Shikuesit e filmat apokaliptikë më të përgatitur gjatë pandemisë



Shikuesit e filmat apokaliptikë më të përgatitur gjatë pandemisë

09:45 03/07/2020

Filmat që portretizojnë fundin e botës ose skenarë apokaliptikë, i kanë ndihmuar fansat e tyre që të përballen më mirë me pandeminë e koronavirusit. Të paktën kështu sugjeron një nga studimet e fundit të psikologëve.

Ata kanë zbuluar se personat që shohin filma që përshkruajnë kaos social apo shembjen e rendit botëror janë më shumë të përgatitur përballë situatave të tilla.

Në eksperimentet e kryera u zbulua se ata persona që kishin shikuar filma horror disa muaj para, treguan rezistencë më të madhe psikologjike gjatë pandemisë.

Sipas kërkuesve një ekspozim ndaj këtyre filmave iu jep audiencave mundësinë që të praktikohen me strategji që do të jenë përfituese në situata që ndodhin në realitet.

Sipas psikologëve, njerëzit mësojnë dhe regjistrojnë pa ndërgjegje skenarët e ndryshme. Si shembuj, ekspertët morën filmat si “Contagion” që flet për një virus vdekjeprurës, “28 Days Later”, apo edhe seriale si “The Walking Dead”./tvklan.al




Të ngjashme