Forcat speciale improvizojnë operacionin për lirimin e pengjeve

Një grup terrorist rrëmbeu një avion në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, duke mbajtur peng disa pasagjerë.

Pas marrjes së njoftimit për rrëmbimin e avionit, forcat RENEA u organizuan dhe brenda një kohe të shkurtër hartuan planin e ndërhyrjes për eliminimin e pengmarrësve dhe lirimin e pengjeve.

Pas një koordinimi edhe me zyrtarët e aeroportit, forcat speciale vendosën të ndërhyjnë nga të treja hyrjet e avionit në të njëjtën kohë.

Futja në avion ishte e befasishme dhe terroristët u gjetën të papërgatitur, ndërsa forcat rena arritën të shpëtojnë të sigurtë të gjithë pengjet.

Ky ishte i gjithi një aksion i improvizuar në kuadër të një stërvitje nga forcat speciale RENEA në bashkëpunim me drejtorinë e Antiterrorit për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje.

Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport.

Stërvitja u ndoq nga afër edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.

Tv Klan