“Game of Thrones” është padyshim seriali që ka thyer çdo rekord shikueshmërie. Në sezonin e tetë të tij, fansat janë aq të zjarrtë sa dhe symprehtë.

Pasi u kritikua për gotën e kafes “Starbucks” që ndodhej në një tryezë në një nga xhirimet e serisë së tretë të sezonit të fundit, tashmë fansat kanë gjetur të tjera gabime.

Në njërin episod shfaqet një person që ka të veshur xhinse moderne dhe një xhaketë “Patagonia”, ç’ka nuk përkon me kohën e serialit. Ndërsa ne një pjesë tjerë teksa personazhi Stannis Baratheon është i shtrirë në tokë, në këmbën e tij ka një kabllo kompjuteri.

Për të mos përmendur shpatën prej gome që një nga luftëtarët ka, e cila lufton  kundrejt një kundërshtari me shpatë të çeliktë. Mesa duket edhe produksionet më të mëdha nuk janë perfekte. Raste të tilla janë të shumta.

Përshembull në filmin “Piratet e Karaibeve”, në një skenë kapitenit Jek Sparrou i duket logoja e markës Adiddas, apo në filmin “Troja” ku një avion shfaqet në qiell.

Klan Plus