Të ftuarit:

Arben Tafaj

Iris Bega – këngëtare

Ketrina Jarazi – drejtoreshë e turizmit

Edlira Sulaj– Artizane, në lidhje direkte

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga znj. Vjollca

Njoki me rikota dhe domate

500 gramë njoki

200 gramë rikota

100 gramë pekorino i grirë

16 domate qershi të prera në 4 pjesë

2 thelpinj hudhre

Disa gjethe brozilok

2 lugë supe gjalpë

Pak vaj ulliri            

Kripë

Piper

Ziejme njokit sipas udhëzimeve në paketim. Në një tenxhere tjetër të vendosur më parë në zjarr, hedhim pak vaj ulliri, hudhrat, domatet qershi, borzilokun dhe i skuqim për 2 minuta. Shtojmë rikotën, pak nga lëngu i pastës, kripë, piper, vaj ulliri, gialp dhe vazhdojmë t’i përzieimë me kujdes përpara se t’i sherbejmë.

Fërgesa me domate dhe speca

4-5 speca jeshile ose të kuq me madhësi mesatare

5-6 kokrra domate të pjekura mirë

1 kokërr qepë me madhësi mesatare

359 gramë gjizë të kripur

3 thelpinj hudhër

100 mililitra vaj ulliri të pastër

2-3 gjethe dafinë

Kripë

Piper i zi

Mikpritja tiranase, dera e shtëpisë gjithmonë hapur

“Nuk kishim çelës, porta jonë rrinte gjithmonë hapur”, Iris Bega tregon për mikpritjen e Tiranës

Këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan u fol për traditën e kulturën e Tiranës, kryeqytetit i cili mirëpriti të gjithë të ardhurit që shtohen nga viti në vit.

Këngëtarja e muzikës popullore Iris Bega, ka treguar se një nga gjërat që karakterizon Tiranën është mikpritja. Ajo ka treguar se një nga kujtimet e saj është që portat rrinin gjithmonë të hapura.

Iris Bega: Unë mbaj mend që fëmijë e deri më sot që porta jonë rrinte hapur. Nuk mbyllnim ndonjëherë portë. Nuk kishim çelës. Dëgjoja fëmijët e tjerë që mbanin çelësin varur. Ne nuk kishim çelës dyet tona ishin të hapura. Kështu që i bie kur ishin kaq të hapura, ishin të hapura për të gjithë. Mirëpritën shumë tironsit, kështu që kjo është tipike traditë e tironsve. I hapën derën gjithkujt.

Arben Tafaj: Tirana është vend i sigurt, nuk i porosisim turistët të mos dalin pas orës 6

Tradita dhe kultura e Tiranës, ishte tema e diskutuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Të ftuarit kanë folur për disa nga paragjykimet që u bëhen qytetarëve të Tiranës si dhe kanë treguar se përse ky qytet tashmë preferohet kaq shumë, jo vetëm nga qytetet e tjera të Shqipërisë, por edhe për turistët.

Një nga pikat më të forta të kryeqytetit tonë sipas të ftuarve Ketrina Jarazit dhe Arben Tafaj është siguria që ky qytet të ofron. Pasi në Tiranë nuk të ngacmon njeri në çfarëdo ore që të dalësh, ndërkohë që edhe në vende shumë më të zhvilluara se të paralajmërojnë të mos shkosh në disa zona të caktuara.

Arben Tafaj: Ne këtu nuk porosisim turistë apo grupe turistike që ti themi nga ora 6 e mbrapa ju këshillojmë të mos dilni nga zona këtej, mua më ka ndodhur kjo. Në Uashington më kanë thënë pas orës 6 te zona këtej mos kaloni.

Katerina Trungu: Se janë zona të rrezikshme.

Arben Tafaj: Po mirë, Amerika është vendi më i sigurt në botë. Po ja që s’qenka i sigurt.

Katerina Trungu: Jo jo, për këtë s’kanë çfarë të na thonë fare. Si mund të thoshte një tirons në këtë rast? Na ‘morrshin’ të ligat.

Njihuni me veshjen e errët të vjehrrës Tiranase

Valle dhe këngë tiranase

/tvklan.al