Kjo banesë private ndodhet në zonën e Katundit të Ri në Durrës, ku duket qartë vjedhja e paligjshme e energjisë përmes linjës së dytë.

Në këtë video të shpërndarë për mediat nga OSHEE, pronarët e banesës kanë ndërhyrë në telat e energjisë elektrike duke nxjerrë një linjë të dytë për t’u furnizuar me energji të paligjshme.

OSHEE ndërhyri duke bërë prerjen e lidhjes së paligjshme të energjisë. Grupet e Drejtorisë së Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, pranë OSSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po ushtrojnë inspektime në të gjithë vendin, ku vetëm në 5 ditë janë proceduar rreth 60 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike. /tvklan.al