Jo i mundimshëm, i sofistikuar dhe lehtësisht i kombinueshëm, fundi i lëkurës i gjatë deri në gju duhet të jetë pjesë e garderobës suaj për vjeshtë-dimrin e 2023, por mund të filloni duke e përdorur që tani.

Modelet nuk kanë kufi, mund të zgjidhni prerjen ‘laps’, me një të çarë apo edhe me pala, sugjeron “Cosmopolitan”. Ky trend është përzierja ideale midis ‘street style’ dhe veshjeve për punë që mund të kthehen edhe në një zgjedhje për t’u veshur për çdo rast.

Fundet e lëkurës janë idealë për muajt e ftohtë sepse materiali i tyre është më i  trashë, mbulojnë një sipërfaqe më  të madhe të këmbëve se sa fundet e shkurtër dhe qëndrojnë shumë mirë me golfet, pulovrat e trasha, getat apo çizmet. 

Nuk ka rëndësi nëse zgjidhni siluetën klasike apo të çarat, ngjyrat neutrale apo ato të forta, opsionet janë të shumta dhe të përshtatshme për çdo xhep.

Veç fundit me gjatësi mesatare që sugjerojnë stilistët, rrjetet sociale kanë mendimin e tyre lidhur me këtë trend. Sipas tyre, fundi i lëkurës do të dominojë edhe në gjatësinë e tij maksimale, ndaj ju ngelet vetëm të mendoni kombinimet./tvklan.al