Angelina Jolie njihet për shijen e saj të hollë në veshje dhe shfaqjet mahnitëse në tapetin e kuq. Duket sikur aktores, e cila karakterizohet nga një bukuri e përjetshme, i shkon gjithçka. Kësaj here, ajo po shfrytëzon të nxehtin që ka kapluar Europën në shëtitjet e saj që nuk janë aspak të zakonshme.

Xixa! Këto zgjodhi Jolie për një darkë në restorant. Një fustan i i gjatë gri me xixa, i lirshëm në të gjithë gjatësinë e tij nxori në pah finesën e saj. Angelina zgjodhi taka të ulëta katrore në ngjyrë kafe, vathë të vegjël dhe grim të thjeshtë që i theksonte mollëzat e ngritura. Për ta plotësuar, ajo shtoi një çantë të vogël nga “Yves Saint Laurent”.

Aktualisht ajo po qëndron në një nga hotelet më të kushtueshëm në Venecia, “Cipriani”, ku vetëm një natë kushton ekzaktësisht 7.595 euro. Aktorja është atje së bashku me fëmijët e saj dhe pavarësisht betejës për kujdestarinë e tyre, nuk është kursyer aspak me shpenzimet. Përpara se t’i drejtoheshin Italisë, fëmijët dhe Jolie fluturuan në Francë, ku shijuan disa ditë në Paris./tvklan.al