper të zi
1 thelpi hudhër
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle rikota

Vendosim në zjarr një tenxhere me unë të bollshëm. Kur ujë të valojë shtojmë makaronat të ziejnë për aq minutazh sa është e shkruar në etiketë. Ndërkohë në një grirëse vendosim domatet të kulluara nga vaji + bajamet + parmixhanon + 5-6 gjethe borzilok + kripë + piper të zi + 1 thelpi hudhër + vaj ulliri + 1 lugë gjelle rikota. I përziejmë të gjithë përbërësit në grirëse duke formuar një salcë të cilën e vendosim në një tigan ose tas. Shtojmë në salcë 100 ml ujë nga zierja e makaronave. E përziejmë e më pas shtojmë në të makaronat e ziera. I përziejmë mirë e më pas i shërbejmë duke i spërkatur me pak vaj ulliri, pak borzilok dhe 1 lugë çaj rikota.

Zbulo formulën e suksesit në event-trajnimin “Mjeshtëro Biznesin” nga Vasil Naçi

Mishrat e dëmtuar të dhëmbëve, cilat janë shkaqet dhe si bëhet trajtimi?

Pse kemi fryrje të mishrave të dhëmbëve dhe si mund t’i kurojmë?