“Shikoni më thellë”, kështu titullohet seti fotografik i Tomas Sentpetery, fotografit sllovak i cili përmes fotove i tregon të gjithëve një tjetër anë të cilën e shohim rrallë.

Ai ka “gërmuar” në disa prej destinacioneve më të njohura turistike të Evropës dhe tregon foto të rrugëve me imazhe të marra nën sipërfaqe.

Për realizimin e fotove, sipas “Daily Mail”, ai vizitoi Londrën, Parisin, Krakovin, Napolin dhe bregun jugor të Spanjës dhe kapi pamje të jashtëzakonshme nën vendet më të njohura.

Nga minierat mahnitëse të kripës Wieliczka pranë Krakovit deri tek tunelet e lashta të Bourbon, që mbarojnë nën rajonin e Napolit, imazhet tregojnë se ka ende vende për t’u eksploruar.

/tvklan.al