Një kamera sigurie në Lezhë ka filmuar momentet e rënies së tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.

Në pamje duket qartësisht se si pallati lëkundet nga forca e tërmetit shkatërrimtar.

Lëkundjet sizmike kanë qenë me epiqendër në Durrës në një thellësi 10 kilometra nën tokë.

Zonat më të goditura nga tërmeti janë Durrësi dhe Thumana, ku janë shembur pallate, banesa e biznese.

Deri në orën 13:20, sipas Ministrisë së Mbrojtjes kanë humbur jetën 13 persona. Ndërsa më shumë 600 të tjerë janë të plagosur. /tvklan.al